Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Vetëbesimi dhe motivimi që kemi nevojë përditë, qoftë si nxënës, si mësimdhënës apo si prindër

May 25, 2025

Pyetje adoleshentësh: Më përpara isha shumë e lirë, ndërsa tani jam e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?

May 25, 2025

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Avokimi»Ligjet dhe udhëzimet»Ligji për Arsimin e Lartë në Republiken e Kosovës Nr. 04/L-037
Ligjet dhe udhëzimet

Ligji për Arsimin e Lartë në Republiken e Kosovës Nr. 04/L-037

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 10, 2024Updated:February 9, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 9 SHTATOR 2011, PRISHTINË
LIGJI Nr. 04/L-037 PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS

Kuvendi i Republikës së Kosovës;

Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:

LIGJ PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS KREU I LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS

Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i Ligjit të arsimit të lartë është krijimi i bazës ligjore për rregullimin, funksionimin, financimin, sigurimin e cilësisë ne arsimin e lartë ne përputhje me standardet evropiane si dhe rolin e shtetit dhe shoqërisë ne zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Neni 2
Parimet
1. Ofrimi i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës bazohet në parimet si në vijim:
1.1. lirinë akademike, të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interpretimi i saj i mëtutjeshëm nga ana e gjyqësorit;
1.2. barazia para ligjit për të gjithë bartësit e arsimit të lartë.
1.3. mundësi të barabarta për të gjithë studentët dhe personelin në institucionet e arsimit të lartë pa diskriminim.
1.4. shumëllojshmëria dhe cilësia në programe të studimit dhe në mbështetje të mësimnxënies;
1.5. kreativiteti, inovacioni dhe ndërmarrësia si objektiva kyçe për bartësit e arsimit të lartë dhe të programeve të studimit;
1.6. fokusimi evropian dhe ndërkombëtar në të gjitha fushat e arsimit të lartë që i sigurojnë studentit dhe personelit lëvizshmëri dhe krahasueshmëri të standardeve në dhënien e diplomave dhe kualifikimeve.
1.7. përkushtim në punë kërkimore dhe akademike për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien si dhe për të zgjeruar kufijtë e njohurive brenda Kosovës dhe jashtë saj.
1.8. angazhim aktiv të studentëve si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv, në jetën e institucionit dhe në mësimnxënien e tyre.

