Si t’ua shpjegojmë fëmijëve luftën?
Fëmijët nuk mund të kuptojnë gjithmonë të rejat e fundit, dhe si arsyje mund të imagjinojnë më të keqën. Për t’ua lehtësuar frikën që mund të kenë, mjafton të ja shpjegoni me fjalë të thjeshta, pa i trembur, dhe të i dëgjoni. Ka disa gjëra që mund të bëni për të përballuar këtë periudhë që provokon ankthin dhe për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë emocionet e tyre. Si ta bëjmë atë?
Kujdesi nga mediat
Gjithmonë, mundohuni të evitoni shikimin e lajmeve në prezencën e tyre. E njejta vlenë edhe për radion. Rrugës për në shkollë ose në shtëpi, zgjidhni dicka argëtuese, nëse është e mundur kanalet që janë të dedikuara për fëmijë. Nëse rastësisht fëmijët e juaj shohin imazhe lidhur me luftën, qoftë ajo në Ukrainë, apo diku tjetër, diskutoni për atë që ata kanë parë. Sot, megjithatë, ekzistojnë mënyra të shumta se si atyre të ua shpjegoni luftën, nëse ju nuk keni ndonjë shpjegim me fjalët e juaja atëherë kërkoni ndihmën e dikujt.
Informoni ata
Ka të ngjarë që të vegjlit tuaj të kenë dëgjuar për luftën në shkollë. Në klasë me mësuesin, ose në shesh lojërash me miqtë e tyre. Në rastin e parë, mësuesja do të ketë marrë kohën e duhur për të analizuar situatën, për të përgatitur përgjigjet për pyetjet e nxënësve të saj dhe për t’i qetësuar ata. Në rastin e dytë, ata mund të kenë dëgjuar gjithçka dhe çkado. Në të vërtetë, në disa familje nuk ka censurë, fëmijët nuk mbrohen nga skenat që mund të tronditin trurin e tyre ende të papjekur.
Kjo është arsyeja pse është më mirë t’i informoni ata në mënyrë objektive për atë që po ndodh në këtë moment. Pse të mos blini një libër mbi këtë temë? Ju gjithashtu mund të kërkoni këshilla nga një profesionist i fëmijërisë së hershme i cili mund t’ju udhëzojë se çfarë të thoni. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të rishikoni arsyet e fillimit të konflikteve, të nxirrni një hartë të botës dhe t’u shpjegoni atyre se ku dhe si po ndodh. Sido që të jetë, tregojuni atyre se gjithmonë ka pasur luftëra dhe se ato gjithmonë marrin fund.
Mos i fshihni shqetësimet tuaja
Nëse jeni të shqetësuar për një ndikim të mundshëm në vendin tuaj, shpreheni atë sinqerisht. Nuk ka kuptim të fshehësh ankthin sepse fëmijët e ndjejnë atë. Duke reaguar kështu, ju demonstroni se këto emocione janë të pranueshme dhe se edhe të rriturit mund të kenë frikë. Megjithatë, si i rritur, ju e dini që nuk jemi vetëm, se territori ynë është i mbrojtur mirë. Ajo që dini mund të jetë qetësuese, mos hezitoni të ndani një informacion të tillë me ta. Duke folur për këto shqetësime, vetëm se do të ndiheni edhe më mirë. Shpjegoni se si e menaxhoni këtë stres, jepini disa teknika të vogla. Kjo është koha e përsosur për të bërë meditim ose për të kënduar dhe kërcyer së bashku për të çliruar tensionin.
Dëgjojeni ata
Filloni duke i pyetur se çfarë dinë, çfarë kanë dëgjuar, çfarë i shqetëson ata? Çfarë kanë kuptuar ? Filloni me atë se çka ata ndjejnë. Ndani kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe për t’i qetësuar ata. Gjithashtu, mos i bëni tabu disa fjalë si përshembull “luftë”. Lërini të shprehen me fjalët e tyre dhe krijoni një mjedis besimi. Ata duhet të dinë se pavarësisht situatës, ata mund të vijnë dhe të flasin me ju për të.
Nëse shihni se ata janë vërtet të prekur nga ajo që po ndodh (probleme me gjumin, dhimbje stomaku, zemërim), kjo është një mundësi për të trajtuar anët pozitive, pasi aktet e solidaritetit të cilat shumohen në këto kohëra. Nëse u pëlqen, merrni pjesë në një aksion familjar. Shumë shoqata janë në kërkim të donacioneve: ofrojuani atyre gjërat e nevojshme. Një gjest i tillë mund të ketë një ndikim të madh në mirëqenien e fëmijëve.
Të flasësh me fëmijën për luftën: e gjitha varet nga mosha
Nën 6 vjeç
Të vegjlit dhe fëmijët zakonisht nuk e fillojnë të parët bisedën për luftën. Nëse dëgjojnë ose shohin diçka, fëmijët nën 6 vjeç nuk do ta kuptojnë domosdoshmërisht atë se çfarë po ndodh. As nuk do të përpiqen ta kuptojnë sepse në këtë moshë janë ende të fokusuar në botën e tyre të vogël. Nëse shihni se fëmija juaj po shqetësohet se ju sheh të shqetësuar, thuajini se kjo është për shkak të një lufte dhe se nuk ka të bëjë me të. Edhe nëse është pak më i madh, tema mund të mos jetë trajtuar në shkollë. Thuaj se është larg dhe se ushtarët janë gati të na mbrojnë nëse konflikti vjen afër nesh. Shpjegoni se edhe ju jeni aty për ta mbrojtur atë.
Mbi 6 vjeç
Duke filluar nga mosha 6-vjeçare, fëmijët shprehen më lehtë me ata që i rrethojnë dhe përpiqen të kuptojnë se çfarë po ndodh jashtë botës së tyre. Ata gjithashtu do të shkojnë më lehtë në shtëpitë e shokëve për të luajtur dhe mund të shohin dhe dëgjojnë disa gjëra rreth luftës. Ndërsa fëmija juaj i afrohet adoleshencës, ju mund t’i shtoni terma më të ndërlikuara asaj që thoni. Shpjegoni se çfarë është lufta, si fillon dhe jepni shembuj. Nëse janë mjaft të rritur, mësojini të analizojnë burimet e lajmeve që lexojnë ose shikojnë.
Në varësi të moshës së tyre, fëmijët janë pak a shumë të aftë të marrin shpjegime për ecurinë e një lufte. Në çdo rast, është më mirë të ngrihet çështja, sepse herët a vonë ata do të dëgjojnë për të. Nëse ata vet nuk duan të kenë një bisedë mbi këtë temë, sigurojini ata se jeni aty nëse është e nevojshme.
Shkruar nga: Innovation en Education
Përkthyer nga: Jetlire Maloku, Prinderimi.com