Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Trauma dhe fëmijët: Të porsalindurit deri në dy vjeç

July 10, 2025

Izolimi social dhe vetmia tek fëmijët: një sfidë e fshehtë për zhvillimin e tyre

July 10, 2025

Ankthi i performancës dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

July 10, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Çfarë duhet të dinë prindërit për lojën Fortnite?
Përzgjedhje nga redaksia

Çfarë duhet të dinë prindërit për lojën Fortnite?

PrinderimiBy PrinderimiOctober 7, 2024Updated:June 30, 2025No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një udhëzues për prindërit

Shumë e njohin ‘Fortnite’ si lojën Battle Royale, lojë që shpërtheu në popullaritet në vitin 2017. Që nga atëherë, zhvilluesi i saj, Epic Games, e ka shndërruar Fortnite në një ”ekosistem me shumëllojshmëri lojërash”. Pasi ta shkarkoni, mund të zgjidhni midis lojërave të ndryshme të zhvilluara nga Epic Games, si dhe mijëra lojërave të ndërtuara nga krijues të pavarur të Fortnite. Ky evolucion e ka kthyer Fortnite nga një lojë individuale në një platformë, ku lojtarët mund të zgjedhin nga mijëra lojëra dhe përvoja të ndryshme, secila me vlerësimet përkatëse, për t’i luajtur me miqtë e tyre.

Por, çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjen tuaj? Zbuloni se si është ndryshuar Fortnite në këtë epokë të re dhe çfarë mund të bëni ju si prindër, për t’u siguruar që fëmijët tuaj të kenë një përvojë të sigurt dhe argëtuese, teksa eksplorojnë gjithçka që kjo platformë ofron.

Lojëra të reja:
Epic lëshoi tre lojëra të reja në dhjetor të vitit 2023, të cilat mund të luhen brenda lojës Fortnite:

  • LEGO Fortnite (Vlerësuar E10+) – Një lojë e re për krijimin e mbijetesës, rezultat i një partneriteti afatgjatë midis Epic Games dhe Grupit LEGO. Në LEGO Fortnite, lojtarët eksplorojnë botë të gjera dhe të hapura, duke bashkuar magjinë e ndërtimit LEGO me mekanizmat e lojës Fortnite. Mbledhin ushqime dhe burime, krijojnë sende artizanale, ndërtojnë strehim dhe luftojnë armiqtë së bashku me miqtë tjerë lojtarë (deri në 7 sosh).
  • Rocket Racing (Vlerësimi E) – E zhvilluar nga Psyonix, Rocket Racing është një lojë garash arcade ku lojtarët “lëvizin, fluturojnë dhe rriten” nëpër pista me shpejtësi të lartë.
  • Fortnite Festival (Vlerësuar T) – Një lojë e re ritmike, krijuar nga Harmonix, e cila përngjan me Guitar Hero dhe Rock Band. Lojtarët mund të luajnë solo/të vetëm duke zgjedhur kitarën, bas-in, baterinë ose vokalet, ose edhe të formojnë një grup për të performuar në një koncert online.

Përveç këtyre lojërave të reja, Fortnite Battle Royale dhe Fortnite Save the World vazhdojnë të jenë pjesë thelbësore e Fortnite. Fëmijët tuaj mund të përdorin veshjet dhe artikujt e kozmetikëd, të fituar nga Battle Royale edhe në këto lojëra të tjera të përmendura, nëse përdorin të njëjtën llogari.

Lexo poashtu: https://prinderimi.com/platforma-esrb-udhezues-i-familjeve-per-video-lojerat-dhe-aplikacionet-si-behet-vleresimi-i-tyre/

Lojëra të krijuara nga përdoruesit
Përveç lojërave të krijuara nga Epic, ekzistojnë mijëra lojëra të tjera të ndërtuara nga krijues të pavarur brenda Fortnite. Këta krijues përdorin Fortnite Creative ose Unreal Editor për Fortnite (UEFN) për të krijuar përvoja unike, të cilat i vendosin në dispozicion të komunitetit për t’u luajtur. Nga mini-lojëra të thjeshta deri te përvoja më komplekse, çdo gjë rishikohet dhe vlerësohet nga Epic Games për t’u siguruar se përmbajtja është e përshtatshme për audiencën e Fortnite.

