9 mënyra për të mbështetur nëxnësit gjatë Ramazanit
Në vitin 2024, muaji i shenjtë i Ramazanit fillon nga 11 marsi deri më 9 prill, kështu që të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës do të kenë nxënës të shumtë, të të gjitha moshave që agjerojnë. Ramazani është një kohë festive në fenë Islame, e destinuar për bashkim dhe solidaritet të përgjithshëm. Nxënësit muslimanë – praktikant, ndonjëherë mund të ndihen të vetmuar ose të izoluar, veçanërisht nëse ata janë një pakicë në klasë. Për fat të mirë, ka disa gjëra të thjeshta që mësuesit mund të bëjnë për të mbështetur nxënësit gjatë Ramazanit:
- Mos i detyroni nxënësit të dalin jashtë klasës
Nxënësit muslimanë shpesh refuzojnë të ndajnë besimin e tyre me shokët e klasës dhe mësuesit ose përpiqen të minimizojnë shenjat e dallueshme të besimeve të tyre. (P.sh: Vajzat përmbahen nga mbajtja e shamisë, edhe pse besojnë se mbajtja e saj është obligative në fenë islame.) Ato mund të ndihen (shpesh edhe janë) të pasigurta duke e bërë këtë në vazhdimësi.
Prandaj, është më mirë të mos pyesni nëse dikush po e kremton Ramazanin ose jo. Në vend të kësaj, supozoni se keni nxënës muslimanë në klasë dhe krijoni politika dhe strukturë në përputhje me rrethanat.
- Shmangni ngjarjet e klasës me fokus ushqimin
Gjatë Ramazanit, të gjithë të rriturit që janë në gjendje të mirë shëndetësore pritet të agjërojnë nga Imsaku deri në perëndim të diellit. Në varësi të moshës së nxënësve që u jepni mësim, mund të keni nxënës që marrin pjesë në agjërim pjesërisht ose edhe plotësisht. Ushqimi mund të jetë një element i disa festimeve në klasë dhe konsideroni të mos e bëni atë si ngjarjen kryesore ose ta vini në qendër të vëmendjes. Në vend të kësaj, vëni në qendër të vëmendjes lojërat dhe aktivitetet tjera, që janë ndryshe.
- Mendoni mirë përpara së të keni klasën tuaj agjerueshëm ”në solidaritet me muslimanët”
Disa nxënës muslimanë mund të ndihen të mbështetur nga njerëz që po agjërojnë në solidaritet me ta, mirëpo është e rëndësishme të mbani mend se qëllimi i agjërimit është t’i afrojë muslimanët më pranë Allahut dhe jo që të vuajnë.
Nëse e dini se keni nxënës muslimanë në klasën tuaj, pyesni ata se çfarë do t’u ndihmonte gjatë Ramazanit. Nëse nuk jeni të sigurt, është më mirë të përmbaheni nga veprime të panevojshme.
- Reduktoni aktivitetin fizik potencialisht të rrezikshëm
Meqenëse agjërimi është një pjesë e rëndësishme e Ramazanit, nxënësit mund të kenë sheqer të ulët në gjak, dobësi dhe simptoma të tjera që e bëjnë të rrezikshëm aktivitetin fizik. Shumë nxënës muslimanë do të kërkojnë të modifikojnë ushtrimet e tyre ose t’a lënë fare. Të tjerët do të zgjedhin të marrin pjesë plotësisht në këto aktivitete.
Sido që të jetë, është e rëndësishme të flisni me drejtorin tuaj për politikat e shkollës dhe të keni disa ide alternative për nxënësit që mund t’ju duhen.
- Ofroni kohë dhe hapësirë për lutje
Gjatë Ramazanit, muslimanët besojnë se përpjekjet e tyre shpirtërore janë veçanërisht të rëndësishme. Muslimanët që nuk falen rregullisht do ta bëjnë shpesh këtë në Ramazan, dhe ata që fallen rregullisht mund të falen edhe më shumë gjatë kësaj kohe. Është e rëndësishme që muslimanët të kenë një hapësirë të përshtatshme për t’u lutur. Kudo që të ndodhë, nxënësit tuaj duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të kthehen drejt Mekës, për namazet e tyre. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të ofroni pak privatësi, veçanërisht pasi mund të keni nxënës që zgjedhin të mos e zbulojnë besimin e tyre.
