“Unë Mësoj’ është aplikacioni më i ri në ndihmë të fëmijëve me vështirësi në dëgjim dhe çdokujt tjetër që dëshiron të mësojë gjuhën e shenjave. Ai përmban mbi 25 kategori fjalësh, që ilustrohen me video dhe ikona si dhe shoqërohen me ushtrime argëtuese. Tashmë, mësimi i gjuhës së shenjave është i mundur për të gjithë dhe ju mund ta shkarkoni falas në telefonin apo kompjuterin tuaj përmes App Store dhe Google Play.
Ky aplikacion u ndërtua në kuadër të projektit “Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri” i cili financohet nga AICS Tirana dhe zbatohet nga Save the Children Shqipëri në partneritet me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.Ky aplikacion u ndërtua në kuadër të projektit “Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri” i cili financohet nga AICS Tirana dhe zbatohet nga Save the Children Shqipëri në partneritet me Forumin e Pavarur të Gruas Shqiptare dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.
Ndiqni videon për më shumë informacion: https://youtu.be/Eo84F70xc_0
Autore: Valbona Carcani – Mane