Hobitë kundrejt rrethanave objektive
Qysh në shkollën e mesme, adoleshentët do të përballen me detyrën shqetësuese të zgjedhjes së një fushe të studimit. A do të jetë shkencë ekzakte apo shoqërore? Apo çka? Meqenëse kanë pak përvojë në jetë, adoleshentët do të mendojnë në fillim se mund të zgjedhin çfarëdo fushe që dëshirojnë. Ata do të fantazojnë dhe do të ëndërrojnë për të arriturat e tyre në fushën e dëshiruar. “Mirëpo kur më pas vjen koha për zgjedhjen e fushës së studimit adoleshentët e kuptojnë se rezultati në provimin e maturës dhe në provimin pranues në universitet do të vendosë kufirin në ëndrrat e tyre.”
Atëherë do të bëhet e dukshme se gjërat janë më të komplikuara sesa e kanë marrë me mend. Adoleshenti ose adoleshentja madje do të zbulojë se më nuk janë të sigurt se çfarë njëmend dëshirojnë të studiojnë, Islamin, inxhinierin ose menaxhmentin.
Është fatkeqësi që adoleshentët nuk marrin shumë ndihmë për të larguar hutin e tyre dhe për t’i zgjedhur problemet. Ata mbesin me muaj ose vite të zhytur në përpjekje të tërbuara për t’i kapërcyer dyshimet. Në vend që thjesht të zgjedhin fushën e studimit për të cilën kanë ëndërruar gjatë, ata do të përleshen me një numër të pengesave dhe problemeve: në ndonjë universitet të afërt. Kjo do të thotë se ata duhet të udhëtojnë në një qytet ose shtet tjetër, një gjë që nëna e refuzon kategorikisht ose babai nuk mund t’i mbulojë shpenzimet që dalin.
– Adoleshenti mund t’i ketë vënë zemrën një fushe të caktuar të studimit dhe të mendojë se do të arrijë sukses në të. Mirëpo, pikët e provimit të maturës nuk i lejojnë të studiojë fushën e preferuar.
– Babai i adoleshentit mund të dëshirojë që ai të studiojë fushën të cilën ai e ka dashur, por ka dështuar ta studiojë kur ka qenë në moshën e tij.
– Adoleshenti mund të këshillohet se fusha të cilën e pëlqen nuk është e kërkuar në treg dhe më mirë ta zgjedhë një fushë tjetër.
Është një konflikt i madh nëpër të cilin duhet të kalojë adoleshenti derisa të zgjedhë fushën e studimit. Ata meritojnë ndihmë të sinqertë prej të gjithëve që i rrethojnë.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)