Ankthi është një frikë joracionale e një ngjarjeje apo situate të mundshme dhe shpesh ndodh edhe te fëmijët.
Madhura Visweswaran, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Shkollës ‘Redwood Montessori’, vëren se është e rëndësishme që prindërit të pranojnë frikën e fëmijës së tyre. Injorimi i frikës mund të çojë në probleme serioze mendore më vonë gjatë jetës së tyre. /Telegrafi.
“Flisni me fëmijën tuaj për frikën e tij. Butësisht inkurajoni dhe mbështetni fëmijën tuaj që të përballet me situatat për të cilat ai shqetësohet”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në Instagram, duke shtuar: “Shmangni kritikat ndaj fëmijës tuaj për shkak të frikës”.
Te fëmijët, duhet t’u kushtoni vëmendje deklaratave të tilla si:
“Nuk dua të shkoj në shkollë”
“A mund të qëndroni me mua?”
“Më lini të qetë!”
“Të urrej!”
“Nuk dua ta bëj këtë”
“Më dhemb barku”
“Askush nuk dëshiron të luajë me mua”