Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Opinion | Ideologjia në sistemin edukativ-arsimor – Shemsi Osmani

January 14, 2026

Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

November 13, 2025

Alergjitë ushqimore te fëmijët: 8 mite të rrezikshme që prindërit ende i besojnë

November 12, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Edukimi»Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?
Edukimi

Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

PrindërimiBy PrindërimiNovember 13, 2025Updated:November 13, 2025No Comments22 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Seksi dhe edukata seksuale janë tema me rëndësi të pamasë dhe domethënie të thellë. Shumica e prindërve ndjehen jashtëzakonisht të parehatshëm teksa diskutojnë për seksin, duke parapëlqyer që t’ia lënë edukimin seksual të fëmijëve të tyre shkollave dhe njerëzve të tjerë. Që njerëzit të jenë fizikisht të përgatitur dhe të shëndoshë, në mendje, trup, zemër dhe shpirt, ata duhet të merren siç duhet me seksin. Kryerja e jashtëligjshme e seksit shpie në tragjedi dhe dëmtim afatgjatë. Më të njohurat nga këto janë sëmundjet shoqërore dhe fizike. Nuk janë vetëm individët që marrin pjesë në seks të jashtëligjshëm ata që mund të infektohen me sëmundje, por edhe bashkëshorte(ë)t dhe pasardhësit e tyre mund të dëmtohen po ashtu. Dëmi mund të jetë aq i rëndë, sa të bëhet i pashërueshëm.

Bërësi, Krijuesi ynë i ka ndaluar kurorëshkeljen dhe kurvërinë (zina). Shthurja seksuale sjell katastrofë, ndaj njëra nga rregullat kryesore duhet të jetë se seksi duhet kufizuar brenda martesës. Sëmundjet ngjitëse me rrugë seksuale (SNS) rrjedhin nga angazhimi në seks të jashtëligjshëm. Kur raca njerëzore sillet në mënyrë jo të natyrshme, lloje të reja sëmundjesh mund të godasin. Prindërit duhet të marrin pjesë aktive në edukimin seksual për veten dhe për fëmijët e tyre.

Hapesire-reklamuese

 

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Ç’është edukimi seksual?
  • Skena amerikane
  • Përse një profesor, përndryshe i kënaqur, zgjodhi të largohej nga SHBA?
  • Perceptimet për nënat dhe bijat në SHBA
  • Vlerat dhe seksi: sot dhe dje
  • Pse edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?
  • Kush duhet të ligjërojë edukatë seksuale?
  • Çfarë t’i mësojmë fëmijët?

Ç’është edukimi seksual?

Njerëzit kanë perceptime të ndryshme për edukimin seksual. A është për anatominë dhe fiziologjinë e trupit të njeriut, apo për marrëdhënien seksuale, apo për riprodhimin dhe jetën familjare, apo për parandalimin e sëmundjes dhe shtatzënive të padëshiruara? A është edukimi i fëmijëve për seksin i barabartë me dhënien leje atyre që të bëjnë seks? Një mësues një herë ka thënë: “Unë nuk planifikoj t’iu them fëmijëve tuaj se a duhet apo jo të bëjnë seks, apo se si ta bëjnë atë. Mirëpo, në rast se vendosin ta bëjnë këtë, ata duhet ta dinë se si t’i parandalojnë sëmundjet dhe shtatzëninë“. Shumica e programeve për edukimin seksual janë të paplota dhe i shmangin çështjet e moralit, mosfunksionimit seksual, devijimit dhe martesës.
Ka dy çështje themelore. Njëra përbëhet nga faktet biologjike. Këto merren me frikët adoleshente që paraqiten kur të rinjtë nuk kanë qenë të përgatitur nga prindërit e tyre për menstruacionin apo për derdhjet e natës. Një çështje tjetër themelore është që t’iu jepen të rinjve seksualisht aktivë mjaft informacione, për t’i shmangur shtatzënitë e padëshiruara, dhe abortet e mundshme vijuese. Informacioni ndihmon në mbrojtjen e tyre nga rreziku.

Disa shkolla i mësojnë mekanikën e thjeshtë të riprodhimit fizik, si dhe përgjegjësinë morale. Shkolla të tjera ofrojnë copëza dhe pjesë informacioni. Në shumë shkolla, edukimi seksual është një pjesë e madhe e programit mësimor të Edukimit Moral dhe Shoqëror. Nuk ka shumë dobi nëse e largoni fëmijën tuaj nga këto orë, ngaqë temat që diskutohen aty mund të paraqiten lehtësisht edhe në agjuhën amtare, apo histori, apo edukimin fizik, apo art, apo në programin fetar javor, apo praktikisht kudo tjetër. Seksi është bërë një pjesë përbërëse e jetës sonë.