Neni 3
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. Akreditim – njohje formale se një institucion i arsimit të lartë dhe programet e tij i plotësojnë standardet ndërkombëtarisht të pranuara të cilësisë dhe se kualifikimet e tij u japin bartësve të tyre, në pajtim me ligjin në fuqi, një numër të drejtash, siç janë mundësia për qasje në një nivel të mëtejshëm arsimor, profesione specifike dhe për të përdorur një titull.
1.2. Mbrojtje e të dhënave – dhe emërtimet në lidhje me to kanë kuptimin e bashkëngjitur atyre në Ligjin nr. 2009-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.
1.3. Rrjeti Evropian i Qendrave për Informim–ENIC – rrjeti evropian i qendrave për informim, të cilat ofrojnë informacione për njohjen e diplomave, titujve dhe kualifikimeve të tjera ndërkombëtare, për sistemin arsimor, si për vendet e huaja, ashtu edhe për vetë vendin anëtar të këtij rrjeti si dhe për mundësitë e studimit jashtë vendit, duke përfshirë edhe pagesat dhe bursat dhe këshilla për çështje praktike në lidhje me lëvizshmërinë dhe barasvlerën.
1.4. Sistemi Evropian i Transferimit dhe i Akumulimit të Kredive (ECTS) – cakton kreditë për komponentët e kursit, të bazuara në ngarkesën në punën e studentëve që kërkohet për të arritur objektivat e një drejtimi të veçantë të studimit.
1.5. Zonë evropiane e arsimit të lartë – ka kuptimin e përcaktuar në deklaratën e ministrave evropianë të arsimit të lartë në Bolonjë (1999).
1.6. Sigurim i brendshëm i cilësisë – vlerësimi formal i proceseve, përmes të cilëve bartësi siguron vetveten se oferta e tij (qoftë ajo e programeve apo e shërbimeve) i plotëson standardet që korrespondojnë me praktikën më të mirë evropiane dhe që tregojnë përmirësim të vazhdueshëm.
1.7. Rezultatet e të nxënit – arritjet në nxënie dhe shprehen në terma të asaj se çka pritet që nxënësi të dijë, të kuptojë dhe të jetë në gjendje të bëjë pas përfundimit të shkallës së studimeve apo të modulit. Aty mund të përfshihen edhe qëndrimet, sjelljet, vlerat dhe etika.
1.8. Të mësuarit gjatë gjithë jetës – arsimimi i përgjithshëm, arsimimi dhe aftësimi profesional, arsimimi joformal dhe nxënia informale, të ndërmarra gjatë gjithë jetës, duke rezultuar në ngritjen e njohurive, shkathtësive dhe të kompetencave brenda perspektivës personale, shoqërore, sociale apo asaj të punësimit.
1.9. NARIC – Qendra shtetërore për njohje dhe informim akademik (për Kosovë ose për ndonjë vend tjetër). – NARIC Kosova, ndihmon në promovimin e lëvizshmërisë së studentëve, mësimdhënësve dhe hulumtuesve, duke ofruar këshilla dhe informacione kompetente në lidhje me njohjen akademike të diplomave dhe të periudhës së studimeve, të ndërmarra në shtete të tjera. Vendimet mbi njohjen dhe barasvlerën merren nga Këshilli shtetëror për njohje në pajtim me standardet evropiane.
1.10. Arsimi parauniversitar – u referohet programeve formale shkollore të MASHT-it, të rregulluara përmes legjislacionit ne fuqi.
1.11. Bartës privat – çdo institucion i themeluar qoftë për fitim ose jofitimprurës nga cilido person, grup personash apo organizatë tjetër përveç Qeverisë së Republikës së Kosovës apo të ndonjë shteti tjetër sovran. Kur një bartës privat është krijuar dhe vepron sipas parimit të joprofitabilitetit, ai mund të marrë formën e një organizate joqeveritare dhe të gëzojë të mirat dhe detyrimet përkatëse, të një OJQ-je, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
1.12. Program – program studimi që shpie në një kualifikim ose diplomë, që jepet nga një bartës i arsimit të lartë.
1.13. Bartës – çdo institucion ose organ tjetër i autorizuar për ofrimin e shërbimeve arsimore në nivelin e arsimit të lartë.
1.14. Bartës publik – bartës i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
1.15. Partneriteti publiko-privat- mund të themelohet për të ofruar shërbime të arsimit të lartë. Formimi i tij do të jetë në përputhje me parimet e barazisë së trajtimit, mosdiskriminimit transparencës, përpjesëtimit, efektshmërisë së kostos, efiçiencës, mbrojtjes së interesit publik lirisë së konkurrencës dhe të vlerës së fituar për para si dhe do të jetë në përputhje me Ligjin për partneritetet publiko-privat dhe koncesionet në infrastrukturë si dhe me procedurat për dhënien e tyre (Ligji -03/L-090, qershor 2009).
1.16. Organ akreditues i njohur – Agjencia Kosovare e Akreditimit apo ndonjë organ i ngjashëm i tillë, i cili në Zonën evropiane të arsimit të lartë, është aktualisht i anëtarësuar në rrjetin evropian për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë /ENQA/, ose (në Shtetet e Bashkuara), është një organ akreditues i cili është i njohur nga Këshilli i akreditimit për arsimin e lartë /CHEA/ apo nga Departamenti i Arsimit i Shteteve të Bashkuara /USDE/ apo nga të dyja, ose (në cilindo juridiksion tjetër) është pranuar nga Ministria në baza të ndërsjella si një organ i themeluar në mënyrë të duhur shtetëror a rajonal i akreditimit, që njihet dhe është i autorizuar nga ministria relevante në kuadër të atij juridiksioni.

Shkarko ligjin e plotë:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [150.96 KB]

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleKontratë Kolektive e Arsimit në Kosovë
Next Article Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Prinderimi

Related Posts

Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,947

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,169

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,678
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Vetëbesimi dhe motivimi që kemi nevojë përditë, qoftë si nxënës, si mësimdhënës apo si prindër

PrindërimiMay 25, 2025
Adoleshent

Pyetje adoleshentësh: Më përpara isha shumë e lirë, ndërsa tani jam e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?

PrindërimiMay 25, 2025
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,947

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,169

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,678
Të zgjedhura

Vetëbesimi dhe motivimi që kemi nevojë përditë, qoftë si nxënës, si mësimdhënës apo si prindër

May 25, 2025

Pyetje adoleshentësh: Më përpara isha shumë e lirë, ndërsa tani jam e varur nga mendimi që kanë të tjerët për mua. Përse më intereson kaq shumë se çfarë do të thonë ata?

May 25, 2025

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.