Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Universiteti i Prishtinës miraton Udhëzuesin për Provimet Pranuese për studimet Bachelor

July 7, 2026

Histeria e fëmijës në publik (Tantrum): Si duhet të reagojnë prindërit?

July 7, 2026

Aktivitetet vullnetare në të cilat mund t’i përfshini fëmijët këtë verë

July 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Amësia»Histeria e fëmijës në publik (Tantrum): Si duhet të reagojnë prindërit?
Amësia

Histeria e fëmijës në publik (Tantrum): Si duhet të reagojnë prindërit?

LRBy LRJuly 7, 2026Updated:July 7, 2026No Comments3 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Histeria e fëmijës në publik: Si duhet të reagojnë prindërit?

Shumë prindër janë përballur me një situatë ku fëmija fillon të qajë, të bërtasë ose të refuzojë të bashkëpunojë në supermarket, park apo restorant. Edhe pse mund të jetë një përvojë stresuese, tantrum-et janë një pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, veçanërisht mes moshës 2 dhe 5 vjeç.

Hapesire-reklamuese

Në ato momente, gjëja më e rëndësishme është të ruani qetësinë. Fëmijët nuk kanë ende aftësinë për të kontrolluar emocionet e tyre, prandaj reagimi i prindit ndikon shumë në mënyrën se si do të përfundojë situata. Flisni me zë të qetë dhe shmangni bërtitjet ose ndëshkimet.

Mos lejoni që shikimet apo komentet e njerëzve përreth t’ju shtojnë presionin. Përqendrohuni te fëmija juaj, jo te opinioni i të tjerëve. Nëse është e mundur, largohuni për pak minuta në një vend më të qetë derisa ai të qetësohet.

Nëse tantrum-i ndodh sepse fëmija nuk mori atë që kërkoi, mos ndryshoni vendimin vetëm për ta ndalur të qarën. Pranoni emocionin e tij, por mbani kufirin. Për shembull, mund të thoni: “E di që je i mërzitur sepse e do atë lodër, por sot nuk do ta blejmë.”

Gjatë krizës, shmangni shpjegimet e gjata. Prisni derisa fëmija të qetësohet dhe më pas bisedoni për atë që ndodhi. Kjo e ndihmon të mësojë mënyra më të shëndetshme për të shprehur emocionet.

Pse ndodhin tantrum-et?

Tantrum-et nuk janë gjithmonë shenjë e mosbindjes. Shpesh ato ndodhin sepse fëmija është i lodhur, i uritur, i mbingarkuar nga zhurmat ose nuk di ende si t’i shprehë ndjenjat me fjalë. Truri i një fëmije të vogël është ende në zhvillim dhe aftësia për të kontrolluar emocionet nuk është formuar plotësisht. Për këtë arsye, ajo që prindit mund t’i duket një reagim i tepruar, për fëmijën është një emcion shumë i madh që ai nuk di ta menaxhojë.

Pasi situata të ketë kaluar, mos e turpëroni fëmijën dhe mos ia kujtoni vazhdimisht atë që ndodhi. Në vend të kësaj, ndihmojeni t’i emërtojë emocionet e tij duke i thënë, për shembull: “Ishe shumë i zemëruar sepse nuk mund ta merrje atë që doje.” Më pas tregojini se herën tjetër mund të përdorë fjalët, të marrë frymë thellë ose të kërkojë ndihmë nga ju. Këto biseda të qeta janë ato që ndërtojnë aftësitë emocionale afatgjata.

Për të parandaluar tantrum-et:

1.Planifikoni daljet kur fëmija është i pushuar dhe i ushqyer
2.Njoftojeni paraprakisht për planet dhe
3.Mbani me vete një ushqim të lehtë ose një lodër të preferuar.

Këto hapa të thjeshtë mund të zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë e shpërthimeve emocionale.

Mbani mend se një tantrum në një vend publik nuk do të thotë se jeni prind i keq. Është një fazë normale e zhvillimit dhe një mundësi për ta ndihmuar fëmijën të mësojë të njohë dhe të menaxhojë emocionet e tij. Me durim, qëndrueshmëri dhe mirëkuptim, këto situata bëhen më të lehta me kalimin e kohës.

Baballarët DisiplinaPozitive EdukimiIFëmijëve Fëmijët HisteriaEFëmijëve KëshillapërPrindër Kosovë Nënat Prinderimi prindërimi pozitiv PrinderTeLumtur PsikologjiaEFëmijëve RritjaEFëmijëve Tantrum tantrum te femijet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAktivitetet vullnetare në të cilat mund t’i përfshini fëmijët këtë verë
Next Article Universiteti i Prishtinës miraton Udhëzuesin për Provimet Pranuese për studimet Bachelor
LR

Related Posts

Adoleshent

Universiteti i Prishtinës miraton Udhëzuesin për Provimet Pranuese për studimet Bachelor

July 7, 2026
Aktivitete

Aktivitetet vullnetare në të cilat mund t’i përfshini fëmijët këtë verë

July 6, 2026
FOKUS

Proteina në ushqimin e fëmijëve: përfitimet dhe burimet kryesore

July 6, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,297

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,262
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Universiteti i Prishtinës miraton Udhëzuesin për Provimet Pranuese për studimet Bachelor

LRJuly 7, 2026
Amësia

Histeria e fëmijës në publik (Tantrum): Si duhet të reagojnë prindërit?

LRJuly 7, 2026
Aktivitete

Aktivitetet vullnetare në të cilat mund t’i përfshini fëmijët këtë verë

LRJuly 6, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,297

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,262
Të zgjedhura

Universiteti i Prishtinës miraton Udhëzuesin për Provimet Pranuese për studimet Bachelor

July 7, 2026

Histeria e fëmijës në publik (Tantrum): Si duhet të reagojnë prindërit?

July 7, 2026

Aktivitetet vullnetare në të cilat mund t’i përfshini fëmijët këtë verë

July 6, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.