Hyrje
Po sikur? Po sikur një ndryshim në perspektivë do të ndryshojë, ose edhe të shërojë marrëdhënien tënde me fëmijët tuaj ? Po sikur ky ndryshim të të bëjë të buzëqeshësh më shumë dhe të rritesh më shumë? Po sikur fëmijët tanë të mos jenë sfidues, të vështirë ose “të bezdisshëm?” Po sikur të jenë duke provuar kufijtë për tu siguruar që i mbani të sigurt në çdo rrethanë, jo vetëm në ato rrethana që mund të i kontrolloni? Po sikur të ketë diçka të tillë si të qenit i mirë dhe i vendosur në mënyrën e prindërimit tënd? Po sikur ta shikonim çdo sprovë si një mundësi për të dhënë mësim, një mundësi për tu rritur? A ka ndonjë mënyrë? A mund të arrijmë në një vend ku rritja është vetëm rritje, jo një mundësi për të provuar veten? A ka ndonjë mundësi ku unë, si një nënë njëzet e tetë vjeçare, nuk i marr personalisht veprimet e dy vjeçarit tim, ose nuk i marr si mënyrë e tij për të më lënduar? Mendoj që po.. Unë vërtet e besoj. Kam parë episoda të shkurtra të saj dhe jam kam vendosur të vazhdoj t’i ndjek këto episoda të shkurtra derisa të bëhet normale për mua. Pak nga pak.. Unë do të zgjedh të shoh fëmijët e mi, t’i shoh me të vërtetë ashtu siç janë. Të rritemi së bashku me ta, sepse ka shpresë – shpresë që vjen vetëm nga Krijuesi ynë, i cili kurrë nuk dëshiron të na lërë atje ku jemi. Unë dua t’ju inkurajoj që të prekni dhe të pakëndshmen. Shtypni në të dhe së shpejti do të bëhet më e lehtë.
Përshëndetje! Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam bashkëshorte e një personi mahnitës që përpiqet të rritet dhe të kuptojë stilin e tij të prindërimit. Të dy kemi një pasion për të njohur dhe për të mësuar se si të jemi prindërit më të mirë që mund të jemi për secilin nga fëmijët tanë. Tani jam nënë e dy djemve.
Ata ushqejnë pasionin brenda meje që të vazhdoj të ndjek idenë se ekziston një mënyrë për të qenë një prind që mund të jetë i vendosur dhe të jetë i mirë dhe i dashur. Një prind që ështëi veçantë. Çfarë sfide, apo jo? Nëse e keni këtë libër në dorë, atëherë ju intereson se si do të dukej të ishit një prind i veçantë.
Ju dëshironi të jeni një prind që ndjek vlerat më universale dhe të vlefshme në cdo kohë, e jo domosdo një print që shkon në linjë të plotë apo në kundërshtim të plotë me atë që duket prindërimi sot. Por si duket prindërimi sot? Unë do të thoja këtë: nuk është prindërim i veçantë . Po bëhet gjithnjë e më normale të veprojmë sikur gjithçka të jetë e përsosur dhe plot lumturi, duke kultivuar marrëdhënie të cekëta me fëmijët tanë. Ne e shohim këtë duke ndodhur ndërsa investojmë më shumë tek njerëzit që po përpiqemi të u bëjmë përshtypje sesa fëmijët tanë të ulur pikërisht përballë nesh. Më duket se ne duam të përshtatemi aq shumë sa që po harrojmë se për çfarë është prindërimi dhe pse po e bëjmë atë. Ne punojmë aq shumë për t’u pranuar nga njerëzit, saqë ne humbasim urdhërat dhe shembujt e dhënë nga Zoti ynë – t’i stërvitim pasardhësit tonë të parë në Fjalën e Tij.
Sa më e përsosur të dukeni nga jashtë, aq më e pranuar dhe e mirëpritur do të jeni. Kjo nuk është mënyra e prindërimit të duhur. Ne duhet të jemi plotësisht të pranishëm dhe të mirëfilltë.
Le të thellohemi në atë së bashku. Unë besoj në një stil prindërimi të brendshëm, si tek prindi ashtu edhe tek fëmija, dhe mund të ndikojë pozitivisht tek fëmija në të ardhmen, veçanërisht sesi atasillen ndaj vetes dhe të tjerëve.Kur përqendrohemi përbrenda, jemi në gjendje të pranojmë thyerjen tonë. Çdo qenie njerëzore e ka kuptuar thyerjen e tij/saj në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Ju mund ta shihni këtë duke u manifestuar nga mënyra se si, ndonjëherë, ne kemi ndjenja më të forta se të tjerët; ndjenjat që na kontrollojnë për shkak të diçkaje që ka ndodhur në fëmijërinë tonë, që na ka ndikuar dhe ne si të rritur tani jemi duke imituar këtë veprim, ose po përpiqemi ta korrigjojmë atë duke u larguar plotësisht prej tij. Personalisht, unë do të thoja që kam shkuar deri në atëmasë sa nuk di si të sillem me fëmijët e mi, kështu që kthehem përsëri duke imituar atë që di më mirë, atë që “funksionon”. Por për kë funksionon vërtet? Për mua?Të largohem nga pasiguritë e mia dhe të ushtroj kontroll mbi fëmijët e mil? A funksionon për ta? A funksionon vërtet?Vazhdo, unë po pres. Tani, përdorni këta rreshta si faqeshënues. Lejoni që ajo tëjetë një kujtesë pse po e bëni këtë. Ju e keni këtë në dorë. Dhe më mirë akoma, Zoti është në mbështetje të prindërve të sinqertë e të dedikuar! Le të kthehemi te një temë që përmenda në fillim të këtij libri: thyerja.