Pjesa më e madhe e edukimit seksual nuk inkurajon një jetë martesore të lumtur dhe të plotësuar. Kështu, shumë bashkëshortë kanë jetë martesore shumë zhgënjyese, shpesh për shkak të mungesës së diturisë dhe shkathtësive.

Ideja e gabuar e zakonshme është se: “aftësia e burrit për ta nxitur apo kënaqur bashkëshorten e tij do të ndodhë natyrshëm”. Dija për atë se si të krijohet një martesë e lumtur, është pjesë vendimtare e edukimit. Sa keq që ky edukim nuk sigurohet diku më herët gjatë jetës së djalit apo vajzës.

Nëse adoleshenti juaj është bërë seksualisht aktiv, ju me gjasë do të jeni personi i fundit që do ta kuptojë këtë.

Adoleshenti gjithsesi do të përpiqet ta mbajë këtë të fshehur.

Për më tepër, adoleshentët kanë një rrjet të fshehtë ndërmjet vete, ku ata dinë shumë për moshatarët, dhe e kundërta, por e gjithë kjo mbahet e fshehur nga prindërit.

Përgjigjja e vërtetë e kënaqshme është modeli i Profetit a.s. Mënyra se si është përkufizuar dhe si mësohet edukimi seksual në shkolla ka shumë anë pozitive dhe negative. Prandaj, prindërit duhet ta mbajnë mbi supet e tyre përgjegjësinë e udhëzimit të fëmijëve të tyre. Informacioni për seksin që na jepet nga shoqëria, përfshirë shkollat, TV­në, Internetin dhe moshatarët, ka avantazhe dhe disavantazhe të përziera.

Skena amerikane

Athar (1990) rrëfen se si fëmijëve në shkol lë u jepet edukim për seks të zhveshur nga vlerat, si dhe mesazhe të gabuara nga media. (Shih: Sex Education: An Islamic Perspective (“Edukimi seksual: perspektivë islame”), redaktuar nga Shahid Athar, M.D. http://www.teachislam. com/dmdocuments/33/BOOK/SexEducation).

Në shumicën e shkollave, edukimi seksual ligjërohet nga klasa 2 deri 12, me një kosto miliardë dollarësh. Mësimdhënësit i përshkruajnë aspektet teknike të seksit pa iu folur fëmijëve për vlerat morale, apo se si t’i marrin vendimet e drejta. Pas përshkrimit të anatomisë dhe fiziologjisë së riprodhimit, theksi kryesor është mbi parandalimin e sëmundjeve venerike dhe shtatzënisë adoleshente. Me përhapjen e AIDS (SIDA­s), qendra e vëmendjes është vënë mbi “seksin e sigurt”, që zakonisht nënkupton përdorimin e prezervativëve. Dollarë nga taksat iu paguhen disa shkollave për shpërndarjen falas të prezervativëve dhe mjeteve të tjera kontraceptive, atyre që shkojnë në klinikat shëndetësore shkollore. Makina për shitje prezervativësh janë në dispozicion në korridoret e disa shkol lave dhe në universitete.

Roli i prindërve është i minimizuar, dhe disa herë edhe i përbuzur. Kurdo që djemtë e rinj pyesin për seksin, baballarët e tyre zakonisht iu shmangen atyre, dhe e ndryshojnë temën. Prandaj, djemtë mësojnë për seksin nga të huajt. Disa vese të nxitura nga edukatorët janë të papranueshme sipas parimeve fetare. Sipas dr. Shehid Athar, bindjet e disa edukatorëve të paudhëzuar si duhet janë si vijon:
(a) Lakuriqësia në shtëpi (në dush ose në dhomën e gjumit), është mënyrë e mirë dhe e shëndetshme për t’ua prezantuar seksualizmin fëmijëve më të vegjël (nën moshën 5­ vjeçe), duke iu dhënë atyre mundësinë të parashtrojnë pyetje. Megjithatë, sipas një studimi nga viti 1997, 75 % e të gjitha ngacmimeve seksuale të fëmijëve, dhe incesteve (500.000 raste në vit), ndodhin nga një kushëri i afërt (prindi, njerku/njerka ose ndonjë anëtar tjetër i familjes), në një mjedis familjar. (Abel et a. 2001)

 

(b) Lozja e një fëmije me organet gjeni­tale të një fëmije tjetër është një “eksplorim naiv”, është e lejuar dhe nuk është arsye as për qortim e as për ndëshkim. Ky edukator i veçantë është po ashtu i vetëdijshëm se fëmijë madje edhe 12­ vjeç kanë përdhunuar vajza 8 ­vjeçe. Ai nuk na informon se kur ky “eksplorim naiv” bëhet akt seksual.

