Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Burnout-i tek mamatë gjatë verës: Si të kujdeseni edhe për veten

July 21, 2026

7 hapa për të menaxhuar kundërpërgjigjet dhe sjelljen pa respekt tek fëmijët

July 21, 2026

Çfarë është më e rëndësishme: cilësia apo sasia e bisedave me fëmijën?

July 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Burnout-i tek mamatë gjatë verës: Si të kujdeseni edhe për veten
Aktualitete

Burnout-i tek mamatë gjatë verës: Si të kujdeseni edhe për veten

LRBy LRJuly 21, 2026Updated:July 21, 2026No Comments9 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Housewife isometric concept set with women tired of housework isolated vector illustration SSUCv3H4sIAAAAAAACA01Ry07DQAz8FcvnlIK45YYQ4nGqQOJScdjsuq3VTVztOglVlX/Hm7aot7HHHtvjEzYus8f6hBxjnzU5ZemwfqiQAqskdhHr+6nCrE77TNlqLfJOaWvsHF9F1qeSxxrfb7Ty8jnyYfGUFE2kb4z+Jm/KOFXX+n8Gp58K3ZY6fyxzbFCiSG4euzZqPyql9rLDwIHkDF0fuEAcxLto/GPZ0XaQtmS3yR127BMPlEocKHsD+CZ20cgbAs7Skib24KXzdFDIpDCy7mA0pgPlRAFkA7u5R9K+9ESzIcAw3wO3Dt7Bi9nnmkjwsvoC1wX4pC6QVXXwsXqFjaTWFUv09+LA2YqzVl4G8lKkBrqBi3xsG7H7KpS9PWmapj84HHuPwgEAAA==
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Për shumë familje, vera është sinonim i pushimeve, aventurave dhe kujtimeve të bukura. Megjithatë, për shumë nëna, ardhja e pushimeve verore nuk sjell gjithmonë qetësi. Përkundrazi, ajo mund të shoqërohet me më shumë lodhje, më pak kohë për veten, dhe një ndjenjë të vazhdueshme përgjegjësie.

Kur fëmijët janë në shtëpi gjatë gjithë ditës, rutina ndryshon plotësisht. Nuk ka më orarin e shkollës, nuk ka momente qetësie gjatë paradites, dhe kërkesat e fëmijëve duket sikur nuk mbarojnë kurrë. Nëse e gjeni veten duke menduar: “Si do ta përballoj gjithë verën?”, dijeni se nuk jeni e vetme.

Hapesire-reklamuese

Kjo nuk do të thotë se nuk i doni fëmijët tuaj ose se nuk jeni një nënë e mirë. Do të thotë thjesht se jeni e lodhur. Dhe kur një nënë është e lodhur fizikisht dhe emocionalisht, edhe sfidat më të vogla mund të duken shumë të mëdha.

Lodhja e vazhdueshme nuk është shenjë dobësie. Ajo është pasojë e një ngarkese të madhe që zgjat për një kohë të gjatë, sidomos kur mbështetja është e kufizuar. Fatkeqësisht, vera shpesh e shton këtë ngarkesë, ndërsa redukton momentet e pushimit që ofron rutina e zakonshme.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Si ta bëni verën më të lehtë për veten?
  • Pse vera mund të jetë kaq e lodhshme për nënat?
  • Mungon pushimi që ofron shkolla
  • Rriten përgjegjësitë
  • Prishet rutina
  • Rriten shpenzimet
  • Krahasimi me të tjerët
  • 1. Ulni pritshmëritë për verën
  • 2. Krijoni momente të vogla pushimi gjatë ditës
  • 3. Kërkoni dhe pranoni ndihmë
  • 4. Mbani një rutinë të thjeshtë
  • 5. Mos e lini pas dore kujdesin për veten
  • 6. Gjeni çdo ditë pak kohë vetëm për veten
  • Kur lodhja fillon të ndikojë në mënyrën si reagoni
  • Kur lodhja është më shumë sesa lodhje
    • Në vend të përfundimit

Si ta bëni verën më të lehtë për veten?