Thyerja është diçka që na ndjek. Ne nuk jemi në gjendje të jemi të përsosur,dhe ne gjithmonë e pranojmë këtë. Pra, merr frymë. Dije që nuk po pres që të bëhesh një prind i përsosur. Unë jam larg e të qenurit e përsosur ! Por unë dua që ju ta dini se ka shpresë që pasi që të përfundoni këtë libër, ju do të jeni në gjendje të identifikoni thyerjen tuaj në prindërim dhe do të dini si të punoni mbi të – që të bëheni prindi që keni pasur gjithmonë ëndërr të jeni. Unë të premtoj këtë. Ky është një premtim i madh, apo jo? Rrini rrotull sepse unë do ta sjell atë premtim në realitet. Më bëj një favor tani. Gjeni foton tuaj të preferuar të fëmijës tuaj dhe shkruajini një letër dhe një premtim atij/asaj. Le të jetë një lutje, ose një varg që të vjen në mendje.
Kapitulli Një | Pjekuria
Si prindër duhet të pranojmë faktin se dikur, mbase shumë kohë më parë për dikë, edhe ne ishim fëmijë, por, tani, ne jemi të rritur. Tani jemi përgjegjës për jetën e njerëzve të tjerë. Ne jemi ata që ata shikojnë, kush duan të jenë dhe nga kush do të mësojnë. Këtu fillon gjithçka. Këtu fillon puna. Ne, si të rritur, duhet të vendosim se çfarë na kontrollon dhe kush duam të bëhemi. Kjo është ajo që më duhet nga ju: shkruani një kujtim pozitiv që keni pasur me njërin, ose me të dy prindërit tuaj. Pastaj përgjigjuni këtyre pyetjeve:
● Si ishin sjelljet e tyre?
● A ju bënë ata të ndiheni sikur keni rëndësi? Si?
● A buzëqeshnin?
● Çfarë emocionesh keni ndjerë?
● Çfarë e bëri këtë një kujtim kaq të madh? Ishte ditë me diell, shi, ftohtë apo nxehtë?
Tani që keni menduar për këto kujtime, unë do të doja të theksoja diçka shumë të rëndësishme: ju nuk keni pse të vini nga një familje e përsosur për të ditur se si duket të kesh një marrëdhënie të bukur, e të respektueshme me fëmijën tënd. Ju jeni të aftë për më shumë sesa prindërit tuaj kanë bërë me ju. Ju vendosni se çfarë doni të mbani dhe çfarë dëshironi të ndërpritni. Ju nuk jeni më vetëm një vajzë apo djalë, tani ju jeni një baba ose një nënë, kështu që është koha për të marrë përgjegjësinë. Ju jeni përgjegjës për emocionet tuaja pa marrë parasysh se si dukej fëmijëria juaj. Ju jeni në kontroll të marrëdhënies tuaj të ardhshme me fëmijën tuaj.
Të gjithë kemi pasur momente kur e dimë se na mungonte aftësia jonë për t’u sjellë si të rritur. Të gjithë kemi pasur momente kur kemi vepruar si fëmijë me fëmijët tanë dhe, nëse jeni si unë, menjëherë e keni ditur që geni gabuar. Kjo është punë e vështirë: ta shëndërrojmë veten tonë nga të qenit fëmijë në të rritur, duke lënë mënyrat tona fëmijërore për t’u bërë më shumë si ato që Krishti na ka thirrur të jemi në familjet tona.
Zoti është aq i hollësishëm sa që Ai dëshiron të shpengojë prindërimin tuaj. Ai dëshiron t’ju tregojë përmes fjalës së Tij se ju jeni të aftë, me forcën e Tij, të jeni prindi që keni ëndërruar gjithmonë dhe pastaj prindi që Ai dëshiron që ju të jeni.
A jeni në sfidë? Ndërsa shikojmë nga brenda vetvetes, duhet të lejojmë të kaluarën të zbulojë pse e tashmja jonë duket ashtu si duket dhe të gëzohemi për një të ardhme ku mund të shohim se si ia vlenin dhimbjet në rritje.
Të jem një prind pranues, i dashur, i mirë, i mëshirshëm, i këndshëm, i respektueshëm, i admirueshëm dhe i durueshëm, kjo është ëndrra ime. Kur lindi fëmija im i parë, mbaj mend që më kishin pyetur disa herë nëse isha mirë, nëse kisha nevojë për ndonjë gjë. Më kujtohet qartë se nuk doja të zbuloja se sa e lodhur isha vërtet. Mbaj mend duke menduar me vete: “Unë do t’i dëshmoj nënës sime se ajo mund ta kishte bërë këtë. Eshtë kënaqësi… është e lehtë… ajo nuk duhej të punësonte njerëz për ta bërë atë për të. ” Kështu që, gënjeva çdo herë kur më
pyesnin se si po isha.
Unë kam lindur në një familje ku kemi pasur shërbyese për të bërë gjithçka për ne, kështu që në kokën time si fëmijë kam menduar: “Pse mami nuk dëshiron të kalojë kohë me mua? Ajo preferon të paguajë dikë që të jetë në shtëpi me mua. ” Si fëmijë e kisha këtë mendim,dhe si e rritur akoma u shprehja nga kjo dhimbje fëmijërie. Si fëmijë, nuk mund ta shihja mamanë time duke punuar diku tjetër për t’u kujdesur për shtëpinë tonë.
Pastaj u rrita fizikisht dhe pasi linda fëmijën tim, vendosa të i vërtetoja nënës time se kishte gabuar nga kjo dhimbje dhe zemërim.
Thashë me vete: “Më lër t’ja dëshmoj!”