(c) Fëmijët që zihen duke lexuar revista “të pista” nuk duhen bërë të ndjehen fajtorë, por prindërit duhet ta shfrytëzojnë këtë si rast për t’ua bërë me dije disa pika të dobishme atij apo asaj për sjelljet seksuale, vlerat dhe shfrytëzimin e seksit. Kjo është një injorancë e habitshme. Shumë nga këto revista bartin mesazhin se seksi është mall dhe se gratë janë lodra, me të cilat burrat mund të luajnë.

Në fakt, faji nuk është një emocion i dëmshëm, për sa kohë që i bën njerëzit të pendohen për një veprim dhe ta përmirësoj në atë. Ndjenja e keqardhjes përmes fajit (me qëllim të vlerësimit dhe kthimit mbrapsht të një akti të gabuar), është një mekanizëm mësimor për t’i mësuar fëmijët ta peshojnë sjelljen e tyre, se ata do të dëshironi ta shijonin atë? Prindërit duhet të iniciojnë bisedë të përshtatshme në lidhje me marrëdhëniet seksuale të papërshtatshme. Biseda mund të jetë për shtatzëninë e padëshiruar të një anëtareje të komunitetit, një reklamë vulgare, muzikë e turpshme apo show televiziv që promovon shthurjen seksuale.

Edukimi seksual në shkollat publike të Amerikës nuk e ka ulur shfaqjen e sëmundjeve venerike te adoleshentët, apo shtatzëninë adoleshente, e as që i ka ndryshuar shprehitë dhe t’i bëjë ata të ndjejnë përgjegjësi.

 

(ç) Nëse fëmija i dikujt tashmë është seksualisht aktiv, në vend që t’iu thuhet atyre të ndalojnë me këtë, detyrë morale e prindit është që ta mbrojë shëndetin e tyre, duke iu dhënë atyre informacione dhe mjete për pengim të shtatzënisë dhe shmangie të sëmundjeve venerike. Edukatorët si këta nuk besojnë që dhënia e informacioneve seksuale do të thotë dhënie të sinjalit për të vazhduar me seks. Megjithatë, nëse dikujt i tregohet forma, ngjyra, aroma dhe shija e një fryti të ri, si dhe kënaqësia që ndjehet nga ngrënia e tij, a nuk thotë arsyeja e shëndoshë se ata do të dëshironi ta shijonin atë? Prindërit duhet të iniciojnë bisedë të përshtatshme në lidhje me marrëdhëniet seksuale të papërshtatshme.

Biseda mund të jetë për shtatzëninë e padëshiruar të një anëtareje të komunitetit, një reklamë vulgare, muzikë e
turpshme apo show televiziv që promovon shthurjen seksuale.

Edukimi seksual në shkollat publike të Amerikës nuk e ka ulur shfaqjen e sëmundjeve venerike te adoleshentët, apo shtatzëninë adoleshente, e as që i ka ndryshuar shprehitë seksuale të adoleshentëve.

Fatkeqësisht, as shkuarja në kishë nuk ndihmon shumë. (Athar 1990)

Veç nëse fëmijët tuaj nuk shkojnë në një shkollë që vërtet përpiqet ta pengojë diturinë biologjike, ata do të përjetojnë njëfarë edukimi seksual, dhe prindërit duhet të jenë më të përfshirë.

Shkollat zakonisht japin dituri biologjike të thjeshtë, dhe informacione për pengimin e shtatzënisë të nevojshme për të rinjtë që po bëhen të rritur. Shumë prindër muslimanë, si dhe ata të feve të tjera, janë të shqetësuar se parimet morale seksuale që ofrohen në shkollat qeveritare, nuk janë në nivelin e standardeve të fesë së tyre, dhe se këshillimi i fëmijëve për pengimin e shtatzënisë mund t’i inkurajonte ata që të bëjnë seks.

Kjo është një frikë e gabuar, ngaqë informacionet e dhëna janë të bazuara në fakte, dhe janë të domosdoshme për një të ri/re.

