Ushqimi modern tretet ngadalë dhe është ngarkesë e trefishtë për organizmin e njeriut, është ushqim që krijon gazra dhe mbeturina të dëmshme dhe ka energji të vogël, prandaj dhe nevojat e ushqimit janë shumë të mëdha, thua se njeriu nuk di të ngopet së ngrëni.
Ushqimi modern është shumë i pasur me karbohidrate (sheqerna) që janë ngarkesë për çdo organizëm.
Ushqimi modern e ka këtë renditje:
1) karbohidratet hahen më së shumti
2) albuminat hahen diçka më pak
3) yndyrat hahen edhe më pak se albuminat
Ushqimi optimal ka këtë renditje:
1) yndyrat hahen më së shumti; yndyrat e shtazëve
2) albuminat hahen përgjysmë më pakë
3) karbohidratet hahen më së paku
Çdo energji që harxhohet në organizmin e njeriut, së pari është yndyrë e pastaj shndërrohet në energji. Sa më shumë që përdoren karbohidratet dhe albuminat, aq më pak duhet të përdoren yndyrat, sepse karbohidratet dhe albuminat shndërrohen në yndyrë, kështu që në këtë rast gjithnjë së pari harxhohet yndyra (energjia e pastër) dhe pastaj iu vije radha karbohidrateve dhe albuminave.
E, nëse nuk e lyp nevoja që karbohidratet dhe albuminat të shndërrohen në energji, ato do të mbesin rezerva të tepërta të yndyrës. Pra, së pari harxhohet yndyra e pastër dhe pastaj vijnë në radhë yndyrat e papastra (yndyrat e papastra dhe të rënda janë ato yndyra që formohen prej karbohidrateve dhe prej albuminave). Sa më shumë që përdoren yndyrat, aq më pak duhet të përdoren karbohidratet dhe albuminat.
Në këtë rast duhet të cek se vlen i njëjti princip i të shpenzuarit të energjisë në organizmin e njeriut. Yndyrat shtazore janë të pazëvendësueshme për organizmin e njeriut, ato janë energji e pastër dhe shumë lehtë treten.
Autor: Nijazi Basha, ‘’Ushqimi optimal, dieta moderne dhe ushqimi i përditshëm në Kosovë’’
Prinderimi.com