Në atë kohë, isha fëmijërore. Kisha dhimbje dhe si e rritur tani duhet të ulem në atë vend të errët me veten time më të re dhe të i them: “Më vjen keq. Ndihesh sikur ti nuk ja vlen që nëna jote të kaloj kohë me ty. E vërteta është se ajo duhej të punonte, dhe ajo të çmon ty. Ti je vajza e saj e vetme dhe ajo mezi priste të vinte në shtëpi tek ti. ”
Unë e fal veten për të qenurit fëmijë, dhe rritem nga kjo duke falur nënën time dhe duke pranuar se ku kam krijuar një rrëfim të rremë.
Ishte e vështirë edhe të shkruhej, por çfarë lehtësimi, çfarë gëzimi ka një nënë besimtare kur e din që ajo po bën një punë të çmuar tek Zoti i saj, dhe i cili është në përkrahje të saj.
Jo vetëm që kjo sjell dhembshuri për veten time më të re dhe për mundin e nënës sime, por gjithashtu më lejon të shoh se si veprimet e mia si prind mund të ndikojnë tek fëmijët e mi për vitet që vijnë.
Largimi nga mënyrat tuaja fëmijërore është thelbësore për të përqafuar këtë prindërim të veçantë. Ju jeni bërë për madhështi, jeni në kontroll, duhet të falni dhe duhet të filloni përsëri.
Pra, këtu është një tjetër frymë. Juve ju lejohet të ndiheni sikur nuk e dini se çfarë po bëni sepse ju ndoshta nuk e dini me të vërtetë dhe tani mund të jeni si fëmija kur bëhet fjalë për prindërimin. Ju mund të mos dini si ta mbani veten, si të qëndroni të qetë, si të jeni nëna ose babai që keni dashur gjithmonë të jeni, dhe sot kjo ndryshon.
Sot ju filloni një udhëtim ku ju, protagonisti, merrni përsipër pritjet, emocionet dhe shpirtërimin tuaj dhe filloni të rriteni drejt rrugës së shpengimit. Dëgjoni përsëri, ri-lexoni atë. Thashë shpengim, jo përsosmëri. Zoti është në gjendje të ndryshojë zemrat dhe mendjet tona për t’u bërë gjithmonë e më të mirë.
Çfarë mund të jetë më mahnitëse sesa një stil prindërimi që nuk të vendos në një kuti vetëm për t’u zhgënjyer më vonë?
Prindërit besimtar kanë gjithmonë ku të mbështeten, kanë gjithmonë ku të luten dhe kujt t’i qahen. Mbështetja tek Zoti dhe ndihma e Tij janë esenciale, janë burimi i forcës, udhëzimit dhe energjisë.
Dije tashmë se ti je një i rritur dhe është koha që të gjithë të fillojmë të sillemi si të rritur në prindërimin tanë. Jini të përgatitur që dhimbjet në rritje të fillojnë, që mishi juaj të përpiqet të diktojë dhe kontrollojë mendjen tuaj. Jini të vetëdijshëm se krenaria juaj do të goditet ndoshta edhe rëndë. Jini të përgatitur për të krijuar fizikisht dhe fjalë për fjalë rrugë të reja në trurin tuaj në mënyrë që të bëheni prindi që gjithmonë shpresonit të bëheni. Tani, bëj një nder vetes. Shkruajini vetes një letër duke përshkruar se çfarë lloj prindi shpresoni të bëheni. Sfidoni veten, falni veten dhe falni të tjerët.
Sa më shumë të dështoni, sepse do tu ndodh patjetër, aq më shumë mundësi do të rriteni dhe më shumë rrugë do të krijoni. Ju e keni këtë në dorë.
Provojeni këtë:
I/E dashur vetvete, e di që ti mund të bëhesh prindi që ti imagjinon që është ___________. Mos harro se kur ti mendon për ___________________, ti mund të zgjidhësh ta falësh. Do të duhet kohë, por unë jam i/e fortë dhe e marr veten shpejt. Zoti im nuk do të më lërë. Ai më mban mua dhe fëmijën tim.
Kapitulli i dytë | I njohur
Si prind, ne priremi të reagojmë ndaj sjelljes së fëmijëve tanë pa asnjë mendim të dytë. Unë prirem ta bëj këtë shumë, duke korrigjuar çdo lëvizje të tyre për ta bërë atë “drejtë”, megjithatë ne duhet ta mendojmë se disiplinimi i bukur është të diciplinohesh sipas mësimeve të Zotit! A e shihni fëmijën tuaj? A shikoni vërtet përtej veprimit? A diciplinoni me dashuri dhe mirësi, apo korrigjoni sipas planeve tuaja?
Kisha ngecur në një vend ku ishte rruga ime kryesore, ku kisha më shumë frikë nga ajo që njerëzit po mendonin për mua dhe prindërit e mi sesa ato që fëmijët e mi po merrnin nga unë dhe çfarë po ndienin për momentin.
Studimi i fëmijës suaj është veprimi më personal që mund të bëni për ta dhe për veten tuaj. Studioni çdo lëvizje të tyre. Dije kur është një reagim zemërimi, “Unë e dua këtë tani”, dhe kur është një reagim nga emocionet, “Unë kam frikë dhe nuk di si t’i kontrolloj emocionet e mia”.
Mësoni kur duhet të diciplinoni dhe mësojini një mënyrë të re, ose kur duhet të uleni vetëm në një vend të errët dhe të jeni me ta. Studioni ata, studioni nevojat e tyre, gjuhën e tyre të dashurisë. Përcaktoni cilat rregulla u duhen atyre në jetën e tyre për të pasur sukses dhe si mund t’i mësoni ata në një mënyrë të respektueshme.
