Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Femina»Gratë në Kosovë vdesin më shumë nga infarkti akut i miokardit sesa nga kanceri i gjirit
Femina

Gratë në Kosovë vdesin më shumë nga infarkti akut i miokardit sesa nga kanceri i gjirit

PrinderimiBy PrinderimiAugust 1, 2025Updated:August 1, 2025No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Mitet, mungesa e vetëdijes dhe trajtimi i pabarabartë mjekësor po i kushtojnë jetën shumë grave në Kosovë – sëmundjet kardiovaskulare mbesin shkaktari kryesor i vdekjeve në mesin e tyre.

Nga Qëndresë Uka Matoshi

Hapesire-reklamuese

Në diskursin publik dhe fushatat sensibilizuese shëndetësore në Kosovë, kanceri i gjirit është shpesh në qendër të vëmendjes, me të drejtë. Por, e vërteta e hidhur është se shumë më tepër gra në vendin tonë vdesin nga një tjetër “vrasës i heshtur”: infarkti akut i miokardit, apo sulmi në zemër.

Statistikat klinike tregojnë një disbalancë serioze në trajtimin, diagnostikimin dhe kujdesin e grave me sëmundje kardiovaskulare, veçanërisht pas menopauzës, ku rreziku i vdekshmërisë rritet ndjeshëm.

Të dhënat tregojnë se 35% e grave vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa vetëm 18% nga kanceri i të gjitha llojeve, përfshirë kancerin e gjirit. Në rastin specifik të infarktit akut të miokardit, vdekshmëria te gratë arrin në 15.9%, krahasuar me 8.3% te burrat.

Përkundër avancimeve në fushën e onkologjisë dhe ndërgjegjësimit të madh për kancerin e gjirit, sëmundjet e zemrës mbeten shkaktari kryesor i vdekjes te gratë – një realitet i hidhur që shpesh mbetet në hije.

Në një shoqëri ku sensibilizimi shëndetësor ende has në barriera kulturore dhe sistemike, ky hendek në kujdesin mjekësor është më shumë sesa një problem klinik – është një alarm publik.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Vrasësi i padukshëm në hijen e kancerit
  • Statistika shqetësuese
    • Përtej zemrës: trupat e grave pas menopauzës preken gjithandej
    • Menopauza: një kapitull i gjatë dhe shpesh i injoruar
    • Nevojitet një kthesë sistematike në trajtim dhe edukim
    • Në fund të fundit, statistikat nuk gënjejnë – por mund të ndryshohen, nëse gratë trajtohen me seriozitetin që meritojnë.

Vrasësi i padukshëm në hijen e kancerit

Kardiologu i njohur, Prof. Dr. Gani Bajraktari, thotë se ndër vite është përhapur një mit i rrezikshëm: se gratë nuk preken nga sëmundjet vaskulare.

“Ka qenë një mit – jo vetëm në vendet e pazhvilluara, por edhe në ato në zhvillim – që gratë sëmuren më pak ose fare nga sëmundjet kardiovaskulare,” thotë ai. “Por në realitet, pas menopauzës, kur mbrojtja hormonale bie, shifrat e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë rriten ndjeshëm për gratë.”

Bajraktari thekson se në kohën kur bota bën fushata të mëdha për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe të mitrës – për të cilat shifrat e vdekjeve janë më të ulëta – sëmundjet kardiovaskulare po lihen nën hije. “Në botë, 35% e grave vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa vetëm 18% nga të gjitha llojet e kancerit”, thotë ai, duke shtuar se kjo diferencë tragjike duhet të alarmojë politikëbërësit dhe komunitetin mjekësor në Kosovë.

Një faktor kyç që ndikon në këtë vdekshmëri të lartë është sjellja ndaj simptomave.

“Gratë kërkojnë ndihmë më vonë, janë më të prira ta neglizhojnë dhimbjen në gjoks dhe simptomat e infarktit akut të miokardit,” paralajmëron Bajraktari. “Ato nuk e lidhin menjëherë me problemet e zemrës dhe shpesh nuk i nënshtrohen analizave të nevojshme diagnostikuese.”

