Drejtori i DKA-së në Istog, ka kërkuar nga drejtorët e shkollave në Istog që nga e hëna të mbahet një sesion informues për nxënësit rreth përdorimit të rrjeteve sociale, njofton Prinderimi.com
Kjo kërkese erdhi edhe pas njoftimeve se në njërën nga shkollat e Istogut, SHFMU “Martin Camaj”, gjatë SFIDËS SË RREZIKSHME “Sfida e Supermenit” janë përfshirë disa nxënës të një klase të tetë të kësaj shkolle, e me ç’rast nxënësja S. B nga lëndimet e marra në sfidë, ka përfunduar në spital.
Kërkesa e plotë:
”Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut,
Të nderuar Drejtorë/Drejtoresha,
Të nderuar Drejtorë/Drejtoresha,
Kërkoj nga ana juaj, si drejtorë, që nga e hëna e ardhshme (09.12.2024), në secilën klasë të shkollave tuaja të mbahet një sesion informues me nxënësit rreth përdorimit të rrjeteve sociale. Ditëve të fundit janë shfaqur një sërë problemesh që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale nga nxënësit e shkollave, gjë e cila nuk i kontribuon arsimimit të mirëfilltë të shkollave tona.
Andaj, unë, si Drejtor Komunal i Arsimit, ju drejtohem me këtë kërkesë që, me bashkëpunimin e institucioneve dhe përkrahjen e prindërve, të veprohet në mënyrë të përbashkët me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Sesionet informuese do të mbahen larg përdorimit të rrjeteve sociale dhe do të synojnë sensibilizimin dhe edukimin e duhur të nxënësve.’
Me respekt,
Drejtori, Naim Behlulaj
Drejtori, Naim Behlulaj
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.