Si mund ta diciplinoni fëmijën tuaj ndërsa e fuqizoni, pa e përqeshur atë?
Studioni ato. Cilat ambiente i nxisin ata? Çfarë lloj veprimesh i trembin ata? Çfarë i bën ata të qeshin? Çfarë i inkurajon ata? Studioni ata në mënyrë që, kur të vijë koha për tu testuar, kur fëmija juaj të veprojë në një mënyrë që do të ishte e panjohur për ju më parë, është një skenar tjetër; ai ku keni kontroll të situatës sepse i keni studiuar ato. Tani ju jeni proaktiv, jo reaktiv, ndaj nevojave të fëmijës tuaj.
Tani mund të jeni duke menduar: “Thjesht nuk mendoja se prindërimi do të jetë kaq i vështirë”.
“Ndoshta imazhi që keni bërë në kokën tuaj se si do të ishte fëmija juaj nuk është realitet dhe është e
vështirë ta mbash një person në ato standarde”.
Gjithmonë kam ëndërruar të jem nënë. Unë isha ai fëmijë që, kur u pyet se çfarë dua të bëhem kur të rritem, thash se doja të bëhesha nënë. Për vite, kisha një imazh të prindërimit perfekt në kokën time dhe, me këtë, edhe fëmijën e përsosur. Kjo më ka bërë që ta krahasoj fëmijën tim me fëmijën që kisha bërë në mendje. Nuk është
e drejtë. Nëse jam i sinqertë, të shoh krenarinë time ballë për ballë është e vështirë, dhe megjithatë kaq shumë rritje dhe bukuri mund të vijë duke e parë atë dhe duke përulur veten përpara Zotit tim, duke pranuar thyerjen time dhe duke mësuar ta shoh fëmijën tim ashtu siç është.
Me të vërtetë duke e parë atë. Fëmija im, i krijuar në natyrshmëri, ashtu sikur ka dashur Zoti. Një person. Jo vetëm një fëmijë, apo një foshnjë, jo vetëm një fëmijë. Por një person.
Me personalitetin, emocionet, ëndrrat dhe mënyrën e tij të të menduarit.
Kjo dashuri e palëkundur për fëmijën tim më bën të dëshiroj të jem dhe të studioj se si të jem një prind i veçantë. Rinovimi i mendjes dhe të menduarit nuk është një shaka. Në çfarë udhëtimi të bukur jemi!
Kur të filloni të studioni për të kuptuar fëmijën tuaj, shumë nga sprovat me të cilat përballeni tani do të zhduken sepse tani e shihni fëmijën tuaj, plotësisht. Jo sepse prova është zhdukur, por sepse mënyra se si do ta trajtoni do të vijë nga një vend mirëkuptimi, jo shqetësimi në orarin tuaj. Unë ju sfidoj të shihni fëmijën tuaj.
Kjo është e vështirë dhe është punë e madhe. Por nuk është vetëm punë e vështirë, por është një nga gjërat më të dobishme që do të bëni ndonjëherë në jetën tuaj.
Ju po vendosni kohë dhe energji dhe brezat tuaj të ardhshëm do të jenë të ndryshëm, sepse jeni të gatshëm.
Sot, shkruani emrin/at/e fëmijës tuaj, shkruani se çfarë gjërash bëjnë ataqë ju shkaktojnë frustrim dhe si reagoni zakonisht ndaj atyre shkaqeve. Tani, shkruaj pse të shkaktojnë frustrim këto gjëra dhe vazhdo të pyesësh veten derisa të mos ketë më përgjigje. Tani, shkruani gjithashtu se si mendoni se ndihet fëmija juaj kur reagoni në atë mënyrë.
Gjithashtu, pse po arrijnë në pikën ku reagojnë në atë mënyrë në radhë të parë? Bëni disa hulumtime dhe, në fund, kërkoni falje fëmijë tuaj dhe falni veten që keni reaguar në atë mënyrë. Njihni fëmijën tuaj dhe duajeni atë ashtu siç donit ju të duheni në atë moshë. Bëhu prindi që doje të kishe gjithë kohën.
Kapitulli i Tretë | Njeriu
Shumë herë, ne biem në këtë cikël ku vazhdojmë të njëjtin zakon nga i cili po përpiqemi të largohemi. Gjeje çfarë? Nuk je vetem. Të kuptuarit se doni të bëni mirë por vazhdoni të bëni keq ju jep aftësinë të rriteni me fëmijën tuaj sepse edhe ata bëjnë gjëra që dëshirojnë të mos i kenë bërë.
Mjeti juaj më i madh që mund të keni si prind është aftësia për të kërkuar falje, për të ndryshuar dhe për t’u bërë më të mirë, duke bërë një kthim 180 ° nga veprimet tuaja, i njohur gjithashtu si pendim.
Fëmijët tuaj i përdorin sytë për t’ju parë, ju kopjojnë dhe ju jeni në gjendje t’u tregoni atyre se si të kërkojnë falje, duke demonstruar se edhe ju jeni njerëz dhe se nuk ju bën të dobët, por të fortë të pranoni gabimin tuaj.
Mbaj mend kur isha duke i stërvitur fëmijët e mi në gjumë dhe vendosja pritje te vetja dhe fëmija im që ishin të paarritshme në atë kohë që i vura. Shpresa ime ishte t’i vija për të fjetur dhe nëse ata fillonin të qanin, prisja pesëmbëdhjetë minuta.
