Fillimi, leximi!
Çdo gjë ka një fillesë. Fillimi është pra leximi. Të lexosh faktet. S’bëhet fjalë për të lexuarit e gjuhës, por të mendjes dhe zemrës.
Mendja lexon, duke studiuar gjithçka rreth një gjëje, ndërsa zemra, duke e ndier thellë atë që është brenda asaj gjëje. Kështu, të përfitosh strukturën e saj, të njihesh me hollësitë, pastaj rrjedhimisht fillon të formohet bin- dja.
Je lodhur nga dështimet e njerëzve?! Je lodhur nga premtimet boshe?! Je lodhur nga fjalët e mëdha të njerëzve përreth teje?! Je lodhur nga euforia?! Je lodhur nga vetëkënaqësia e njerëzve?! Je lodhur nga pajtimi i njerëzve me të keqen?! Je lodhur nga njerëzit që i janë nënshtruar krizës dhe lakmisë së kësaj jete?! Je lodhur nga njerëzit që nuk mbushen mend, nuk vetëdijesohen, nuk ndërgjegjësohen, nuk veprojnë, nuk shpresojnë, nuk bëjnë asgjë përveç fjalëve boshe – boshe që i nxjerrin nga gojët e tyre të vdekura?!
Atëherë, ke shpinë? Atë jua kthen këtyre! Po janë të shumtë, atëherë të gjithëve jua kthen shpinën! Ata s’të duhen. Ata as vetes s’i duhen, po sikur të parit, të dëgjuarit, të menduarit të kishin këmbë e të ecnin, do iknin prej tyre!
E sikur të kishin mundësi do të vet-verboheshin, të vet-shurdhoheshin, e të vet-çmendeshin. Po, më mirë mos të shihnin, e as mos të dëgjonin e as mos të mend- onin, pasi s’shohin veçse terr, e mjerim, epsh e kotësi!
Ik prej tyre, një prej çelësave të suksesit. Mos qëndro as afër tyre. Ata të bëjnë për vete. Në duart e tyre sikur të ishte magjia e zezë! Të mbushin trurin me dëshpërim e mjerim. Të premtojnë, të kapin për dore, e bëhen si- kur po të drejtojnë, ndërsa epshi i kotësia e tyre të drej ton drejt e në humnerë. Zot na ruaj nga këta njerëz! – Po është e mbushur toka me këtë kategori njerëzish; ku të iket prej tyre, vallë!?
Autor: Anvi Tafili, “Për të nesërmen”
Përgatiti: Prinderimi.com