Adoleshenti është adoleshent
Shumë njerëz mbajnë idenë se adoleshentët e kohës së tyre janë më të këqij, sepse adoleshentët e gjeneratave të kaluara kanë qenë më të balancuar, sepse ata kanë marrë përgjegjësitë e tyre më me seriozitet dhe kanë qenë më pak qejfprishur me familjen e tyre.
Të gjitha këto përshtypje i bëjnë të rriturit të ankohen për adoleshentët dhe të shfaqin padurim dhe hidhërim. Mirëpo, unë ua kujtoj prin- dërve se burimet e sjelljeve të çuditshme të adoleshentëve janë të njëjta.
“Ato janë probleme të ndryshme, të lindura dhe do ta përsërisin veten në çdo gjeneratë, ndonëse në forma të ndryshme, sepse rrethanat shoqërore vazhdojnë të ndryshojnë.”
Në të kaluarën, njerëzit jetonin në fshatra të vegjël. Shumë anëtar të familjeve të mëdha jetonin në afërsi dhe të moshuarit e familjes gëzonin respekt të madh, një respekt i vendosur nga një sistem i treptë shoqëror. Njerëzit frikësoheshin nga ndonjë njollosje e emrit të tyre, shumë më tepër se sot.
Është e natyrshme se në një shoqëri të tillë, sjellja e keqe e adoleshentëve do të jetë më e vogël. Mund të shtojmë se mënyra si sillet adoleshenti në një shoqëri të tillë tradi cionale duhet të jetë në konflikt me atë që ai/ajo personalisht dëshiron ta bëjë.
Ajo që ndodh tani është se posa një adoleshent të mashtrojë në provime, ose të godasë një mësues ose të bëjë një gjë të pazakontë, media nxiton ta paraqesë atë sa më keq, duke folur për një sëmundje degjeneruese që i ka goditur të gjithë adoleshentët, mirëpo realiteti shpesh nuk qëndron si thonë ata.
Ajo që duhet të bëjmë është të hulumtojmë nëse adoleshentët në shoqërinë tonë kanë qenë më të devotshëm dhe më të mirë para njëqind vjetësh? Në fakt unë e kam hulumtuar këtë dhe i kam dhënë përgjigje negative kësaj pyetjeje. Nuk mendoj se adoleshentët para njëqind vjetësh kanë qenë më të devotshëm dhe më të mirë se sa adoleshentët e sodit.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)