Nuk është e nevojshme të organizoni çdo ditë aktivitete të veçanta apo të krijoni “pushimet perfekte”. Në fakt, disa ndryshime të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Ja disa ide që mund t’ju ndihmojnë:

  • Ulni pritshmëritë dhe hiqni dorë nga ideja e “verës perfekte”.
  • Krijoni momente të shkurtra pushimi gjatë ditës, edhe nëse zgjasin vetëm 15–30 minuta.
  • Bashkëpunoni me nëna të tjera për t’u kujdesur me radhë për fëmijët.
  • Mbani një rutinë të thjeshtë dhe fleksibile, pa e mbushur çdo ditë me aktivitete.
  • Kujdesuni për trupin tuaj duke pirë mjaftueshëm ujë, duke pushuar dhe duke shmangur lodhjen nga vapë.
  • Gjeni çdo ditë pak kohë vetëm për veten.

Pse vera mund të jetë kaq e lodhshme për nënat?

Lodhja prindërore (parental burnout) është një gjendje rraskapitjeje fizike, mendore dhe emocionale që vjen si rezultat i përgjegjësive të vazhdueshme të kujdesit për fëmijët.

Gjatë verës, kjo lodhje mund të bëhet edhe më e theksuar për disa arsye.

Mungon pushimi që ofron shkolla

Gjatë vitit shkollor, orët kur fëmijët janë në shkollë u japin shumë nënave mundësinë të punojnë, të kryejnë punët e shtëpisë ose thjesht të pushojnë për pak.

Me ardhjen e verës, ky ritëm ndryshon. Fëmijët janë në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe prindërit duhet të jenë vazhdimisht të gatshëm për t’u kujdesur për ta.

Rriten përgjegjësitë

Nuk mjafton më vetëm të kujdeseni për ushqimin, higjienën apo sigurinë e fëmijëve. Shpesh ndiheni edhe si organizatore aktivitetesh, arbitre e konflikteve mes motrave e vëllezërve dhe burim i vazhdueshëm argëtimi.

Prishet rutina

Rutina është një nga faktorët që ndihmon si fëmijët, ashtu edhe prindërit të ndihen më të qetë. Kur oraret ndryshojnë, edhe organizimi i ditës bëhet më i vështirë dhe stresi mund të rritet.

Rriten shpenzimet

Kampe verore, aktivitete sportive, udhëtime apo dalje familjare kërkojnë kohë, organizim dhe buxhet. Kjo mund të shtojë presionin financiar për shumë familje.

Krahasimi me të tjerët

Në rrjetet sociale shpesh shohim fotografi të pushimeve perfekte, udhëtimeve apo aktiviteteve të shumta familjare. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni sikur nuk po bëni mjaftueshëm për fëmijët tuaj.

Por mos harroni: ajo që shfaqet në internet është vetëm një pjesë e realitetit. Fëmijët nuk kanë nevojë për pushime luksoze apo aktivitete të kushtueshme për të qenë të lumtur. Ajo që u mbetet më gjatë në kujtesë është koha cilësore me prindërit, ndjenja e sigurisë dhe dashuria që marrin çdo ditë.

SI TA PËRBALLONI LODHJEN GJATË VERËS SI NËNË?

1. Ulni pritshmëritë për verën

Nuk është e nevojshme t’u ofroni fëmijëve një verë “perfekte”, si ato që shohim në revista apo rrjetet sociale. Nuk keni pse të organizoni aktivitete çdo ditë, të vizitoni vazhdimisht vende të reja apo të plotësoni një listë të pafund idesh.

Në të vërtetë, fëmijët shpesh i kujtojnë më shumë ditët e thjeshta: lojërat në oborr, shëtitjet në park, një akullore me familjen ose një mbrëmje me biseda dhe të qeshura. Mos e vendosni mbi supe barrën për ta bërë çdo ditë “të paharrueshme”. Edhe një verë e qetë është një verë e bukur.

Mos harroni: një nënë e qetë dhe emocionalisht e pranishme është shumë më e vlefshme për fëmijën sesa një program i mbushur me aktivitete.

2. Krijoni momente të vogla pushimi gjatë ditës

Shumë nëna presin pushimet verore ose fundjavën për t’u çlodhur. Por gjatë verës kjo shpesh nuk ndodh.

Prandaj është e rëndësishme të krijoni pushime të vogla çdo ditë.

Mund të vendosni një “orë qetësie”, ku secili anëtar i familjes merret me një aktivitet të qetë në dhomën e vet. Fëmijët mund të lexojnë, të vizatojnë, të luajnë me lodra ose, në varësi të moshës, të shikojnë një program edukativ për një kohë të kufizuar.