Nëse ata nuk do të qetësoheshin në ato pesëmbëdhjetë minuta, unë do të kthehesha në dhomë dhe do t’i thoja ngadalë, “është në rregull, unë jam këtu me ju.” E dija që durimi po më pakësohej ndërsa pritja dhe shihja që koha po kalonte duke iu afruar pesëmbëdhjetë minutave, por brenda meje e dija që doja të hyja në dhomë të
i ofroja paqe dhe siguri. Megjithatë, ajo që bëja shpesh ishte krejtësisht e kundërta.
Shumë shpesh, unë marshoja në dhomën e fëmijës tim dhe ngrija zërin tim dhe rrezatoja pasiguri dhe zhgënjim si tek fëmija im, ashtu edhe tek unë. Isha e mërzitur dhe e trishtuar pasi që e dija se çfarë doja të bëja për fëmijën tim përfundova duke bërë atë që nuk doja të bëja.
Jam e sigurt që edhe ju jeni ndjerë ashtu. Mbaj mend që ndihesha kaq e mundur dhe fëmijërore, prandaj shikoja fëmijën tim dhe pëshpëritja:
“Më fal, të dua dhe nuk duhej të kisha shpërthyer mbi ty”. Unë mund ta ndieja se si mendim im i mirë për Zotin ma transformonte atmosferën dhe merrja frymë, edhe kur isha duke biseduar me një foshnjë.
A jeni ndjerë kështu? Çfarë dëshironi të keni bërë në vend të asaj që keni bërë? Gjithashtu, çfarë tani? Ju keni
kërkuar falje, i keni njohur veprimet tuaja, tani çfarë?
Ne kemi besuar një gënjeshtër që na tregon se duhet të motivohemi. Ne besojmë se për të krijuar një zakon të caktuar, kemi nevojë për motivim dhe kur nuk i arrijmë qëllimet tona, fajësojmë vetë motivimin. Pak e dimë që motivimi është vetëm një lojtar tjetër në ekipin e shumicës, duke na mësuar se momentet e mira janë ato për të cilat duhet të përpiqemi përderisa realiteti është i lidhur gjithmonë për motivimin.
Ajo që garanton sukses është angazhimi dhe diciplina. Neve na duhet të përpiqemi fort, na duhet të stërvitim veten ashtu si një sportist që stërvitet për një garë. Edhe kur nuk doni, edhe kur e përbuzni atë, edhe kur gjithçka që dëshironi të bëni është të hiqni dorë, ju vazhdoni të vraponi sepse Zoti është në ndihmën tuaj!
Të jesh prind sipas dëshirës së Zotit është diçka që Ai dëshiron për ty. Prandaj, stërvituni dhe rehatohuni me ndjenjën se nuk ndiheni mirë. Ne jemi thirrur të bëjmë gjëra që nganjëherë janë të vështira apo vetë sfiduese, por kur e bëjmë të mbështetur tek Zoti, kjo bëhet më e lehtë.
Tani çohu dhe vrapo. Vraponi për fëmijët tuaj, stërvituni!. Fal dhe lejo që falja të të takojë. Përqafoni veten tënde të re. Përmes dhimbjes, përmes stuhive, ju jeni më shumë se një fitimtare. Stërvituni për hir të fëmijëve tuaj dhe brezave që do të vijnë.
Shkruani dy gjëra që dëshironi të ndryshoni në prindërimin tuaj. Tani lutuni, lutuni, lutuni. Lutuni që zemra juaj të ndryshojë, të shihni dobësitë tuaja dhe t’i kapërceni ato.
Mos harroni se gëzimi vjen çdo mëngjes; zgjidhni ta shihni dhe ta shijoni.
Kapitulli i katërt | Dorëzimi
Ne priremi të krahasojmë atë që po bëjmë me fëmijët tanë me atë që prindërit e tjerë po bëjnë me fëmijët e tyre. Ne përfundojmë duke i renditur se kush është një prind më i mirë dhe sa gabim është një prind tjetër që sillet ndryshe nga ne.Ka ndodhur se jam ndjerë si hipokrite kur kam parë një prind tu bërtasë fëmijëve të tyre në ndonjë dyqan ose në ndonjë shesh lojërash, ose duke i përplasur në publik dhe befas bëhem një prind i drejtë sikur të mos kem qenë kurrë në të njëjtën pozitë si një prind në atë skenar.
Paralajmërim : Po unë në atë skenar kam qenë.
Unë dua të stërvitem me kaq pasion, që të bëhem prind që Zoti më ka krijuar që të gjithë rreth meje të shohin aftësinë time për të zbuluar edhe dobësinë time por edhe për të shprehur më të mirën time ndaj fëmijëve të mi dhe prindërve të tjerë.
Kur e kuptoni se ndiheni që prindërimi është i vështirë, kjo do të thotë që po rritesh; do të thotë që ju po ndryshoni mendje dhe do të thotë që jeni duke krijuar hapësirë që udhëzimet dhe mësimet e reja do t’i pranoni më lehtë dhe do të punoni me to. Ju e keni këtë në dorë.
Mendoni për këtë: kur fëmijët tuaj të rriten dhe të kenë fëmijët e tyre, si kush do të dëshironit që ata t’ju kujtojnë?
Çfarë lloj zëri do të jeni: ai që inkurajon dhe po kupton hapësirën dhe rrethanat e njerëzve, apo një kritik që di më mirë sepse i dinë të gjitha?
Çfarë po mësojnë ata nga ju tani? Punoni për gjërat që dëshironi të bëheni, si një atlet që stërvitet për ditën e tyre të madhe. Dita juaj e madhe do të vijë kur fëmijët tuaj mund t’ju shikojnë dhe ju mund t’i shikoni ata dhe të shihni karakteristikat e një njeriu të mirë në jetën e tyre sepse ata e kanë mësuar atë nga ju gjatë gjithë këtyre viteve.