Statistika shqetësuese

Sipas të dhënave të mbledhura nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK nga viti 2014 deri në vitin 2020, vetëm 59% e grave që kishin pësuar infarkt u nënshtrohen procedurës së koronarografisë, krahasuar me 70% të burrave.

Edhe më shqetësuese është se vetëm 44% e grave u stentuan, përkundër 53% të burrave. “Vdekshmëria te gratë ka qenë 15.9%, ndërsa te burrat 8.3%. Kjo është një diferencë domethënëse dhe alarmante,” thekson Bajraktari.

Përtej zemrës: trupat e grave pas menopauzës preken gjithandej

Për specialistët, problemi nuk ndalet vetëm te zemra. Dr. Jehona Ismaili-Kadriaj, specialiste e reumatologjisë, paralajmëron se pas menopauzës, gratë përballen edhe me osteoporozë – një sëmundje e heshtur që ndikon në shëndetin e kockave, por që lidhet edhe me sëmundjet vaskulare.

“Mungesa e estrogjenit aktivizon qelizat e dëmshme osteoklaste dhe frenon ato që ndërtojnë kockën – osteoblastet. Por ajo që është më shqetësuese është se osteoporoza lidhet edhe me aterosklerozën subklinike, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës,” thotë ajo. Ndërkaq, sëmundjet inflamatore autoimune, si ato reumatike, përkeqësojnë më tej gjendjen, duke prekur zemrën, trurin dhe veshkat – organet jetike.

Menopauza: një kapitull i gjatë dhe shpesh i injoruar

Gjinekologu Dr. Berat Krasniqi shpjegon se menopauza është një fazë jetësore e gjatë – që mund të zgjasë 30-35 vite – por që shpesh lihet pas dore. “Ka gra që, sapo hyjnë në menopauzë, mendojnë se nuk kanë më nevojë për kontrolle, sidomos gjinekologjike, dhe krijojnë një lloj ‘komfort zone’ të rrezikshme”, thotë ai.

Kjo periudhë, megjithatë, është vendimtare për shëndetin e përgjithshëm të gruas. Ndryshimet hormonale ndikojnë jo vetëm në sistemin riprodhues, por në tërë organizmin – përfshirë edhe sistemin kardiovaskular dhe kockor.

Nevojitet një kthesë sistematike në trajtim dhe edukim

Mesazhi që vjen nga profesionistët është i qartë: është koha që shëndeti i gruas të shihet në tërësi dhe jo vetëm në prizmin e kancerit të gjirit. Përderisa sensibilizimi për këtë sëmundje është i mirëseardhur, ai nuk duhet të jetë i vetmi fokus.

Shoqata e Kardiologjisë në Kosovë dhe organizatat ndërkombëtare po bëjnë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e zemrës te gratë, por ndryshimi duhet të fillojë edhe me edukimin individual, kontrollet e rregullta dhe një qasje më gjithëpërfshirëse nga sistemi shëndetësor.

Në fund të fundit, statistikat nuk gënjejnë – por mund të ndryshohen, nëse gratë trajtohen me seriozitetin që meritojnë.

*Ky artikull / kjo storie është prodhuar në kuadër të aktivitetit “Media nxit diskutimin për angazhimin e pacientëve”, një partneritet ndërmjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i cili është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Përmbajtja e këtij artikulli/kësaj storieje nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e IHS-së apo AGK-së.

Gratë Infarkt i miokardit Kanceri i gjirit Kosovë Kujdesi shëndetësor Menopauza Ndërgjegjësimi Parandalimi QKUK Rreziqet shëndetësore Sëmundjet kardiovaskulare shëndetësia Shëndeti i grave Statistikë. Vdekshmëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleRektori i UP-së pret studentet e Fakultetit Juridik që zunë vendin e 6-të në botë
Next Article Familjet në vaj: Kosova insiston në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.