Një mënyrë për të krijuar këtë lloj hapësire për falje do të ishte ofrimi i një kohe si “kohë ndërgjegjeje”, gjatë së cilës nxënësit mund të luten, meditojnë ose të bëjnë një pushim të shkurtër mendor nga ajo që po bëjnë aktualisht në klasë. Madje mund t’ju duket e dobishme të ofroni një shans për të bërë një shëtitje të shkurtër jashtë klasës. Marrja e një pushimi si ky është gjithashtu një mjet i dobishëm për menaxhimin e klasës, kështu që mund të ia vlen të përdoret si një praktikë gjatë gjithë vitit.
- Krijoni një hapësirë alternative gjatë pauzës së drekës
Derisa muslimanët supozohet të vërejnë urinë dhe etjen e tyre gjatë Ramazanit, të ulesh në një dhomë ku të gjithë të tjerët po hanë mund të jetë dërrmuese për nxënësit. Bëhet fjalë për ndërgjegjësimin, jo për vuajtjen. Nxënësit muslimanë do të ndihen të përfshirë nëse kanë një vend alternativ për të pushuar gjatë drekës. Biblioteka, me disa lojëra për të luajtur ose libra argëtues për të lexuar, mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme, ashtu si edhe kalimi i kohës jashtë objektit shkollor.
- Mbani një sy për nxënësit që mund të kenë nevojë për mbështetje shtesë
Nxënësit muslimanë mund të përjetojnë ndjenja të mprehta humbjeje për anëtarët e familjes që nuk janë më me ta, pikëllim për shtëpitë e humbura (veçanërisht nëse janë emigrantë) ose duke u bërë të vetëdijshëm për persekutimin me të cilin përballen gjatë kësaj kohe. Një pjesë kyçe e Ramazanit është prishja e agjërimit (ngrënia e iftarit) çdo ditë, me miqtë dhe familjen.
Jeni të vëmendshëm për nxënësit që ‘nuk duken më si vetvetja’. Jini të përgatitur për të ofruar mbështetje për këta nxënësit, gjatë Ramazanit në çfarëdo mënyre që mundeni. Mund të ia vlen të flisni me prindërit ose vet nxënësit për këshillim, nëse muaji është veçanërisht i vështirë për ta edhe emocionalisht.
- Mësoni klasën tuaj për traditat e Ramazanit dhe Islamin
Njerëzit ndihen të përfshirë kur njerëzit përreth e kuptojnë mirë jetën dhe ndjenjat e tyre. Ramazani është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar klasën tuaj rreth Islamit dhe për të ndërtuar ndjeshmëri për muslimanët në përgjithësi. Ju mund t’u ofroni nxënësve muslimanë mundësinë që të flasin për përvojat e tyre, të bëjnë një ekskursion në një xhami ose të bëjnë një përkufizim/njësi të tërë rreth historisë së Islamit. Nëse ju si mësimdhënës po jepni mësim në një vend ku muslimanët janë veçanërisht të persekutuar, mund të dëshironi të bëni një mësim duke demontuar edhe mitet dhe keqkuptimet e zakonshme.
- Konsideroni idenë të dekoroni klasën tuaj
Arti islam është i bukur dhe Ramazani është në fund të fundit: një kohë feste. Pranimi i festës në klasën tuaj duke dekoruar me fenerë dhe punime islame është një mënyrë për të vëzhguar festën që lejon të gjithë të marrin pjesë. Në varësi të klasës suaj, ju mund të dëshironi të dekoroni vetë ose të përfshini të gjithë klasën në proces. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit muslimanë që t’i mësojnë shokët e tyre të klasës për traditat e tyre, nëse ata dëshirojnë.
Përfundimisht: Fëmijët po balancojnë agjërimin dhe shkollën gjatë Ramazanit. Si mund t’i mbështesim ata, ne si mësimdhënës?