Çdo veprim juaj ka rëndësi dhe ata janë duke parë. Dil atje dhe bëhu prindi që gjithnjë ke dashur të jesh. Duajini ashtu siç e doni veten tuaj dhe tregojuni mësimet e Zotit dhe shembujt e profetëve ndërsa pranoni dobësinë tuaj njerëzore dhe kërkoni falje. Kjo do të ndryshojë familjen tuaj për brezat që do të vijnë.
Sot, dilni jashtë dhe gjeni një gjethe të madhe. Në atë gjethe shkruani emrin tuaj, datën dhe një fjalë të thjeshtë inkurajimi. Lutuni për atë që po kalon, vendoseni gjethen në fund të këtij kapitulli.
Kapitulli i pestë | I mbrojtur
A është keq të zemërohesh? Kjo është një JO e madhe. Eshtë më shumë se në rregull të zemërohesh. Por në zemërim, mos mëkato. Kontrollo zemrën tënde ndërsa je në shtrat, në heshtje dhe pa sjellë arsyetim për veprimet tuaja. Ndërsa jeni në gjendje zemërimi, shkoni përpara dhe sillni flijime të drejtësisë.
Vdisni për veten tuaj, mos u përpiqni të merrni rrugën tuaj, qëndroni në bindje ndaj Zotit dhe vendosni besimin
tuaj tek Ai.
A e dini pse Ai dëshiron që t’ia sillni Atij? Sepse Ai dëshiron që ju t’i mbani mendimet tuaja robër dhe mbi të gjitha, në mënyrë që të mos keni armiq duke pëshpëritur gënjeshtra në zemrën tuaj ndërsa shtriheni në shtrat natën, vetëm me mendimet tuaja. Armiku ishte gënjeshtar që nga fillimi, dhe ai vjen për të vjedhur, vrarë dhe shkatërruar. Ky është qëllimi i tij, ai dëshiron t’ju bëjë të hipni në valën e krenarisë ndërsa fëmijët tuaj dhe të gjithë
rreth jush marrin pasojat e zemrës suaj mëkatare.
Sa më shumë kohë që e lini zemërimin të ndizet në zemrën tuaj, aq më shumë armiku ju mbyt shpirtin dhe e
bën atë të kërkojë më shumë krenari, më shumë gënjeshtra, më shumë shkatërrim.
Për mua, kjo ishte ajo. Megjithëse krenaria ime ishte afër, unë e dija se çfarë duhej të bëja dhe sa e vështirë do të ishte. E kuptova që unë nuk jam vetëm duke rritur fëmijët e mi, por jam duke rritur burra të ardhshëm. Ata që do të jenë pranë njerëzve, ata që do të duhet të marrin vendime për veten e tyre dhe madje për të tjerët në të ardhmen, me dëshirën e Zotit.
Si fëmijë, këta burra të ardhshëm do të mësojnë sa vlerë kanë nga mënyra se si i trajtojmë ata. Ata do të mësojnë se si do t’i trajtojnë ata që i duan dhe i respektojnë ata. Është përgjegjësia jonë t’i mësojmë ata që edhe kur janë emocionalë dhe nuk kanë kuptim, ata janë të denjë të dashurohen dhe dëgjohen, të mos u bërtasim, të
injorojmë ose thjesht të u thuhet se është në rregull si një mekanizëm heshtjeje.
Ndërsa ata janë duke qarë, është e rëndësishme për ta të dinë se dikush që i do nuk do t’i bërtasë për të çliruar zhgënjimin e tij/saj, por do t’i bëjë ata përparësi në gjendjen e tyre më të prekshme dhe më të hutuar.
Me veprimet tona, ata do të mësojnë se si të trajtojnë të tjerët, si të trajtojnë veten e tyre dhe si të trajtohen. Ata do të mësojnë se si të kenë zemërim të drejtë. Është përgjegjësia jonë t’i mësojmë ata kur nuk kuptojnë diçka. Ata meritojnë një shpjegim sa herë që u nevojitet për të kuptuar konceptin. Ndërsa ata festojnë fitoret e tyre ata meritojnë të festohen.
Megjithëse do të dështojmë herë pas here, ne po punojmë për të mbajtur respektin dhe dashurinë në ballë të kokës sonë. Shumë herë, unë kam shkuar për të fjetur me zemërim ndaj fëmijëve të mi në zemrën time, megjithatë kam lejuar që durimi, mirënjohja, përulja dhe dashuria ndaj Zotit dhe t’i japë jetë të re zemrës time, shumë herë.
Mësimi se si të kemi respekt për njëri-tjetrin ndërsa jemi të zemëruar dhe mos mëkatimi gjatë kësaj gjendje, fillon në shtëpi.
Mendoni, çfarë lloj personi dëshironi të rrisni? Tani, kuptoni se çfarë duhet të bëni për ta rritur fëmijën tuaj që të jetë ky person. Çfarë duhet të sakrifikosh, ku ke nevojë të jesh i përulur? Kur njerëzit thoshin se prindërimi është i vështirë, unë gjithmonë mendoja se ishte në lidhje me aktivitetet – duke i korrigjuar ata që të “jenë të mirë”. Sa më shumë rritem në atë që dua, që është prindërimi, e kuptoj se ka të bëjë më shumë me të mësuarit për t’i dhënë përparësi dikujt tjetër që është më i ri dhe më i vogël se ti.
T’i respektoj ata si njerëz, të mendoj për atë që po bëj për shkak se jam më e madhe se ta.. Unë jam e vendosur të formohem në një nënshtrim të përulur ndaj Zotit, duke i zbuluar familjes sime dhe fëmijëve të mij brishtësinë time
dhe madhërinë e Zotit.