A janë lojërat e reja të përshtatshme për fëmijët?
Fortnite është vlerësuar me “T për Adoleshentët” nga ESRB, që nënkupton se është e përshtatshme për një audiencë më të gjerë, por duhet tregohet kujdes në zgjedhjen e përmbajtjes. Çdo lojë dhe përvojë brenda Fortnite merr vlerësime të moshës nga ESRB, duke filluar nga “E për të gjithë” deri te “T për Adoleshentët”. Këto vlerësime janë të dukshme poshtë çdo loje, duke ju ndihmuar të kontrolloni nëse përmbajtja është e përshtatshme për fëmijët tuaj.

Përmbajtjet dhe kontrollet prindërore
Disa përmbajtje të Fortnite mund të mos jenë të përshtatshme për të gjitha moshat, por prindërit dhe kujdestarët kanë mundësinë të përdorin kontrollet prindërore të platformës për të vendosur kufizime mbi përmbajtjen, duke bllokuar aksesin në lojëra me vlerësim më të lartë. Për shembull, nëse dëshironi që fëmija juaj të luajë vetëm LEGO Fortnite, e cila ka vlerësimin E10+, dhe jo Battle Royale, që ka vlerësimin T për Adoleshentë, mund të konfiguroni kufizimet për t’u siguruar që fëmija të luajë vetëm lojëra të përshtatshme për moshën e tij. Prindërit gjithashtu mund të zhbllokojnë përvoja specifike dhe t’i shtojnë ato në një listë të përmbajtjeve të lejuara.

Të gjitha lojërat në Fortnite, përfshirë Battle Royale dhe Save the World, si dhe lojërat e krijuara nga përdoruesit, kanë vlerësime të përcaktuara nga ESRB, duke ndihmuar prindërit të mbajnë nën kontroll përmbajtjen e aksesuar nga fëmijët.

Kostoja e lojërave të reja
Të gjitha lojërat dhe përvojat brenda Fortnite – qoftë të krijuara nga Epic Games apo përdoruesit – janë falas për t’u luajtur. LEGO Fortnite, Rocket Racing dhe Fortnite Festival, ashtu si edhe Battle Royale, mund të luhen falas, por secila prej tyre ofron opsione për blerje brenda lojës. Një nga këto është ‘Battle Pass’, i cili i mundëson lojtarëve të fitojnë shpërblime dhe përparime gjatë lojës, pa marrë parasysh cilën lojë luajnë brenda ekosistemit Fortnite. Megjithatë, këto blerje nuk janë të detyrueshme dhe lojtarët mund të shijojnë lojën pa shpenzuar para.

Vendosni kontrollet prindërore
Për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët tuaj, rekomandohet të zhvilloni një bisedë familjare rreth rregullave për videolojërat, në mënyrë që të gjithë të jenë të qartë mbi pritshmëritë. Shumë prindër preferojnë të vendosin rregulla shtesë duke përdorur kontrollet prindërore, të cilat janë të disponueshme në pothuajse të gjitha pajisjet e lojërave, si dhe në llogaritë e fëmijëve në Epic Games. Çdo pajisje, qoftë kompjuter, konzolë, apo pajisje celulare, ju jep mundësinë të menaxhoni listat e miqve të fëmijëve tuaj dhe disa prej tyre ofrojnë mundësinë për të krijuar lista të personalizuara për miqtë, duke siguruar që fëmijët të komunikojnë vetëm me persona të njohur.

Përveç kësaj, Epic Games ofron mjete shtesë për menaxhimin e llogarive të fëmijëve, duke përfshirë cilësime për blerjet, për të parandaluar pagesat e paautorizuara, dhe mundësinë për të kufizuar lojërat që mund të luajnë, cilësimet e bisedës me zë dhe tekst, por edhe më shumë.

Mbrojtja e lojtarëve të Fortnite (nën 18 vjeç)
Lojtarët që janë nën 18 vjeç në Fortnite përfitojnë nga disa masa mbrojtëse të paracaktuara. Për shembull, nëse një lojtar shënon moshën nën 18 vjeç, biseda zanore është automatikisht e fikur. Nëse fëmija juaj shënon moshën nën 13 vjeç, llogaria e tij do të kategorizohet automatikisht si “Llogari e Kabinës.” Kjo llogari është e përshtatur për fëmijët, duke u lejuar atyre të luajnë Fortnite, por pa akses në disa veçori, si biseda me zë ose blerje me para të vërteta, derisa prindi të japë pëlqimin e tij. Ky sistem automatik i mbrojtjes thekson rëndësinë e vendosjes së saktë të moshës gjatë regjistrimit në një shërbim ose lojë.

