Në kohën kur isha për kërkime në psikologji dhe pedagogji në Gjermani, koordinatori ynë arsimor, Heike Grüe- ter, na çoi në një qytezë afër Këlnit. Ishte një vendbanim shumë i bukur, i gjelbër, me ara, çifligje kuajsh dhe kaf- shësh të tjera që ia vlente ta vizitoje.
Mbërritëm në një vend ku ndodheshin dy ndërtesa. Njëra prej tyre ishte një shkollë fillore që ofronte arsim normal, kurse tjetra një qendër tera- peutike. Te kjo e dyta kishte fëmijë me autizëm, me sindro- mën down, me të meta trupore, pamore etj.
Çdo fëmijë që merrte terapi në këtë qendër arsimore dhe terapeutike kishte nga një “rosë” nga shkolla fillore. “Rosať” ishin shokë shumë të ngushtë, përgjegjës për njëri-tjetrin. Fëmijët e fillo- res, në orë të caktuara të ditës duhej të vinin në këtë qendër terapeutike për mësim dhe për aktivitete të tjera, ndërkohë që në seanca të veçanta atyre u bashkoheshin edhe fëmijët me nevoja të veçanta.
Nuk kishte shërbëtorë apo punonjës krahu në këtë qendër, pastërtinë e shkollës dhe të mjedisit e mbanin familjet, vetë mësuesit me nxënësit. Ishte një atmosferë shumë pozitive, plot hare. Një pjesëmarrës nga Italia, adminsitrator shkolle, me gjasë me mendësinë e prindit që përmendëm më lart, pyeti një nga nënat që kishte një fëmijë fillorist në këtë qendër terapeutike: “A nuk ndikohet për keq fëmija juaj nga ata që vijnë për terapi në këtë institu- cion?”
Nëna e habitur ia ktheu: “Ne e lamë shkollën pranë shtëpisë me qëllim që djali ynë të vijë në këtë qendër. Çdo ditë bëjmë nga 40 kilometra rrugë. Nuk kam fjalë se si ta përshkruaj avancimin e djalit tonë pas ndjekjes së procesit në këtë shkollë. Ai u bë një fëmijë shumë i ndjeshëm, i zell- shëm, dhe tashmë nuk kemi kurrfarë telashi me të, – shtoi plaka, duke i dhënë kështu italianit një mësim të bukur mbi njerëzillëkun.
Teksa largohesha që andej u luta. U betova se do të punoj që edhe fëmijëve të vendit tonë t’u krijohen kushte të tilla plot dashuri e dhembshuri.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)