Çfarë procesi të lavdishëm të kesh zemra të përulura dhe shumë rritje emocionale! Çfarë bekimi kam marrë në shtëpinë time me më pak korrigjime (p.sh. “Bëje këtë, mos e bëje atë”), e cila është kaq e lehtë dhe më disiplinuese (duke e mësuar atë me më shumë angazhime), e cila është me të vërtetë e vështirë nganjëherë . Përfundimi është të kesh më pak zemërim egoist dhe më shumë dhembshuri.
Sot, jini të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh para se të shpërtheni me zemërim egoist. Kontrolloni se çfarë kufijsh po lejoni që dikush të kalojë dhe të mos i respektoj, dhe cilët kufij nuk po i respektoni ju vetë. Shkruajini ato dhe lutuni që Zoti t’ju ndihmojë. Merrni masa dhe korrigjoni ato gjëra.
Lutuni për fëmijët tuaj, lutuni për këto gjëra:
Të tashmen e tyre
Gjërat me të cilat po luftojnë
Të ardhmen e tyre
Bashkëshorti/ja i/e tyre i.e ardhshëm/me
Shpëtimi i tyre
Karakteri i tyre
Dashuria e tyre për të tjerët
Dashuria e tyre për familjen e tyre
Hobet e tyre
Tani lutuni për zemërimin tuaj dhe qortoni mangësitë tuaja dhe luteni zotin që tu jep sukses në përpjekjen tënde edhe për brezat pas jush që këto mirësi të mund të vazhdojnë nga fëmijët tuaj, te fëmijët e tyre. Lutuni për falje për veten tuaj dhe flisni të vërtetën dhe drejtën.
Kapitulli i Gjashtë | I palëkundur
Në mes të natës, mu rreth orës 3 të mëngjesit, djali i madh u zgjua. Sekonda më vonë, djali i vogël u zgjua gjithashtu dhe të dy nuk donin të binin në gjumë deri në orën 5:30 të mëngjesit.
Ndërsa luftoja me vetjakësinë time dhe me prioritetet e mia, një pëshpëritje më erdhi duke më kujtuar, “Ne jemi këtu për të shërbyer, jo për t’u shërbyer”. Kjo fjalë më bëri të kem krejt tjetër qasje, dhe ta marr me mirëkuptim se madje unë do të zgjohem dhe do ta lë veten mënjanë në mënyrë që të jem e pranishme ndërsa ata qajnë në mes të natës për një arsye të panjohur për mua.
Nëse do të më kërkohej t’i shërbeja një personi në nevojë, madje edhe dikujt që është i huaj për mua, i cili është duke qarë dhe e di që do të më hiqte nga gjumi, unë do ta bëja atë pa justifikim dhe me një qëndrim të shkëlqyer si një dëshmitar .
Por më vendos në të njëjtën situatë me fëmijët e mi dhe, papritmas, unë kam të drejtë për pushimin tim dhe sa guxojnë ata ta shqetësojnë atë.
Megjithatë, ndonjëherë nuk mund të shqetësohemi kur vetë fëmijët tanë kërkojnë vëmendjen tonë. Ndonjëherë duket sikur ata pyesin në kohën më të papërshtatshme, kur ne duam diçka më shumë! Apo, a jam vetëm unë? Po sikur ai moment të jetë moment që Zoti na sprovon për të na formuar karaktere dhe modele më të mira për fëmijët tonë, prindër dhe njerëz vetëmohues? Ndoshta ajo është një sprovë momentale por mund të bëhet e madhe dhe e bereqetshme varësisht se cfarë qendrimi merr ti ndaj saj. Nëse sillesh me butësi, dhe mirënjohje e falënderim për Zotin, ti me këtë kujton që Ai është një Zot i hollësishëm dhe përdor gjithçka që është në fuqinë e Tij për të formuar karakterin tënd të bukur dhe të fëmijëve tuaj.
Prandaj, shërbejuni atyre, shërbejini atyre në çdo mundësi që keni , silluni but dhe do të shihni se si fëmijët tanë mësojnë të njëjtën gjë nga ju. Jepuni atyre jetën tuaj, momentet tuaja, sepse ju si i rritur e dini se pushimi juaj, dëshira juaj, paqja juaj është vetëm në pajtimin e plotë me Zotin.
Jepni dhe shërbeni me dashuri të palëkundur, dhe së shpejti do të bëhet një zakon. Duaji ata. Duaji ata fort. Duaji ata pa masë. Duaji ata sepse një ditë kjo kohë do të jetë vetëm në kujtime.
Sot, bëni diçka qesharake me fëmijën tuaj dhe bëni një foto. Shikoni ata duke qeshur, shijoni momentet duke i parë ata teksa kënaqen duke kaluar kohë me ju…
Studioni ata dhe mbani mend këtë moment.
Kapitulli Shtatë | Zakonet
Stërvitni një fëmijë në rrugën që duhet të ndjekë: dhe kur të jetë plakur, ai nuk do të largohet prej saj.
E mbaj mend kur isha shtatzënë në fëmijën tim të parë, isha në një nga vendadhurimet dhe predikuesi po fliste për prindërit. Unë isha e ngazëllyer kur mësova rreth kësaj teme, sepse gjithmonë kisha luftuar me frikën time për të ardhmen e fëmijëve. Gjithmonë kam menduar: “Epo, në të vërtetë, unë bëj atë që dua dhe kam bërë atë që dua për një kohë të gjatë.” Realiteti është se mendimi thjesht nuk ishte i vërtetë.
E vërteta është se ajo që më mësuan si fëmijë më drejtoi çdo lëvizje.
