Dimri po vjen dhe ngrohja e shtëpisë bëhet diçka e pashmangeshme, por ja se çka duhet të evitojmë për të përfituar nga një ngrohje ekonomike dhe të rehatshme.
Ja gabimet që duhet të evitojmë sipas Dr Gérald Kierzek, drejtor medikal i Doctissimo.
Për ta mbajtur shtëpinë nxehtë pa shpenzuar shumë, ja se çka ne të gjithë tentojmë të bëjmë përgjatë stinës së ftohtë. Porse idetë tona ndonjëherë mund të mos jenë produktive, ose edhe të rrezikshme. Cilat janë gabimet që ne i bëjmë ?
Injorimi i izolimit të vendbanimit tuaj
Të siguroheni se një izolim i mirë është më se i nevojshëm dhe duhet të korrigjohet para se të hyjmë në dimër, na rikujton Dr Kierzek.
“Ne mund ta ngrohim sa të duam vendbanimin porse nëse e gjitha del jashtë nga muret dhe dritaret, është e vështirë ta mbajmë ngrohtësinë e nevojshme”.
Mbajtja e një temperature konstante
Është e para gjë që na vie në mendje porse megjithatë nuk është një mendim i saktë. “E panevojshme ngrohja konstante e shtëpisë. Më e mira është që të ulim temperaturën kur jemi jashta dhe kur flejmë.” E edhe më e mirë do të kishte qenë nesë përdorim një termostat për të rregulluar temperaturën në funksion të përdorimit. Dhe është gjithashtu e panevojshme të ngrohen pjesët që nuk përdoren.
Me i mbajtë roletat e mbyllura
Edhe nëse shumicën e kohës, dritaret janë burimi kryesore nga ku ne humbasim energjinë, mbajtja e roletave dhe perdeve mbyllur 24/7 është gjithashtu një gabim, sepse kështu dielli nuk hynë dhe e bënë të pamundur ngrohjen.
Mbulimi i radiatorëve
Bëni kujdes edhe për mobiljet përpara radiatorëve ose perdeve të gjata deri në dysheme që mund t’i mbulojnë ato. Kjo pengon qarkullimin e ajrit dhe redukton nxehtësinë e ambientit.
Ajrosja
Shmangia e hapjes së dritareve për 5 minuta në mëngjes dhe në mbrëmje është gjithashtu një gabim. Sigurisht, për pak minuta do të jetë më freskët, por ky lloj veprimi mbetet i nevojshëm për të pastruar ajrin e ambientit, duke hequr qafe ndotësit dhe viruset në të njëjtën kohë. “Kjo gjithashtu parandalon lagështinë, e cila përfundimisht lejon që dhomat tuaja të ngrohen më mirë”, vazhdon eksperti ynë.
Përdorimi i ngrohësve të vegjël
Sigurisht që ngrohësi i vogël që fryn ajrin e nxehtë mund t’ju ndihmojë herë pas here, por nuk duhet të përdoret vazhdimisht. Jo vetëm që konsumojnë shumë energji, por edhe thajnë ajrin, i cili është i dëmshëm për traktin respirator dhe për sytë.”
Mbinxehja e ambientit të shtëpisë suaj
Së fundi, ekonomia dhe ekologjia na detyrojnë, ne nuk duhet të synojmë një ambient të tejnxehur në të cilin ecim me një bluzë, por synimi jonë duhet të jetë ngrohja e arsyeshme “qoftë për shëndetin tonë ose për të kursyer para, mund të ulim pak temperaturën dhe të vishemi pak më trashë.”
Batanijet dhe pijet e nxehta janë tuajat!
Autor: Magali Régnier në bashkpunim me Dr Gérald Kierzek (drejtor medikal)
Përktheu: Jetlire Maloku, Prinderimi.com