 

Shumë burra, muslimanë dhe jomuslimanë, janë të befasuar kur e zbulojnë urinë seksuale të bashkëshorteve të tyre. Kjo është kështu ngaqë shumë burrave iu është thënë se është e lehtë për një grua t’ia kënaqë nevojat seksuale një burri, ngaqë e gjitha që ajo duhet bërë është të qëndrojë e qetë dhe t’i japë atij qasje për disa sekonda.

Mirëpo, burrave nuk iu është thënë se është çështje shkathtësie dhe detyre fetare që një burrë të mësojë t’i kënaqë nevojat seksuale të gruas. Ata duhet ta kapërcejnë turpin e tyre të natyrshëm për pjesët e turpshme të gruas, të mësojnë teknika paraloje, dhe ta kuptojnë se nëse ata e kënaqin veten dhe e lënë gruan “të uritur”, ata me këtë u shkaktojnë privim të rëndë bashkëshorteve të tyre, dhe kjo është një formë mizorie.

Shumica e prindërve nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të fillojnë të “flenë andejkëndej” pa dallim. Megjithatë, sapo adoleshenti i tyre të fillojë të ketë jetë private larg syrit të tyre vigjilent, prindërit do të kenë shumë pak kontroll.

Edhe pse pafajësia është njëra mënyrë për t’i mbrojtur të rinjtë, ai lloj i pafajësisë që e dëshirojnë prindërit zakonisht është zhdukur në fushën e lojës para se fëmija të bëhet 10­ vjeç. Fëmijët në ditët tona marrin dituri nga Interneti, televizioni dhe filmat, dhe nëse fëmijët tuaj kanë qasje te DVD­të (apo te shokë me DVD), “dituria” seksuale e fituar nga ajo që ata shikojnë, me shumë gjasa do të jetë “përpara” asaj që kuptojnë nga ju, thënë realisht.

 

Përse një profesor, përndryshe i kënaqur, zgjodhi të largohej nga SHBA?

Një profesor në Universitetin Islamik Ndërkombëtar, Malajzi (IIUM), me një rast e rrëfeu historinë vijuese: I biri i tij në klasën e tretë në një shkollë fillore qeveritare në Michigan, kishte ardhur një ditë në shtëpi dhe kishte shpjeguar në detaje kryerjen e një akti seksual të plotë në klasë nga një shok i tij i klasës me një nxënëse! Kjo bëri që profesori t’i mblidhte plaçkat, dhe të largohej nga Amerika me familjen prej pesë fëmijësh! Rezultati i edukimit seksual pa vlera ka prodhuar një brez që kënaqet me seks në një mënyrë të shkujdesur dhe të papërgjegjshme.

Kultura mbizotëruese e ka bërë seksin tërheqës, të lirë, të kënaqshëm dhe të arritshëm. Shmangia e tij u duket si diçka anormale shumicës, ngaqë imazhet seksuale dhe shthurja seksuale janë bërë të zakonshme.

 

Perceptimet për nënat dhe bijat në SHBA

Adoleshentët rriten gjithnjë e më konfuzë në lidhje me sjelljen seksuale, dhe atyre u mungon një udhëzim i duhur nga prindërit dhe mësimdhënësit. Në vijim janë disa shembuj për atë se çfarë thonë adoleshentët:
• Thotë Selma 16­vjeçe: “Unë nuk mund ta pyes nënën time asgjë në lidhje me seksin. Nëse e pyes, ajo fillon të habitet se përse e parashtroj pyetjen. ‘Pse të duhet ta dish?’ këmbëngul ajo ‘veç në mos…’.”
• Thotë Julieta 14­vjeçe: “Nëna ime beson se mosdija e garanton pafajësinë. Ajo hidhërohet kur unë e pyes diçka rreth seksit. Ajo thotë: ‘Burri yt do të ta mësojë gjithë atë që duhet ta dish rreth seksit’.”
• Thotë Louisi 18­vjeç: “Mora një porosi të përzier nga prindërit e mi. Njëri thotë: ‘Mos e bëj, do të kesh telashe!’ Tjetri thotë: ‘Mbille tagjinë tënde të egër sa je i ri’. Kisha dashur që prindërit e mi ta ndajnë mendjen. Nëse seksi është i mirë për ne, le të na thonë. Nëse nuk bën për ne, atëherë mos nxisni, mos provokoni dhe mos na ngatërroni”.