Si fëmijë, më mësuan shumë gjëra të pathëna. Shikoni, fëmijët mësojnë më shumë nga ato që bëni ju sesa ato që thoni. Ashtu siç pashë nënën time të zhgënjyer me mua dhe duke bërtitur për të më korrigjuar, edhe unë e bëra këtë me fëmijët e mi. Fatkeqësisht, nganjëherë ende e bëj. Dhe ndërsa babai im më tregoi rëndësinë e familjes përmes nënës së tij, edhe unë po e bëjë një gjë të tillë.
Ndërsa nëna ime kërkonte njerëz të mirë për të na marrë ndërsa ishim të pastrehë në një moment të jetës dhe u sigurua që të kujdeseshim dhe të ndjeheshim të dashur, edhe unë, sigurohem që fëmijët e mi të ndihen gjithmonë të dashur dhe të kujdesen për ta. Të gjitha këto gjëra që kam mësuar nga mësimet e pathëna më
kanë dhënë prindërit e mi.
Unë thithja të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën, dhe fëmijët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë. Detyra ime është të sigurohem që ajo që po nxjerr është e qëllimshme, se ajo që ata po thithin është njohja e Zotit dhe dashuria e të tjerëve. Unë dua që ata ta dinë gjithmonë që familja është gjithmonë e para – pavarësisht nga ëndrra,
puna, ata janë të parët – natyrisht, pas Zotit dhe profetëve. Prindërimi ka të bëjë me modelimin dhe zbulimin e zemrave tona tek fëmijët tanë, nga një person i thyer te tjetri dhe nga një kryevepër në tjetrën.
Lidhur me këtë temë mendoni kështu: sa më gjatë që bëni diçka vazhdimisht, do të duhet shumë kohë për të ndryshuar ato gjëra. Cila është thënia? “Zakonet e vjetra vdesin vështirë”.
Të trajnuarit e fëmijëve tanë në mënyrën e duhur, duke dashur Zotin dhe duke dashur të tjerët, me kalimin e kohës, ata vetë do ta kenë këtë si një zakon të vjetër, duke u rritur në atë trajnim duke u mësuar nga prindërit të cilët nuk janë nga ata që vetëm flasin, por edhe veprojnë.
Nëse ndonjëherë ata përpiqen të ndryshojnë këtë mënyrë, do të u duhet shumë mund që të vendosin. Edhe nëse ata ndonjëherë largohen prej saj, e vërteta se të Kujt janë ata do të gdhendet në zemrat e tyre.
Në të njëjtën kohë, nëse jeni duke krijuar zakone që nuk janë të mira, ata do të duhet të punojnë shumë fort për t’u larguar prej tyre.
Si prindër, ne duhet të punojmë për të ndjekur mësime me mendje mbretërore, jo për ato që janë në trend ose atë që po kultivon kultura jonë. Ne duhet t’i mësojmë fëmijët tanë të ecin me besim në njohjen e Zotit.
Ne vetë duhet të jemi njerëz me karakter të mirë, me një standard moral të palëkundur që vjen vetëm nga Krijuesi ynë.
Nuk mund të presim që të kemi fëmijë që nuk bërtasin kur janë nën presion, për të larguar emocionet e tyre, nëse kjo është ajo që ne u bëjmë atyre. Ne nuk mund të presim që fëmijët të jenë në rregull me zhgënjimin nëse u japim atyre një zgjedhje sa herë që zhgënjehen. Zhgënjimi është i mirë.
Krijon diciplinë dhe u jep atyre besim të dinë se mund të bëjnë gjithçka. Të kesh zhgënjim ndërsa mëson diçka
është në rregull! Por mbase kjo është për një libër tjetër.
Ne duhet të ndalojmë së prituri nga fëmijët tanë gjëra që ne vetë nuk i kemi mësuar ose të paktën po i mësojmë përmes dështimit të vazhdueshëm. Ata duhet ta dinë që duhet punë, se ne nuk jemi të përsosur, por po përpiqemi. Ndërsa u mësojmë atyre të njohim Zotin dhe profetët, karakteri i tyre do të bëhet më shumë si karakteri i profetëve dhe shokëve të tyre të mirë dhe do të jetë shumë e vështirë për ta të largohen prej atij karakteri.
Bëhuni personi që dëshironi që fëmija juaj të bëhet kur të rritet. Ju e keni këtë në dorë. Unë e kam këtë në dorë. Ne jemi së bashku si një Trup që diciplinon veten për të qenë variantet më të mira të vetes sonë, më të afërta me karakteret dhe modelet e profetëve si shëmbëlltyra jonë.
Sot, shqyrtoni dhe shihni se çfarë mësimesh të pathëna po kopjojnë fëmijët tuaj. Shkruajini ato, lutuni për fëmijët tuaj dhe lusni Zotin t’ju mësojë se si të largoheni nga zakonet e këqija. Kërkoni falje. Bëni që fëmija juaj t’ju ndihmojë; tregojuni se është në rregull t’ju njoftojë kur jeni duke bërë diçka që është e shëmtuar, që i bën ata të kenë ndjenja negative. Lutuni për ta.
Kapitulli i Tetë | Të shfajësuar
Ti e tashmë ke bërë mjaft! Ke analizuar veten tënde shumë dhe ke punuar me zemër. Kthehuni prapa në shënimet tuaja dhe shkruani një shënim që ia njihni dhe ja vlerësoni vetes përpjekjen për të, për ta bërë më të ndjeshme, më fisnike, më të mirë. Ti ke punuar shumë për veten. Cila ishte pjesa juaj e preferuar?
Lutem që ta vazhdoni procesin e zhvillimit tuaj të vazhdueshëm e të arrini një rritje të plotë si prindër.
Të tillë ne jemi më shumë se fitimtarë!