Fëmijët muslimanë zakonisht nuk pritet të agjërojnë gjatë Ramazanit nëse janë në moshë shumë te re. Por, shpesh ata duan të fillojnë sa më herët, sepse shohin të gjithë të tjerët që abstenojnë nga ushqimi dhe uji nga lindja e diellit deri në perëndim të dielli dhe kanë dëshirë t’i bashkohen këtij karavani. Në disa shkolla të Kosovës, fëmijët që agjerojnë mund të jenë edhe të moshës 7 deri 10 vjeç dhe të tjerët më të rritur. Disa prej tyre madje konkurojnë edhe me vëllezërit dhe motrat e tyre me të mëdhenj në moshë, për qendrueshmëri dhe përkushtim. Ka raste ku fëmijët e vegjël, manifestojnë ramazanet e para para moshës 10 vjeçare. Kjo nuk përbën asnjë rrezik në aspektin shëndetësor, mirëpo në shumicën e rasteve prindërit e fëmijëve pyesin mjekët se çfarë ndikimi ka agjerimi për fëmijët e tyre dhe padyshim përgjigjet e mjekëve, vendosin shpeshherë edhe për fatin e agjerimit.
Vite më vonë, pas rritjes së konsiderueshme të fëmijëve në moshë dhe fuqi, agjërimin e Ramazanit ata e shohin të menaxhueshëm. Ata ushqehen shëndetshëm dhe bëjnë gjumë të bollshëm, kësisoji aktiviteti i tyre është i njejtë me ditët kur nuk agjeronin (ose më i lartë).
‘’Është më e lehtë për nxënësit të agjërojnë sepse nuk kanë krijuar aq shumë zakone të këqija’’, thotë Ussma Ghani, dietologe dhe nutricioniste. Ata nuk kanë varësi nga kafeja. Ata kanë sasi të pafundme energjie. Ata janë gjithashtu më pak të lidhur me normat shoqërore, kështu që nëse janë të lodhur, ata thjesht do të shtrihen kudo dhe do të flenë.
Por, sapo nxënësit rriten, ata nganjëherë zëvendësojnë detyrimet e tyre fetare me ato akademike, aktivitetet jashtëshkollore dhe ‘presionet’ e tjera sociale. P.sh: Në vendet muslimane dhe shkollat islame në SHBA, të gjitha oraret ndryshojnë për të akomoduar Ramazanin. Por, muaji i shenjtë i Ramazanit mund të jetë më i ndërlikuar në mjedise ku bashkëmoshatarët e nxënësve agjeruese dhe të tjerët në përgjithësi, mund të mos e kuptojnë Islamin dhe rregullat e tij.
Nxënësit e vegjël mund të fillojnë duke agjëruar për disa orë, duke anashkaluar drekën ose duke agjëruar vetëm në fundjavë. Për shembull, nxënësit e vegjël mund të fillojnë të bëjnë “agjërime për bebe” duke agjeruar disa orë ose disa ditë dhe gradualisht mund të kalojnë në një agjërim të plotë. Shumë prindër i ndalojnë fëmijët e tyre të mos agjerojnë, përkundër dëshirës së tyre duke mos dashur t’ua rrezikojnë aktivitetet e tyre në shkollë ose në shtëpi, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur mënyra tjera si ‘’agjerime deri në mesditë’’ ose ‘’agjerime në vikend’’ si zgjidhje për fëmijët e tyre të vegjël, para se të kaliten në agjerime të plota.
Shumica e këshillave shëndetësore për të rriturit vlejnë edhe për fëmijët. Ushqimet e balancuara dhe me fokus në proteina, fibra, karbohidrate komplekse dhe yndyrna të shëndetshme – do t’u japin atyre më shumë energji të qëndrueshme dhe do të shmangin rënien e sheqerit. Edhe nga mjekët shqiptarët, në vazhdimësi rekomandohet plotësimi i dietës së Ramazanit me multivitamina, “vetëm sa për të dhënë pak siguri më tepër”. Hidratimi pas iftarit, është thelbësor.
Inkurajohen fëmijët e shkollave tona, veçanërisht fëmijët që nuk u kërkohet ende të agjërojnë, të mos jenë shumë të ashpër me veten. Për shembull: Një kafshim ëmbëlsire aksidentalisht mund të konsiderohet ‘’një dhuratë nga Zoti’’. Prandaj, prindër, mos i shtyeni fëmijët përtej kapaciteti të tyre. Të mos bëhet barrë Ramazani, të përzihet me ankth ose stres, por me vepra të tjera, me dekorime, ushqime dhe përkushtime.
