Qëllimet dhe sfidat
Puna në modifikimin ose ndryshimin e belbëzimit tuaj është sfiduese – ju do të ballafaqoheni me situatat, prej të cilave ju gjithmonë jeni zbrapsur. Fokusohuni në faktin se ju mund të ndryshoni atë çfarë jeni duke bërë, dhe belbëzimi është diçka që jeni duke e bërë, dhe jo diçka që ju ndodh juve.Duke ndryshuar sjelljen e të folurit, do të kuptoni se do të ndryshojnë edhe reaksionet emocionale. Dhe kur të ndryshojnë reaksionet emocionale, do të jetë më lehtë për të ndryshuar shprehitë folëse.
Zhvilloni një hierarki
Le ta trajtojmë problemin. Si do t’i arrini këto qëllime? Planifikoni të shkoni në një mënyrë të lehtë por të organizuar dhe me vendosmëri. Ju me siguri do të filloni të trajtoni rregullat një nga një. Mundësisht punoni në rregullën më të lehtë, dhe mandej kaloni në ato më të vështira. Zhvilloni një hierarki të situatave dhe detyrave. Për shembull, filloni nga situata më e lehtë dhe punoni në të. Në këtë mënyrë, ju do të fitoni vetëbesim duke ecur tutje.3 Përgaditni një listë prej 5 deri në 10 situata folëse duke filluar nga ajo më e lehta kah më e vështira. Përdorni rregullën e përgjithshme numër duke folur ngadalë dhe me maturi, në këto situata:
- flisni kur jeni vetëm ose me një kafshë (më e lehta)
flisni me shokun e ngushtë
3. porositni në restoran
4. telefononi një miku
5. telefononi një të panjohuri
6. diskutoni në punë
7. merrni pjesë në mbledhje në punë (më e vështira)
Ju duhet të zhvilloni hierarkinë e juaj nëse pikat e shënuara këtu nuk janë të duhura për ju.
Kuota ditore
Vendosni një kuotë ditore për vete. Ju mund të dëshironi të përsëritni hapin e parë – duke folur me shokun e ngushtë dhe duke përdorur rregullën nr. 1, të folurit e ngadalshëm dhe me maturi – për disa ditë ose madje disa javë para se të kaloni në hapin e dytë, për të porositur në restoran, duke folur ngadalë dhe me maturi. Ditën e parë mblidhni së paku një rast në të cilin keni përmbushur kërkesat e rregullës së parë; mandej dy raste rradhazi; mandej tri në seri dhe kështu më tutje. Mandej shënoni me kujdes arritjet e juaja në një fletore pune për çdo ditë, ndoshta në mbrëmje para se të flini. Çelës i suksesit është që këtë ta bëni rregullisht për çdo ditë, pak a shumë në të njëjtën kohë.
Qëllimet minimale dhe maksimale
Gjatë përcaktimit të qëllimeve tuaja, vendosni një minimum që e ndjeni se mund ta përmbushni sigurisht dhe një maksimum që mund t’ju motivoj dhe që mund të jetë i arritshëm. Për shembull, sajoni si në vijim për rregullën që ju fton për të folur ngadalë dhe me maturi. Për qëllim minimal le të jetë “Unë do të flas ngadalë dhe me maturi derisa lexoj me zë në vete për pesë minuta”: kurse për qëllim maksimal le të jetë “Unë do të përdor atë në disa telefonata pa marrë parasysh a belbëzoj apo jo.” Çdo ditë shënoni me ndershmëri realizimin tuaj, dhe mundohuni të përfshini të gjitha rregullat dhe në ditët në vijim gradualisht të rritni kuotën tuaj.