• Thotë Joshua 15­ vjeç: “Babai im gjithmonë dëshiron që ne të jemi të sinqertë. Mirëpo, ndershmëria e tij ndalon aty ku fillon seksi. Është kjo një fushë ku nuk është i mirëseardhur sinqeriteti im”.
• Jonathan 22­ vjeç thotë: “Për çunat e kolegjit, seksi është simbol pjekurie dhe burrërie. Për gocat, ai është mbrojtje nga mungesa e famës dhe vetmia”.
• Dilema e seksit është shprehur nga një adoleshent: “Nëse shikoj një komedi, mund të qesh; një tragjedi, mund të qaj; diçka që me zemëron, mund të bërtas; por nëse shoh një pjesë që më ka nxitur seksualisht, çfarë të bëj në atë rast?”

 

Këto biseda tregojnë se edukimi seksual i përshtatshëm tani duhet të shërbejë si kundërhelm ndaj mosdijes. Shoqëria nuk mund të lejojë më që rruga dhe ekrani t’i vendosin vlerat dhe standardet e saj për seksin.

 

Vlerat dhe seksi: sot dhe dje

Ka një konflikt të konsiderueshëm vlerash ndër njerëzit sot. Disa prindër ndjejnë se ka ardhur koha për ta pranuar realitetin e ri. Ata janë të brengosur për sëmundjet ngjitëse me rrugë seksuale, shtatzënitë e padëshiruara dhe reputacionet e shkatërruara. Ata shpresojnë t’i shmangin këto rreziqe me një edukim seksual të qartë. Disa i furnizojnë adoleshentët e tyre me informacione dhe kontraceptivë.

Prindër të tjerë me indinjatë i kundërshtojnë këto masa. Ata e dinë se kontraceptivët mund ta inkurajojnë seksin paramartesor. Ata e dinë se shoqëria nuk mund ta mbështesë seksin adoleshent, ngaqë zgjimi erotik i hershëm do t’i rrezikonte marrëdhëniet e përgjegjshme njerëzore dhe qytetërimin. Detyra kryesore e të rinjve është të nxënë dituri, dhe të përgatiten për një jetë të ndershme dhe familjare prej të një të rrituri. Për ta arritur këtë detyrë, më e mira është të mbahet “freni në dorë”. Disa konsiderojnë se madje edhe biseda rreth seksit është e neveritshme, dhe me shije të keqe. Disa prindër ndjejnë se biseda e hapur për seksin stimulon akte seksuale, madje edhe kur qëllimi është vetëkontrolli. Një prind flet për të qenit për fëmijët modele që duhen ndjekur: “Vetëm atëherë kur ne të rriturit do të japim shembull të hijshëm, dhe të kërkojmë sjellje të hijshme, fëmijët do të bëhen njerëz siç dëshirojmë ne”.

Si në jetë ashtu edhe në literaturë, ka gjithnjë e më pak moralitet. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të tjera, seksi nuk është më një temë e ndaluar; ai ligjërohet në shkollë dhe diskutohet në shtëpi.

Në këto shoqëri merret për të mirëqenë se nëse i ekspozoheni tundimit, ju do të dorëzoheni. Prandaj, djemtë dyshohen, ndërsa vajzat ndiqen nga pas. Djemtë në ditët e sotme kanë makina, ndërsa shumë vajza kanë liri. Kur ka ngashënjim maksimal me minimum mbikëqyrje, si mundemi ne realisht të presim që të rinjtë tanë t’i ndjekin rregullat morale?

Në të kaluarën, gocat e mira këmbëngulnin për dëlirësi, dhe kur ballafaqoheshin me ndonjë të dashur ngulmues, lejonin vetëm përqafim dhe përkëdhelje. Ky ishte kompromisi i saj me ndërgjegjen dhe shoqërinë. Tani, shumë adoleshentë detyrohen ta vënë në dyshim këtë zgjidhje.

Çunat nuk e durojnë këtë, ngaqë TV­ja, filmat dhe revistat i lënë ata tepër të stimuluar, ndërsa vajzat nuk e durojnë ngaqë i shndërron ato në provokuese.

Vajzat e kolegjit në këto vende që dëshirojnë të mbeten të virgjëra, e kuptojnë se kjo është e vështirë. Shumë djem refuzojnë të dalin në takim me to, dhe disa vajza i trajtojnë ato si të dala mode. Ato që janë serioze për ta “ruajtur veten për martesë”, mund ta gjejnë veten shoqërisht të izoluara. Nën këto presione, një e virgjër mund të fillojë të dyshojë në normalitetin e saj.