Si të flisni për agjërimin me fëmijët tuaj?
Përqendrohuni në qëllimin e agjërimit të Ramazanit. Ramazani është një kohë reflektimi, disipline dhe mirënjohjeje për bekimet tona nga Zoti. Duke pranuar se jemi me fat që mund ta prishim agjërimin me një iftar të bukur me familjen dhe miqtë. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi apo privilegj. Ndërsa është e rëndësishme të monitoroni fëmijët tuaj, është gjithashtu një mundësi e mirë për t’i mësuar ata t’i kushtojnë vëmendje trupit të tyre.
“A ka nevojë trupi i tyre për pushim? A ka nevojë trupi i tyre për ushqim? Është mirë që fëmijët të kuptojnë vlerën e ushqimit dhe kur janë të uritur?
Zakia Pathan që është mësuese e edukimit special në Amerikë. Ajo ka mendimin që: ‘’Të jesh i qetë, të kalosh kohë me vetën dhe të reflektosh se kush je, është një gjë e rëndëishme që mund ta sjellim në pah në muajin e Ramazanit. Le t’ua japim fëmijëve tanë një shans për ta bërë këtë.’’
Fatima Shakir, një punonjëse tjetër sociale klinike, rekomandon të rriturit të mos lavdërojnë fëmijët që nuk hanë, sepse kjo mund të qojnë të veprime jo të shëndetshme në relacion me ushqimin. Çrregullimet në të ngrënë janë sëmundje, dhe doktrina islame inkurajon mbrojtjen e trupit. Nëse me agjerim, ndihmoni edhe shëndetin tuaj mendor dhe fizik përveç obligueshmërisë fetare, atëherë ju po bëni një gjë të mire. Të rinjtë duhet poashtu të monitorohen, të kuptojnë trupin e tyre dhe të sigurohen që praktika e agjërimit të përmbahet gjatë muajit të shenjtë.
Fëmijët muslimanë të Republikës së Kosovës, mund ta shfrytëzojnë muajin e Ramazanit si mundësi për të ftuar miqtë e tyre jomuslimanë, për të parë nga afër aktivitetet që zhvillohen gjatë këtij muaji. Ata mund të hanë iftare së bashku me mësimdhënësit e tyre dhe shokët e shoqet e klasës.
Mësuesit dhe prindërit e Kosovës gjithashtu, sikur në botë, duhet të gjejnë mënyra të ndryshme për të shkurtuara aktivitetet e fëmijëve në shkollë dhe në shtëpi, gjatë muajit të Ramazanit, për fëmijët që agjerojnë. Ua caktojnë atyre fëmijëve dhe orar më të thjeshtë dhe ata ndihen të qetë dhe rehat. Për shembull:
- Disa nxënës janë të qëndrueshëm të marrin pjesë në aktivitete sportive ndërsa të tjerët jo. Kujdesuni për ta, të mos rraskapiten.
- Në kohën e drekës, fëmijët që agjerojnë mund të ulen diku tjetër veç sallës së ushqimit, të luten privatisht, të punojnë detyra të shtëpisë në bibliotekë ose në një tjetër klasë.
- Fëmijët që agjerojnë të ngarkohen më pak me detyra të shtëpisë, duke ditur se qëndrueshmëria e tyre mund të jetë më e dobët dhe angazhimi mund të mos jetë i plotë.
- Të keni një nivel mirëkuptimi për festën e muslimanëve, ashtu siç do të dëshironi të keni një mirëkuptim për festat që festoni personalisht.
- Pjesë e identiteti është feja, prandaj fëmijët nuk duhet të vihen në pozitën e turpërimit duke i pyetur nëse janë agjerueshëm ose jo. Ofroni lirinë dhe mundësinë që të përgjigjen me veprimet e tyre vetëvetiu.
Autor: Ada Tseng, Los Angeles Times & Nga Kirstin Kelley, We Are Teachers
Përktheu dhe përshtati: Prinderimi.com