ChatGPT përmes shembujve – doracak
Ky doracak përmban udhëzime fillestare për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT në gjuhën shqipe. Doracaku i kushtohet arsimtarëve, por është gjithashtu i dobishëm për nxënës, studentë dhe këdo tjetër që dëshiron të bëjë hapat e parë në përdorimin e kësaj teknologjie. Përfshinë qasjen në ChatGPT, krijimin e prompteve efektive, prej më të thjeshtave e deri te më të avancuarat, si krijimi i një plani të hollësishëm mësimor dhe përdorimi i ChatGPT si një mësues personal ose tutor.
Përmes shembujve konkret për secilën temë të shtjelluar, doracaku synon të ndihmojë pedagogët dhe nxënësit në shfrytëzimin maksimal të përfitimeve të ChatGPT për përmirësimin e rezultateve të mësimit. Një veçanti e jashtëzakonshme e ChatGPT është se, nëse gjatë punës nuk kuptoni diçka, atëherë pyeteni ChatGPT dhe do të merrni përgjigje të menjëherëshme – kaq e thjeshtë është!
Autor: Prof. A. Dida
Prinderimi.com
Prinderimi.com