Si duhet ta ushqej fёmijёn tim nё 6 muajt e parё tё jetёs?
Ushqyerja me gji ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё plotёsuar nevojat ushqimore tё fёmijёs, dhe ushqimi mё i shёndetshёm pёr fёmijёn tuaj. Gjatё 6 muajve tё parё tё jetёs rekomandohet ushqyerja vetëm me gji, dhe gradualisht fillimi i ushqimeve tё ngurta apo gjysmё tё ngurta pas 6 muajve tё parё. Nё pamundёsi tё ushqyerjes me gji (pёr nёnat qё janё nё punё apo shkollё), kёshillohuni me mjekun tuaj pёr mundёsinё e shtrydhjes sё gjirit, për teknikat e ruajtjes së qumështit, si dhe për mundёsinё e fillimit tё ushqimeve tё tjera.
Si ta kuptoj nёse fёmija im ёshtё i uritur apo ka pirё mjaftueshёm?
Foshnja e vogёl pёrpiqet tё na tregojё nevojat qё ka nёpёrmjet gjesteve qё bёn apo tё qarёs, si tё vetmet mёnyra komunikimi qё ka. Njё vёzhgim i kujdesshёm do tё na ndihmojё t’i kuptojmё kёto nevoja dhe t’u pёrgjigjemi atyre.
Disa nga shenjat qё na orientojnё tё kuptojmё nevojat e foshnjёs janё:
Fёmija juaj ёshtё i uritur nёse:
•Fut duart nё gojё dhe i thith ato.
•Afron kokёn nё drejtim tё gjoksit, krahut apo shishes sё qumёshtit.
•Thith buzёt.
•Grindet dhe nuk duket i lumtur.
•Qan.
Fёmija juaj ka pirё mjaftueshёm dhe duket i ngopur nёse:
•Duket i qetё, luan me duart e tija/saja.
•Largon kokёn nga gjoksi apo biberoni.
•E zё gjumi
•Nuk thith mё duart e tija/saja, mbyll gojёn dhe refuzon tё pijё.
Cilat janë përfitimet e ushqyerjes me gji?
Sa më gjatë të ushqeni me gji fёmijёn tuaj, aq më tё mёdha do të jenё përfitimet shëndetësore, për ju dhe fëmijën tuaj.
• Qumёshti i gjirit pёrmban imunoglobulina (trupa mbrojtёse), prandaj foshnjat qё ushqehen me tё sёmuren mё pak nga infeksionet e veshit, diarreja, ftohjet dhe alergjitё.
• Foshnjat që ushqehen me gji kanë një rrezik më të ulët pёr të zhvilluar obezitet.
• Gratë që kanё ushqyer fёmijёt me gji kanё rrezik më të ulët pёr tё zhvilluar kancer të gjirit.
• Ushqyerja me gji ul rrezikun pёr tё zhvilluar sëmundje të zemrës, tension të lartë të gjakut, dhe diabet si te nёna dhe fёmija.
• Ushqyerja me gji ndihmon në parandalimin e Sindromës sё Vdekjes sё Papritur (SIDS), njё femonen jo i shpeshtё qё ndodh te fёmijёt.
Kur duhet t’i filloj fёmijёs tim njё ushqim tjetёr shtesё?
Fёmijёt janё gati pёr tё filluar ushqime tё ngurta pas moshёs 6-muajsh. Fillimi mё herёt i ushqimeve tё ngurta mund tё shoqёrohet jo rrallё me probleme shёndetёsore si mbytje, obezitet, diarre etj., qё ndodhin pasi trakti gastro-intestinal i fёmijёs ёshtё i papёrgatitur pёr tё tretur ushqime tё ndryshme nga qumёshti.
Fëmija ёshtё i gatshёm tё fillojë njё ushqim mё tё ngurtё kur:
1.Qёndron ulur, me ose pa mbёshtetje.
2.Arrin tё mbajё kokёn vetё, pa mbёshtetje.
3.Hap gojёn dhe kёrkon tё kafshojё nёse i afron njё ushqim.
4.Merr vetё ushqimin dhe e fut nё gojё.
Nёse ju filloni tё ushqeni fёmijёn tuaj me ushqime plotёsuese, duhet tё keni parasysh që gjatё vitit tё parё tё jetёs, baza e ushqyerjes sё fёmijёs ёshtё vetëmqumёshti i gjirit nё 6 muajt e parё, dhe qumёshti i gjirit dhe ushqimet shtesё pas muajit tё 6-tё tё jetёs.
Kujt mund t’i drejtohem pёr tё marrё kёshillat e duhura lidhur me ushqyerjen me gji?
Flisni me mjekun e konsultores qё ndjek fёmijёn tuaj pёr çdo pyetje qё keni rreth ushqyerjes sё fёmijёs me gji, teknikёn e vendosjes nё gji, shpeshtёsinё dhe momentin kur duhet filluar njё ushqim tjetёr shtesё, sasinё apo mёnyrёn e pёrgatitjes sё tij.