Ndërkohë, ju mund të:

  • pini një filxhan kafe ose çaj;
  • lexoni disa faqe të një libri;
  • uleni në ballkon ose në oborr;
  • bëni disa ushtrime frymëmarrjeje;
  • ose thjesht të qëndroni disa minuta në qetësi.

Edhe 20–30 minuta pushim mund t’ju ndihmojnë të rifitoni energjinë për pjesën tjetër të ditës.

Mos e shfrytëzoni domosdoshmërisht këtë kohë për të pastruar shtëpinë apo për të kryer detyra të tjera. Edhe ju keni nevojë për pushim.

3. Kërkoni dhe pranoni ndihmë

Shumë nëna mendojnë se duhet t’ia dalin vetë me gjithçka. Por kujdesi për fëmijët nuk është përgjegjësi që duhet ta mbajë vetëm një person.

Nëse keni mundësi, organizohuni me një motër, një shoqe, gjyshërit ose një familje tjetër.

Për shembull, mund të bini dakord që:

  • një ditë fëmijët të luajnë në shtëpinë tuaj;
  • ditën tjetër në shtëpinë e familjes tjetër.

Kjo u jep fëmijëve mundësinë të socializohen, ndërsa ju fitoni pak kohë për veten.

Edhe takimet në park me prindër të tjerë janë një mënyrë e mirë për të ndarë përgjegjësitë dhe për të ndier më pak izolim.

Ndonjëherë, vetëm fakti që bisedoni me një nënë tjetër dhe kuptoni se edhe ajo përjeton të njëjtat sfida, mund të jetë një lehtësim i madh.

4. Mbani një rutinë të thjeshtë

Pushimet nuk do të thonë se dita duhet të jetë pa strukturë.

Në fakt, një rutinë e lehtë i ndihmon si fëmijët, ashtu edhe prindërit të ndihen më të qetë.

Nuk është e nevojshme ta mbushni çdo ditë me kampe, kurse apo aktivitete.

Mjafton të krijoni një ritëm të përafërt, për shembull:

  • paradite një aktivitet jashtë shtëpisë;
  • drekë;
  • kohë pushimi ose leximi;
  • lojë në oborr ose park;
  • darkë dhe kohë me familjen.

Kur fëmijët e dinë se çfarë i pret gjatë ditës, ka më pak ankesa, më pak konflikte dhe më shumë qetësi në familje. Një rutinë e thjeshtë është shumë më e dobishme sesa një kalendar i mbushur me aktivitete që ju lodhin edhe më shumë.

5. Mos e lini pas dore kujdesin për veten

Kur kujdesemi për fëmijët, shpesh harrojmë nevojat tona. Megjithatë, një nënë që ndihet mirë fizikisht dhe emocionalisht ka më shumë energji dhe durim për familjen.

Gjatë verës, temperaturat e larta mund të shtojnë lodhjen. Për këtë arsye, kujdesuni për gjërat bazë që shpesh i neglizhojmë:

  • Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës.
  • Mos i anashkaloni vaktet.
  • Dilni për një shëtitje herët në mëngjes ose në mbrëmje, kur temperaturat janë më të ulëta.
  • Flini sa më mjaftueshëm që të jetë e mundur.
  • Mos e ndieni veten në faj nëse keni nevojë të pushoni.

Nuk është e nevojshme të bëni ndryshime të mëdha. Edhe zakonet e vogla të përditshme mund të kenë ndikim të madh në mirëqenien tuaj.

6. Gjeni çdo ditë pak kohë vetëm për veten

Prindërimi është një nga rolet më të bukura, por ndonjëherë mund të bëjë që të harrojmë se kush jemi përtej rolit të nënës.

Përpiquni të ruani çdo ditë të paktën 30 minuta vetëm për veten.

Kjo kohë mund të përdoret për:

  • të lexuar një libër;
  • të dëgjuar muzikën që ju pëlqen;
  • të shkruar në ditar;
  • të kujdesur për lulet;
  • të bërë një shëtitje;
  • ose thjesht për të pirë kafenë në qetësi.

Këto minuta nuk janë luks. Janë një mënyrë për të rimbushur energjinë dhe për t’u kthyer tek familja me më shumë qetësi.