Përballë ngashënjimit dhe talljes, vetëm ato që janë moralisht të vendosura mund t’i ruajnë standardet e tyre të larta. Mjerisht, shumë vajza kanë seks në këtë mjedis, jo nga dëshira, por nga presioni. Në të kaluarën, një vajzë mund ta shfrytëzonte frikën nga shtatzënia si justifikim për dëlirësinë. Tani më ky justifikim ka humbur.

Profilaktikët shiten në supermarkete, pilulat dhe diafragmat mund të sigurohen lehtë, ndërsa disa shkolla, e madje edhe kisha, shpërndajnë falas prezervativë.

 

Gjatë një vizite nga kolegji, Jasoni, 18­vjeç, i tha të atit për jetën dhe dashurinë: “E kam zbuluar dallimin e vërtetë midis djemve dhe vajzave. Vajzat luajnë me seksin si një mënyrë për të fituar dashuri. Djemtë luajnë me dashurinë si një mënyrë për të fituar seks. Filozofia ime është duaji ato, dhe braktisi ato”. I ati e pyeti: “Çfarë ndodh me vajzën pasi ti dhe djem të tjerë e duan, dhe pastaj e braktisin atë?” “Nuk është puna ime, mundohem të mos mendoj për të”, tha Jason.

“Epo, mendo pak për këtë. Në Orient, thonë se nëse e shpëton një njeri nga vdekja, ti je përgjegjës për jetën e tij. Nëse ti ke sajuar një strategji për ta joshur një vajzë në dashuri, ndjenjat e saja bëhen puna jote”, iu përgjigj i ati.

I ati i Jasonit e pohoi parimin themelor: Ndershmëria dhe përgjegjësia kanë të bëjnë me të gjitha raportet njerëzore. Të gjitha situatat, të thjeshta apo të ndërlikuara, shoqërore apo seksuale, kërkojnë integritet dhe llogaridhënie individuale.

Pse edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

Adoleshentët janë të etur të mësojnë gjithçka që munden për seksin. Ata janë të trazuar dhe të hutuar, dhe kërkojnë përgjigje realiste dhe personale. Kur u jepet rasti të diskutojnë seriozisht rreth seksit, adoleshentët flasin lirshëm dhe me arsye. Ata kërkojnë standarde dhe kuptim, duke dëshiruar të pajtohen me seksualizmin e tyre.

Pyetja është: a duhet t’iu jepet edukim seksual adoleshentëve? Shpesh, kjo vjen tepër vonë. Seksi tashmë në mënyrë të papërshtatshme mësohet në internet, në oborrin e shkollës dhe në rrugë. Në fjalë dhe fotografi, fëmijët i janë të ekspozuar seksit, që shpesh është i ndyrë dhe vulgar.

Ekranet dhe rrugët janë burim i pandërprerë keqinformimi. Shitësit e pisllëkut nuk hezitojnë kurrë të ndajnë “fakte” dhe ndjenja seksuale. Moshatarët me zhvillim të parakohshëm, me dëshirë rrëfejnë për përvojat, reale dhe imagjinare. Janë prindërit dhe mësimdhënësit që shpesh kanë frikë t’i ndajnë informatat e duhura në kohë.

Edukimi seksual ka dy pjesë: informacionin dhe vlerat.

Vlerat mësohen më së miri në shtëpi. Ekspertët mund t’i japin më së miri informacionet. Jo të gjitha pyetjet rreth seksit burojnë nga etja për dituri. Disa fëmijë synojnë t’i vënë në siklet prindërit e tyre, që nuk duhet t’iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Nuk mund të pritet që prindërit të jenë të hapur, të rehatshëm dhe të dijshëm për çdo aspekt të seksualizmit njerëzor.

Informacioni i kërkuar sinqerisht duhet siguruar, ndërsa për pyetjet e tjera është më mirë t’iu drejtohen ekspertëve. Prindërit duhet t’i inkurajojnë adoleshentët e tyre të marrin pjesë në bisedimet rreth seksit të sponsorizuara jo vetëm nga shkolla, por, që është më me rëndësi, nga kisha, xhamia dhe qendra e komunitetit.

Informacionet e kumtuara në mënyrë objektive dhe ndershmërisht, mund ta pakësojnë armiqësinë dhe ta shtojnë besimin midis brezave. Të rriturit mund ta rifitojnë besimin e tyre te të rinjtë, ndërsa të rinjtë mund të kuptojnë se përkundër dallimit në moshë, të rriturit janë vërtet të shqetësuar për mirëqenien e tyre, dhe se ndajnë me ta një njerëzi të përbashkët.