Shpërblimet
Do t’ju ndihmonte nëse vendosni një sistem të shpërblimeve për veten. Gjeni diçka që dëshironi të bëni, si leximi i ndonjë reviste për një orë, shikimi i TV-së ose ngrënia e një ushqimi të lehtë, etj., dhe lejoni veten që ta bëni këtë vetëm pasi të keni përmbushur një qëllim të caktuar. Ju mund t’i lejoni vetes që të bleni diçka që vërtet ju nevojitet ose dëshironi pasi të keni përmbushur disa detyra.
Mund të jetë mjaft e vështirë për ju që të përmbushni disa prej këtyre udhëzimeve pasi ju jeni duke ndryshuar shprehitë që i keni pasur për shumë vite.1 Nëse nganjëherë provoni dhe dështoni në disa prej tyre, mos u dëshpëroni. Edhe të tjerët kanë hasur në vështirësi dhe i kanë mposhtur ato. Jepni kohë vetes.
Nëse ju vetëm mund të redukoni tensionin dhe intensitetin e sjelljes suaj përpëlitëse duke mësuar për të belbëzuar me lehtësi dhe hapur, ju keni bërë mjaft përparim drejt qëllimit tuaj. Kapitujt në vijim do të diskutojnë shumicën e procedurave të rekomanduara dhe se si ato mund të kenë ndikim në belbëzimin tuaj dhe lehtësinë me të cilën ju flisni.
Pajisja e dëshiruar
Në modifikimin e shprehive belbëzuese mund të shërbejnë disa pajisje si ndihmë. Njëra prej tyre do të ishte një pasqyrë e madhe (së paku 38 cm x 45 cm) e cila mund të zhvendoset dhe mund të pozicionohet aty ku mund ta vështroni veten më afër gjatë të folurit në telefon. Është me rëndësi për ju që gjithashtu të keni një fletore pune në të cilën mbani shënimet tuaja të punës çdo ditë. Gjithashtu, do të ishte e dobishme nëse mund të pajiseni me një magnetofon të vogël të cilin mund ta merrni me vete për të regjistruar mënyrën se si belbëzoni.
Magnetofonat e vegjël, jo shumë më të mëdhenj se dora juaj janë lehtë të arritshëm, dhe mund të blehen me një çmim kryesisht të arsyeshëm. Ju mund të mos kuptoni se çfarë bëni kur belbëzoni dhe këtë mund ta kuptoni vetëm nëse dëgjoni veten në shirit. Nëse mund t’i përballoni shpenzimet, do të ishte më e dobishme për ju të përdorni një video inçizues.
Me shfrytëzimin e kësaj pajisje, ju mund të bëni video lidhur me të folurit tuaj. Kjo do t’ju mundësonte që edhe të shihni edhe të dëgjoni veten derisa tentoni të flisni, sikur të ishit në televizion. Nëse mund të pajiseni me magnetofon, do të lind pyetja si mundeni më së miri që të regjistroni. Ne shpresojmë se mund të gjeni një mënyrë. Nëse keni vështirësi gjatë të folurit me telefon, ju mund të vendosni magnetofonin afër kur të bëni thirrje me telefon. Disa persona që belbëzojnë kanë eksperimentuar duke vajtur në supermarket dhe diskutuar gjatë blerjes së gjërave që ju kanë interesuar duke bërë regjistrime të bisedave. Së paku pesë ose dhjetë minuta regjistrim është i dëshirueshëm.
Dëgjimi i këtyre regjistrimeve do t’ju ndihmonte që të përcaktoni atë që bëni në mënyrë jo të drejtë. Secili dhe çdo regjistrim mund t’ju ndihmoj, dhe është me rëndësi për ju që vazhdimisht të mbani shënime në fletoren tuaj të punës lidhur me përpjekjet tuaja për të bërë përparim. Kapitujt në vijim do të diskutojnë shumicën e këtyre rregullave themelore dhe se si ato mund të ndikojnë në belbëzimin tuaj dhe lehtësinë me të cilën do të mund të flisni.
Autor: Malcolm Fraster, ”Vetë-terapia për belbëzim’‘
Përgatitur nga: Prinderimi.com