Pijet energjike janë bërë pjesë e zakonshme e jetës së të fëmijëve dhe të rinjëve në vendin tonë. Ato reklamohen si zgjidhje të shpejta për lodhjen, përqendrimin dhe përmirësimin e performancës. Por, nën efektin e menjëhershëm të “energjisë” fshihen rreziqe të konsiderueshme për shëndetin, të cilat shumë prindër dhe fëmijë i neglizhojnë. Përmbajtja e lartë e kafeinës, sheqerit dhe stimuluesve të tjerë ligjorë si taurina, guarana dhe L-karnitina, sjell pasoja afatshkurtra dhe afatgjata, sidomos në organizmin e të miturve/prindërimi

“Pijet energjike nuk janë të dizajnuara për fëmijët apo adoleshentët. Ato mund të ndikojnë në ritmin e zemrës, sjellje dhe shëndet mendor.” – American Academy of Pediatrics
Efektet anësore të menjëhershme të pijeve energjike
1. Problemet kardiovaskulare
Një nga rreziqet kryesore është rritja e presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Palpitacionet e zemrës janë të zakonshme, dhe në raste më të rënda, mund të shfaqen aritmi të rrezikshme. Të rinjtë me sëmundje të zemrës janë në rrezik të veçantë.
2. Ankthi, nervozizmi dhe çrregullimet e gjumit
Kafeina ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror, duke shkaktuar pagjumësi, irritim, dhe në disa raste, simptoma paniku. Shumë fëmijë që ankohen për vështirësi në gjumë nuk janë të vetëdijshëm se konsumimi i pijeve energjike është shkaku kryesor.
**“Ne shohim shumë fëmijë me probleme me gjumin. Pyetja ime e parë është gjithmonë: ‘A ke pirë ndonjë pije me kafeinë gjatë ditës?’” – Dr. Jennifer Stiff, pediatre
3. Probleme gastrointestinale dhe dehidratim
Shqetësimet e stomakut, të përzierat dhe çrregullimet në tretje janë të zakonshme. Për më tepër, pijet energjike nuk ofrojnë hidratim të mirë dhe shpesh e përkeqësojnë dehidratimin, sidomos kur konsumohen gjatë aktivitetit fizik.
Rreziqet afatgjata dhe varësia nga pije energjike
Varësia dhe simptomat e tërheqjes
Konsumi i rregullt mund të çojë në varësi ndaj kafeinës. Ndalimi i menjëhershëm mund të shoqërohet me dhimbje koke, lodhje ekstreme, irritim dhe vështirësi në përqendrim.
Rrezik për zemrën në të ardhmen
Sipas një raporti të publikuar nga Journal of Cardiovascular Risk Factors 2025, konsumimi i vazhdueshëm i pijeve energjike nga mosha e re rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje kronike të zemrës pas moshës 30 vjeç.
Çrregullime të sjelljes dhe shëndetit mendor
Hulumtimet tregojnë se adoleshentët që konsumojnë rregullisht pije energjike kanë më shumë gjasa të përfshihen në sjellje të dhunshme, të kenë çrregullime të impulsit dhe të vuajnë nga depresioni apo ankthi kronik.
Kombinimi me alkool: një rrezik i dyfishtë
Kombinimi i pijeve energjike me alkoolin maskon efektet dehëse të alkoolit, duke çuar në konsum më të lartë dhe rreziqe më serioze si helmimi nga alkooli, aksidente vdekjeprurëse dhe vendime impulsive. Kjo praktikë është e përhapur edhe tek të rinjtë në ambientet e festave apo aktiviteteve sportive.
A po ‘helmohen’ fëmijët nga pijet energjike? Mësoni çfarë thotë raporti i ri
Prindër, bëhuni zëri i arsyes
Pijet energjike janë produkte të pamenaxhuara rregullisht dhe përmbajtja e tyre shpesh nuk përputhet me etiketimet. Njerëzit me ndjeshmëri ndaj kafeinës apo me sëmundje paraprake janë më të rrezikuar, prandaj është detyrë e prindërve të informojnë, të kontrollojnë dhe të ndërgjegjësojnë fëmijët për rreziqet.
“Pijet energjike mund të jenë burimi i simptomave që nuk lidhen menjëherë me to. Është thelbësore që prindërit të pyesin për këtë.” – Dr. Jennifer Stiff, Norton Children’s Medical Group
Çfarë rekomandojnë ekspertët në vitin 2025?
-
Të mos përdoren nga fëmijët dhe adoleshentët. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon vetëm ujë dhe qumësht për hidratim dhe ushqim.
-
Të shmangen përpara, gjatë dhe pas aktivitetit fizik. Sipas National Federation of State High School Associations, pijet energjike nuk janë të sigurta për atletët.
-
Të mos kombinohen me substanca të tjera. Pijet energjike nuk duhet të përzihen me alkool ose me ilaçe, pasi ndikojnë në sistemin nervor dhe kardiovaskular. Alkoli dhe pijet energjike janë larg një trupi dhe mendje të shëndetshme.