Nga ana tjetër, dikush mund të polemizojë: A kanë nevojë fëmijët për edukim seksual?

A e mësoni ju një rosë të vogël si të notojë, apo thjesht e vini mbi ujë dhe e lini të notojë? Me mijëra vjet burrat dhe gratë kanë pasur seks pa ndonjë edukim formal. Në shumë qytetërime tradicionale, edukimi seksual fillon me provë dhe gabim pas martese, derisa të gjendet mënyra më e mirë. Mirëpo, pasja e një duzine fëmijësh nuk është provë për dashurinë. Një edukim seksual i përshtatshëm dhe i shëndoshë është vendimtar për plotësimin e një martese të lumtur.

Kush duhet të ligjërojë edukatë seksuale?

Çdokush ka një rol për ta luajtur. Prindërit duhet t’i dinë faktet dhe çështjet shqetësuese, dhe duhet të marrin një rol më me përgjegjësi. Babai e ka për detyrë të jetë në gjendje t’iu përgjigjet pyetjeve të djalit të tij, ndërsa nëna pyetjeve të vajzës së saj. Ne nuk mund të mbështetemi mbi edukimin seksual në shkollë apo nga mediat. Është detyrë jona ta plotësojmë atë me një përmasë etike dhe morale.

Mësimdhënësit e shkollave të së dielës, mjeku i familjes, pediatri, imamët e informuar mirë dhe kleri, po ashtu mund të luajnë rolin e tyre. Brenda një familjeje, motra më e madhe ka detyrim ndaj më të voglës, ndërsa vëllai më i madh ndaj më të voglit.

Prindërit nuk duhet të jenë të heshtur rreth edukatës seksuale. Heshtja iu dërgon mesazh të gabuar fëmijëve.

Fëmijët janë të ngatërruar nga faktet “kundërthënëse” që i dëgjojnë nga të huajt dhe moshatarët. Ata do të zhvillojnë qëndrime të padëshiruara për seksualizmin, që do të mund të ndikonte negativisht te ata gjatë moshës së tyre të rritur.

Shmangia e edukimit seksual nuk paraqet më një opsion. Ne duhet të jemi realistë. Prindërit që përpiqen t’i ndalojnë fëmijët e tyre nga edukata seksuale, në të vërtetë ua përpla sin kokat për muri. Është gjithsesi më mirë për fëmijët e tyre të mësojnë nga një i rritur i përgjegjshëm i ditur dhe etik, që do të ishte në gjendje të zhbënte çfarëdo ngatërrese të mundshme, dhe ndikime të padëshiruara të mjedisit.

Kur’ani dhe Profeti a.s., i diskutojnë çështjet seksuale qartë dhe me urtësi. Seks nuk është një fjalë e pisët, ngaqë ai është një aspekt i rëndësishëm i jetëve njerëzore.

Kur’ani e diskuton atë me një gjuhë të denjë: riprodhim, krijim, jetë familjare, menstruacion dhe ejakulim. Profeti a.s., ka diskutuar respektueshëm me Shoqëruesit e tij shumë aspekte të jetës së tyre seksuale në këtë drejtim.

Njëra arsye se përse prindërit muslimanë nuk bisedojnë për seksin, është për shkak të mënyrës në të cilën janë edukuar ata vetë. Prindërit mund të mos kenë dituri për seksin, apo të jenë të parehatshëm me seksualizmin e tyre apo të shprehurit e tij.

Çfarë t’i mësojmë fëmijët?

Shumë prindër i përgatisin vajzat e tyre për fillimin e të përmuajshmeve të tyre, ndërsa bijtë e tyre për derdhjet e para të natës. Disa prindër nuk i përgatisin fëmijët e tyre, që shkakton frikë dhe shqetësim për adoleshentin. Çfarëdo derdhje gjaku e papritur në mendjen e të riut/ resë, automatikisht ndërlidhet me sëmundje apo dëmtim, dhe nëse kjo ka pasuar çfarëdo vetë­eksplorimi apo masturbimi, personi i ri/ re mund të brengoset dhe të ndjehet fajtor.

