Shumë njerëz kanë humbur besimin në sistemin tradicional të shkollimit. Prandaj, gjithnjë e më shumë prej tyre kërkojnë avantazhet e të ashtuquajturit shkollimi shtëpiak.
Çka është “shkollimi shtëpiak”
Shkollimi shtëpiak do të thotë që fëmijët do të arsimohen në ambientin e shtëpise, dhe jo në klasat tradicionale me 25 deri në 30 studentë të cilët janë të detyruar të mësojnë të njëjtin plan shkollor. Është një edukim fleksibël dhe individual që përshtatet më mirë me stilin e të mësuarit të fëmijës suaj. Ky lloj “edukimi organik” lejon që fëmija juaj të përfitojë nga natyra dhe interesimi i tyre spontan gjë që do i përcjellë gjatë gjithë rrugës në jetën e tyre reale.
Avantazhet
– Shkollimi shtëpiak është një metodë aktive e mësimit të personalizuar. Ideja kryesore është që një fëmijë do të mësojë në një stil dhe shpejtësi personale që është më e përshtatshme për të. Plus, ju si prind jeni në gjendje t’i kuptoni dhe t’i udhëzoni në formën e duhur që përshtatet me fëmijën tuaj. Ju do e keni në dorë zgjedhjen e literaturës dhe orarin e shkollimit të fëmijëve, përcjellë “CheckPregnancy.com”.
– Fëmija do të mësojë pikërisht atë që i zgjon interesim real, për dallim nga librat dhe mësimet në shkolla tradicionale ku nxënësit detyrohen të mësojnë përmbajtje të pakapshme dhe jo atraktive. Ju po ashtu mund të shtoni libra për arsimim më të lartë nëse e dini se fëmija juaj mund t’i kuptojë. Shumë prindër preferojnë edhe mësimet “online” përmes internetit.
– Nuk ka frikë nga dhuna ndaj bashkëmoshatarëve dhe ngacmimi që mund të çojë në ankth dhe depresion, mungesë nga klasa dhe nota të këqija. Të mësuarit ndodh në një mjedis paqësor dhe harmonik.
– Ju mund të krijoni lidhje të forta me fëmijën tuaj, t’ia dëshmoni se arsimi mund të jetë kënaqësi dhe t’i ofrojë atyre ndërveprim personal. Mos shmangni diskutimet rreth temave kontradiktore dhe kaloni më shumë kohë së bashku.
– Keqkuptimi i zakonshëm është se fëmijët që shkollohen në shtëpi kanë vështirësi në zhvillimin e aftësive sociale. Përkundrazi, në sajë të mediave sociale si Instagram, Snapchat dhe Facebook, fëmija juaj ka një mundësi për të krijuar shumë miqësi.
– Edhe pse shkollimi ndodhë në shtëpi nuk do të thotë se fëmija juaj do të mësojë vetëm në shtëpi. Ata do të kentë kohë të mjaftueshme që ta shpenzojnë në biblioteka, në universitetet e komunitetit, në muzetë lokale etj. E gjithë kjo do të ndikojë në fëmijën tuaj dhe do të ndihmojë që të pjeken më shpejtë. Plus, ata do të kalojnë më shumë kohë me të rriturit në botën reale, që do të thotë se do të shmangin harxhimin e kohës në mjedisin e shkollës me shoqëri artificiale.
– Fëmija juaj ka një mundësi për të pasur arritje të mëdha në kohë afatgjate. Disa studime relevante sugjerojnë se fëmija i shkolluar në shtëpi merr nota më të mira në testet e standardizuara dhe arrin rezultate të suksesshme pasi të regjistrohen kolegj. Një studim i vitit 2009 tregon se deri në 67% e nxënësve të shkolluar në shtëpi janë diplomuar në universitet në krahasim me 59% të nxënësve të shkollave publike. (Statistikat vlejnë për popullin amerikan)
– Ekziston probabiliteti për të bërë një orar fleksibël dhe për të dhënë instruksione etike dhe fetare për fëmijën tuaj pa ndikime nga sistemi i jashtëm. Gjithashtu mund të kaloni kohë shtesë duke zbuluar dhe zhvilluar të gjitha talentet unike që ata mund t’i kenë, trasmeton GazetaShneta.
– Gjëja më e këndshme është që ju mund të udhëtoni sa herë që doni. Fëmija juaj mund të mësojë ndërsa familja viziton vende të ndryshme edhe pse shkollat publike janë ende të hapura.
DISAVANTAZHET:
– Në thelb, shkollimi në shtëpi është shumë e vështirë për prindërit, por një zgjedhje e shkëlqyer për një fëmijë. Jini të vetëdijshëm se nuk i përshtatet çdo prindi, veçanërisht nëse nuk jeni të përgatitur mirë. Nëse nuk keni vullnet dhe durim për t’u zotuar për të qenë një mësues efektiv, është më mirë ta shmangni pavarësisht nga përparësitë e shumta të këtij lloji të të mësuarit.
– Do të duhet të kaloni kohë me fëmijën tuaj gjatë gjithë ditës. E di që kjo tingëllon e mirë, por ndonjëherë kjo periudhë gjatë ditës që kalon në shkollë është pjesa e vetme e ditës kur mund të bësh diçka vetëm për veten tënde. Mund të jetë mjaft sfiduese në momentet kur I vogli juaj i ëmbël shndërrohet në një irritim të vërtetë. E pra, fëmijët definitivisht nuk preferojnë të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë ditës.
– Ju duhet të kaloni shumë kohë duke shqyrtuar programe të shumta të literaturës dhe duke zgjedhur atë që i përshtatet më së miri nevojave të të mësuarit të fëmijës suaj.
– Ju do të jeni të detyruar t’i shpjegoni të afërmve dhe miqve, të cilët nuk mund ose nuk do ta kuptojnë vendimin tuaj, arsyet tuaja për shkollimin në shtëpi. Njerëzit tentojnë të përbuzin zgjedhje të ndryshme dhe mezi pranojnë modele të pazakonta.
– Gjetja e miqve të shtëpisë dhe shokëve të lojës për fëmijën tuaj do të marrë përpjekje dhe kohë shtesë.
– Gjetja e mënyrave të ndryshme për të motivuar fëmijën tuaj ditë pas dite mund të jetë ndonjëherë rraskapitëse dhe irrituese, përcjellë “CheckPregnancy”.
– Ju jeni tani në këpucët e mësuesit dhe duhet të gjeni një mënyrë adekuate për të mos qenë i paduruar dhe i frustruar kur fëmija juaj nuk mund ta kuptojë ligjëratën. Dhe këtë duhet ta bëni çdo ditë.
– Ndoshta nuk jeni në disponim për të diskutuar me prindërit e tjerë që praktikojnë këtë sistem shkollimi për zgjidhjen e problemeve të leksioneve, por që në anën tjetër është e nevojshme nëse doni që fëmija juaj të mësojë të gjitha temat thelbësore nga literatura shkollore.
– Ju duhet të shpenzoni më shumë para për materialet mësimore dhe librat. /GazetaShneta