Ndërtimi i vetëbesimit është i mundur, përmes disa mënyrave praktike. Të gjithë kemi raste kur na mungon besimi dhe nuk ndihemi mirë me veten.
Por kur bëhet një problem afatgjatë, ai mund të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin tonë mendor dhe jetën tonë të përditshme.
Ndërtimi i vetëbesimit përmes 5 mënyrave praktike:
- Kontrrollo gjuhën e trupit
- Komunikimi ballë për ballë
- Përgatituni për atë që do të flisni
- Ndryshime në stilin e jetesës
- Kujto arritje dhe ndërto plane
1. Kontrrollo gjuhën e trupit
Kur ndihemi të shqetësuar, për shembull në takime apo prezantime, ne priremi të bëhemi më të vegjël duke u përkulur, duke ulur shpatullat dhe duke ulur kokën. Thjesht ulja drejt mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të stresuar dhe më të sigurt.
Nëse jeni duke prezantuar, duke i hapur duart tuaja me pëllëmbët drejt audiencës suaj tregon hapje dhe gatishmëri për të ndarë idetë.
Pra sfidoni prirjen për të zënë sa më pak hapësirë. Hapni shpatullat dhe levizni duart dhe këmbët sa më lirshëm. Sa më të ngurta t’i mbani, më shumë tension do të mbledhin dhe si rezultat më shumë do të dridheni me siklet.
2. Komunikimi ballë për ballë
Njerëzit me vetëbesim të ulët mendojnë se e kanë të vështirë të lënë një përshtypje të parë të mirë – pavarësisht nëse takojnë një klient, i drejtohen një takimi ose japin një prezantim.
Turpi ose pasiguria për veten është i lartë. Si rrjedhojë dhe këto mendime se nuk do ia dalim.
Kështu, sfidimi i frikës përmes kontaktit me njerëz është i nevojshëm për të “thyer” atë mendim, pasi kështu do kuptoni sa e madhe është vërtet frika juaj.
Angazhimi me njerëzit është i rëndësishëm, kështu që mbani kontaktin me sy ndërsa flisni. Kjo tregon se ju jeni të interesuar për atë që personi tjetër po thotë dhe se jeni duke marrë pjesë aktive në bisedë.
3. Përgatituni për atë që do të flisni
Ka të ngjarë të dukeni dhe të ndiheni më të sigurt kur e dini se për çfarë po flisni. Me një pasuri të njohurive mbi një temë, do të jeni më të përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të folur me vend.
Nëse ju mungon besimi për shkak të një boshllëku në ekspertizën tuaj, punoni për të gjetur më shumë informacion.
- Ndonjë webinar apo ngjarje përkatëse ku mund të merrni pjesë.
- Ndonjë kurs që mund të ndiqni, etj.
Megjithatë, disa psikolog të tjerë sugjerojnë dhe të qënit fleksibël në bisedë. Para përgatitja shumë e madhe mund ta bëjë personin të jetë shumë i fokusuar në mbajtjen mend të materialeve të mësuara dhe ankthi rritet nga frika e harresës.
Pra, gjeni atë që ju përshtatet ose një miks të të dyjave.
4. Ndryshime në stilin e jetesës
Ndërtimi i vetëbesimit në terma afatgjatë kërkon të bëni disa ndryshime në stilin tuaj të jetesës.
Ndërtoni zakone të sigurta
Për të zhvilluar dhe përmirësuar vetëvlerësimin tuaj, synoni të zhvilloni zakone të mira.
Ushtrimi i rregullt dhe një dietë e shëndetshme mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike shëndetin tuaj fizik dhe shëndetin mendor. Gjithashtu studimet kanë treguar se një gjumë i mirë gjatë natës lidhet me rritjen e vetëbesimit.
Nëse projektoni një imazh pozitiv të vetes suaj autentike, ka të ngjarë të filloni të merrni reagimet pozitive që janë kaq të rëndësishme për vetëbesimin tuaj.
5. Kujto arritje dhe ndërto plane
Rishikoni arritjet e kaluara
Vetëbesimi juaj do të rritet kur të jeni në gjendje të thoni: “Unë mund ta bëj këtë, dhe ja provat”. Si pjesë e analizës suaj personale SWOT (analizë për aspektet pozitive/negative të vetes dhe si do t’i përmirësoni), ju do të keni identifikuar gjërat në të cilat jeni të mirë, bazuar në arritjet tuaja në të kaluarën.
Këshillë: Rëndisni 10 gjërat për të cilat jeni më krenarë në një “regjistër të arritjeve“. Pastaj përdorni ato për të bërë pohime pozitive për atë që mund të bëni. Këto deklarata janë veçanërisht të fuqishme nëse tentoni të minoni besimin tuaj me vetë-bisedime negative.
Ju mund të mësoni të identifikoni dhe të mposhtni çdo vetë-bisedë negative që po dëmton vetëbesimin tuaj.
Vendosni objektiva për të rritur besimin
Vendosja dhe arritja e qëllimeve apo shikimi se sa larg keni arritur, janë mënyra kryesore për të zhvilluar vetëbesimin.
Përdorni analizën tuaj personale SWOT për të vendosur objektiva që i përshtaten pikave tuaja të forta, për të minimizuar dobësitë tuaja dhe për të përfituar nga mundësitë tuaja.
Kur të keni identifikuar qëllimet kryesore që dëshironi të arrini, sqaroni hapat e parë që duhet të ndërmerrni. Sigurohuni që ato të jenë hapa të vegjël, për t’i bërë jo më shumë se një orë. Kjo do të përmirësojë besimin tuaj përmes arritjes së qëllimeve të duhura.
Konkluzion
Kur jeni të sigurt në vetvete, ju i besoni gjykimit dhe aftësive tuaja dhe keni një ndjenjë të fortë të vetëvlerësimit dhe besimit te vetja.
Ju mund të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të krijuar vetëbesim më të shëndetshëm dhe për të adresuar faktorët që e dëmtojnë atë. Më pas mund t’i zhvilloni këto strategji afatshkurtra në mënyrë për të ndërtuar dhe ruajtur vetëbesimin në të ardhmen.
Zhvillimi i zakoneve të mira, rishikimi i arritjeve të së kaluarës dhe vendosja e synimeve do të përmirësojë vetëvlerësimin tuaj dhe do të ndërtojë dhe ruajë besimin tuaj për një afat të gjatë.
Nëse sërish gjeni vështirësi, mund të drejtoheni për trajtim me profesionist.
Burimi: Psikologu Online