Një rrjedhje e bollshme gjaku apo fare, shpesh i bën ata të besojnë se diçka brenda tyre është prishur apo sëmurë, ndaj ata kanë shumë turp dhe janë të frikësuat të flasin për këtë. Një vajzë e re përpiqej dëshpërimisht t’ia dilte në krye me gjakosjen e saj me ndihmën e shamive prej letre për muaj të tërë, duke menduar se ishte seriozisht e sëmurë. Në fund, një mësimdhënëse e sjellshme i zbuloi rrobat e saja me njolla gjaku dhe i ndihmoi asaj. Ajo e dëshpëruar i kishte larë ato, që të mos i shihte e ëma.

Disa nëna duhet të mendojnë për qëndrimet e tyre të gabuara për menstruacionin, para se t’iu flasin bijave të tyre për to. Është e dobishme që edhe djemtë të dinë diçka për të. Kjo u ndihmon më vonë, kur një burrë i ri duhet të merret me një bashkëshorte që vuan nga dhimbja, tensionimi paramenstrual apo humori i keq. Është goxha e kotë të shihet e gjithë kjo punë si e pisët dhe shqetësuese, dhe të trajtohet vajza gjatë kësaj periudhe si një person që duhet shmangur.

Profeti a.s., ka këshilluar se ne nuk duhet t’i lëndojmë gratë me menstruacione duke i shmangur ato, apo t’i bëjmë të ndjehen të papastra. Vetëm marrëdhënia e plotë seksuale duhet shmangur. Mirëpo, për sa kohë që pjesët e turpshme të gruas janë të mbuluara, ndërsa burri të jetë i mbrojtur nga gjaku, çifti mund të gjejë kënaqësi si t’iu pëlqejë.

Me disa përjashtime, edukimi seksual në shkollat e mesme publike amerikane është bërë një varg mësimesh për atë se si të përdoren prezervativët, të shmangen sëmundjet dhe të sigurohet aborti. Qëndrimi mbizotërues në Shtetet e Bashkuara duket se është ai që të rinjtë do të bëjnë seks gjithsesi, ndaj ne vetëm duhet t’i ndihmojmë ata që këtë ta bëjnë të sigurt. Rrallëherë jepet një perspektivë etike, dhe nëse ndodh kjo, nuk përmendet fare feja, përshpirtshmëria dhe kënaqësia e Zotit. Klasat me gjini të përziera e largojnë ndjenjën e natyrshme të turpit të një të riu. Madje edhe në klasat me një gjini, fëmijët inkurajohen të eksperimentojnë me seksin, dhe iu jepen kës hilla për teknikat e puthjes apo masturbimit, si pjesë e “eksplorimit të natyrshëm të seksua lizmit”. Fëmijët muslimanë nuk dinë si të reagojnë, dhe mund të jenë tepër të zënë në siklet për t’i pyetur prindërit e tyre rreth kësaj.

 

Burimi: MARRËDHËNIET PRIND – FËMIJË | UDHËZUES PËR RRITJEN E FËMIJËVE

Hisham Altalib

AbdulHamid EbuSulejman

Omar Altalib

“Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” Edukata Seksuale Edukimi seksual edukimi seksual për adoleshentë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAlergjitë ushqimore te fëmijët: 8 mite të rrezikshme që prindërit ende i besojnë
Next Article Opinion | Ideologjia në sistemin edukativ-arsimor – Shemsi Osmani
Prindërimi
  • Website

Related Posts

FOKUS

Opinion | Ideologjia në sistemin edukativ-arsimor – Shemsi Osmani

January 14, 2026
Shkolla

Shkollat e Kosovës të pasigurta: fëmijët mësojnë pa plane emergjence, trajnime e personel sigurie

November 12, 2025
Shtatzënia

Migrena gjatë shtatzënisë: si ta menaxhoni në mënyrë të sigurt dhe të ndërgjegjshme

November 12, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,252

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,991

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,047
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Opinion | Ideologjia në sistemin edukativ-arsimor – Shemsi Osmani

PrindërimiJanuary 14, 2026
Edukimi

Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

PrindërimiNovember 13, 2025
Shëndeti

Alergjitë ushqimore te fëmijët: 8 mite të rrezikshme që prindërit ende i besojnë

PrinderimiNovember 12, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,252

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,991

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,047
Të zgjedhura

Opinion | Ideologjia në sistemin edukativ-arsimor – Shemsi Osmani

January 14, 2026

Ç’është edukimi seksual? A duhet ne ta ligjërojmë atë?

November 13, 2025

Alergjitë ushqimore te fëmijët: 8 mite të rrezikshme që prindërit ende i besojnë

November 12, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.