Mos harroni: ju nuk jeni vetëm nënë. Jeni edhe një grua me interesa, nevoja dhe ëndrra personale.

Kur lodhja fillon të ndikojë në mënyrën si reagoni

Ndoshta e keni vënë re edhe vetë.

Kur jeni shumë e lodhur, filloni të humbni durimin më shpejt.

Një gotë e derdhur, një debat mes fëmijëve ose një pyetje e përsëritur disa herë mund t’ju bëjë të ngrini zërin pa dashur.

Nëse kjo ju ndodh, mos e fajësoni menjëherë veten.

Shpesh nuk është mungesë dashurie apo durimi.

Është një shenjë se rezervat tuaja emocionale janë konsumuar.

Prandaj, në vend që të pyesni:

“Pse po reagoj kështu?”

provoni të pyesni:

“Çfarë më nevojitet mua në këtë moment?”

Ndonjëherë përgjigjja është vetëm pak pushim, pak ndihmë ose disa minuta qetësi.

Kur lodhja është më shumë sesa lodhje

Është normale që gjatë verës të ndiheni më të lodhura se zakonisht.

Megjithatë, nëse kjo ndjenjë vazhdon për javë të tëra, nëse ndiheni vazhdimisht pa shpresë, pa energji, të irrituara ose e keni të vështirë të kryeni edhe aktivitetet e zakonshme të ditës, është e rëndësishme ta merrni seriozisht këtë gjendje.

Mos hezitoni të flisni me mjekun tuaj ose me një profesionist të shëndetit mendor. Kërkimi i ndihmës nuk do të thotë se keni dështuar si nënë.Përkundrazi, është një akt guximi dhe përgjegjësie ndaj vetes dhe familjes suaj.

Në vend të përfundimit

Vera nuk ka pse të jetë perfekte që të jetë e bukur.

Fëmijët nuk kanë nevojë për aktivitete të kushtueshme apo për një program të mbushur çdo ditë. Ata kanë nevojë për një nënë që ndihet e mbështetur, e dëgjuar dhe sa më e qetë emocionalisht.

Mos harroni se edhe ju meritoni pushim. Sa më shumë të kujdeseni për mirëqenien tuaj, aq më shumë do të keni mundësi t’u dhuroni fëmijëve durim, dashuri dhe praninë që ata kanë nevojë.

Këtë verë, përpiquni të hiqni dorë nga ideja e perfeksionit. Shijoni momentet e vogla, pranoni ndihmën kur ju ofrohet dhe mos harroni se një nënë që kujdeset edhe për veten është një nënë që kujdeset më mirë edhe për fëmijët e saj.

Artikull nga: The PragmaticParent
Përkthim: Prindërimi

#prinderdhefemije BurnouttekNënat kujdesi për nënën Kujdesi për veten lodhja e nënave Lodhja prindërore Mbështetja për nënat Perfeksionizmi Prinderimi gjatë verës PrinderimiPozitiv Pushimet e verës Pushimi i nënave Shëndeti mendor i nënave Vera dhe prindërimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article7 hapa për të menaxhuar kundërpërgjigjet dhe sjelljen pa respekt tek fëmijët
LR

Related Posts

Adoleshent

7 hapa për të menaxhuar kundërpërgjigjet dhe sjelljen pa respekt tek fëmijët

July 21, 2026
Aktualitete

Çfarë është më e rëndësishme: cilësia apo sasia e bisedave me fëmijën?

July 21, 2026
Aktivitete kreative

Si ndikon vera në humorin e fëmijëve?

July 21, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,303

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,276
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Burnout-i tek mamatë gjatë verës: Si të kujdeseni edhe për veten

LRJuly 21, 2026
Adoleshent

7 hapa për të menaxhuar kundërpërgjigjet dhe sjelljen pa respekt tek fëmijët

LRJuly 21, 2026
Aktualitete

Çfarë është më e rëndësishme: cilësia apo sasia e bisedave me fëmijën?

LRJuly 21, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,303

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,276
Të zgjedhura

Burnout-i tek mamatë gjatë verës: Si të kujdeseni edhe për veten

July 21, 2026

7 hapa për të menaxhuar kundërpërgjigjet dhe sjelljen pa respekt tek fëmijët

July 21, 2026

Çfarë është më e rëndësishme: cilësia apo sasia e bisedave me fëmijën?

July 21, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.