Lojërat që kërkojnë logjikë
Të dy prindërit ose kushdo tjetër që merret me edukimin e fëmijëve, duhet patjetër që të përqendro- hen tek lojërat që bazohen tek logjika dhe kërkimi i gjërave që janë të fshehta, si për shembull:
a. Loja e gjetjes së emrave
Kjo lojë bëhet si për emrat e njerëzve, ashtu edhe të kafshëve, vendeve, monedhave, makinave, familje- ve, sendeve, etj. Babai fillon duke e shkurtuar emrin e ndonjë kafshe. Më pas fëmija fillon të mendojë për emrin e ndonjë kafshe tjetër, emri i të cilës fillon me shkronjën e fundit të kafshës që përmendi babai në fillim; e kështu me radhë edhe fëmijët e tjerë, me pjesën tjetër të emrave.
E gjithë kjo, bën të mundur që të akti- vizohet logjika, ndërsa gjithashtu bëhet e mundur që fëmijët të njihen me emrat e një numri të madh ka- fshësh, vendesh, kryeqytetesh, monedhash e shumë gjërash të tjera, pa përmendur këtu atmosferën e gëzi- mit dhe të konkurrencës që krijon kjo lojë ose të tjera të ngjashme me këto.
b. Vizatimi me dorë ose me gisht
Babai ose personi që është përgjegjës për eduki- min, duhet të përgatisin disa kartonë të mëdhenj ose letra me përmasa të mëdha, bashkë me ngjyra dhe bojëra (që pastrohen shpejt), dhe u kërkojnë fëmijëve që të vizatojnë me dorë dhe me gishta çfarë të duan ata.
Qëllimi i kësaj loje është, që të prishë ngurtësinë dhe rutinën, si dhe prekja e bojës direkt me dorë. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse i jep mundësi nxitjes së trurit për të zbuluar ide të reja, bashkë me mbushjen e kohës me një aktivitet të tillë mendor dhe kënaqësisë dhe gëzimit që të dhuron ai.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”