Mbështetja që nevojitet për të kapërcyer nga njëra gjendje në tjetrën: fëmija me të cilin është prindëruar, duhet të prindërojë me fëmijën e tij
Mund të rezultojë e vështirë për ju që t’i jepni fëmijës suaj kohën, respektin dhe ngrohtësinë që i nevojitet, ndërsa vetë ndiheni të zbrazët. Kjo mund të ndodhë sepse thjesht mund të ndiheni të rraskapitur në atë çast, ose ngaqë mund të kuptoni se të gjitha ato që duhet t’i jepni fëmijës suaj, nuk ju janë dhënë nga prindërit tuaj.
Para se të prindërojmë, kemi qenë fëmijë me të cilët është prindëruar. Kjo do të thotë se me shumë mundësi, ju do të habiteni nga fakti se sa shumë rezerva do të keni dhe se sa shumë do të ndikojë kjo te ju. Por kjo gjendje nuk do të vazhdojë pafundësisht, prandaj nëse ndiheni të zbrazët, kërkoni ndihmë për mbështetje.Kjo mbështetje mund të konsistojë në një ndihmë praktike duke ju lehtësuar, në mënyrë që të gjeni më shumë kohë për t’ju përkushtuar fëmijës suaj, ose për të fjetur.
Mbështetja mund të konsistojë edhe te gjetja e dikujt që është i gatshëm t’ju dëgjojë dhe të kuptojë ndjenjat tuaja, ndërsa ndiheni sikur duhet të bëni ato që ju nuk po i bëni, apo që nuk dëshironi t’i bëni. Të keni dikë që po ju dëgjon dhe po ju kushton vëmendje, që gjithashtu nuk po ju gjykon për çfarëdolloj ndjenje që prindërimi po sjell te ju, nuk është e thënë që duhet të bëhet domosdoshmërisht nga një psikolog i specializuar.
Miqtë dhe familjarët mund të jenë të duhurit për këtë, nëse janë të aftë që t’i pranojnë ndjenjat tuaja dhe t’ju bëjnë të kuptoni se kjo gjendje paqartësie është normale për një prind. Duhet të kuptojmë që fëmijët tanë nuk dëmtohen nga ndjenjat tona, apo nga mendimet negative që mund të hamendësojmë. Janë veprimet tona kundrejt tyre ato që ndikojnë tek ata.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”