Nëse fëmija juaj regjistron një llogari dhe tregon se është nën 13 vjeç, atij do t’i kërkohet të japë adresën e emailit të prindit. Epic Games do t’ju kontaktojë me një email për të njoftuar për llogarinë e fëmijës dhe do t’ju ofrojë mundësinë për të dhënë leje për të aksesuar disa veçori dhe për të konfiguruar kontrollet prindërore, si:

  • Menaxhimi i lojërave që mund të luajë fëmija juaj bazuar në vlerësimet e ESRB.
  • Kufizimi i bisedave në internet (me zë dhe/ose tekst). Ju mund të lejoni fëmijën tuaj të flasë me “Të gjithë,” “Miqtë dhe shokët e skuadrës,” “Vetëm miqtë,” ose “Askënd.”
  • Kërkimi i një PIN-i për blerjet që bëhen përmes pagesës së Epic Games.
  • Kërkimi i një PIN-i për të dërguar ose pranuar kërkesat e miqve në Epic Games.
  • Gjurmimi i kohës së kaluar nga fëmija juaj duke luajtur Fortnite çdo javë.

Siguria dhe edukimi në lojë
Është thelbësore të flisni me fëmijën tuaj për veçoritë e sigurisë në Fortnite dhe arsyet pse po përdorni kontrollet prindërore. Ju duhet t’i shpjegoni gjithashtu se Epic Games ka rregulla të qarta të komunitetit, të cilat zbatohen për të gjithë përdoruesit e lojërave të tyre, dhe se ngacmimi në internet nuk është i pranueshëm. Epic inkurajon lojtarët të raportojnë sjelljet e papërshtatshme dhe u lejon atyre të dërgojnë prova audio kur raportojnë lojtarë që kanë thyer rregullat e komunitetit.

Nëse fëmija juaj është nën 13 vjeç, llogaria e tij do të jetë automatikisht “Llogari e mbyllur.”

Qëndroni të përfshirë
Ndryshimet dhe përditësimet në Fortnite ndodhin shpesh, kështu që është e rëndësishme të qëndroni të informuar për atë që ndodh brenda lojës që luan fëmija juaj. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të qëndroni të përfshirë në mënyrë aktive. Ndërsa kjo mund të duket e vështirë, një interes i vogël dhe komunikimi i hapur do të lehtësojnë monitorimin. Përdorni Udhëzuesin e Lojërave Familjare të ESRB-së për këshilla të thjeshta dhe biseda që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të lidhur me përvojën e lojës së fëmijës suaj.

Dhe mos harroni, gjithmonë është një ide e mirë të uleni dhe të luani një lojë Fortnite me fëmijën tuaj! Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e bisedave të hapura dhe të siguroheni që të gjithë po shijojnë lojën në mënyrë të sigurt dhe argëtuese.

Udhëzuesin mund t’a shkarkoni këtu:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download

Autore: Patricia E. Vance, Presidente e ESRB
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

Battle Royale Çfarë duhet të dinë prindërit për Fortnite Kontrollet prindërore pd prinderimi digjital Siguria dhe edukimi në lojë Udhëzues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleHapet shkolla shqipe në Londër, mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqip
Next Article A duhet prindërimi të mësohet në shkollat e mesme?
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Trauma dhe fëmijët: Të porsalindurit deri në dy vjeç

July 10, 2025
Tematika

Izolimi social dhe vetmia tek fëmijët: një sfidë e fshehtë për zhvillimin e tyre

July 10, 2025
Ankthi dhe depresioni

Ankthi i performancës dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

July 10, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,070

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,328

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,749
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Trauma dhe fëmijët: Të porsalindurit deri në dy vjeç

PrinderimiJuly 10, 2025
Tematika

Izolimi social dhe vetmia tek fëmijët: një sfidë e fshehtë për zhvillimin e tyre

PrinderimiJuly 10, 2025
Ankthi dhe depresioni

Ankthi i performancës dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

PrinderimiJuly 10, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,070

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,328

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,749
Të zgjedhura

Trauma dhe fëmijët: Të porsalindurit deri në dy vjeç

July 10, 2025

Izolimi social dhe vetmia tek fëmijët: një sfidë e fshehtë për zhvillimin e tyre

July 10, 2025

Ankthi i performancës dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

July 10, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.