Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Si t’ua mësojmë shkrimin nxënësve me vështirësi në të nxënë?

October 30, 2026

Aplikacionet digjitale në logopedi: Katër mjete që mund t’i ndihmojnë fëmijët me vështirësi në të folur

October 29, 2026

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

October 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Fëmijë me aftësi të Kufizuara»Si t’ua mësojmë shkrimin nxënësve me vështirësi në të nxënë?
Fëmijë me aftësi të Kufizuara

Si t’ua mësojmë shkrimin nxënësve me vështirësi në të nxënë?

LRBy LROctober 30, 2026Updated:October 30, 2026No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Mësimdhënia efektive e shkrimit për nxënësit me vështirësi në të nxënë përfshin tri komponentë kryesorë:

  • Ndjekjen e një strukture bazë të planifikimit, shkrimit dhe rishikimit;
  • Mësimdhënien e drejtpërdrejtë të hapave thelbësorë të procesit të shkrimit; si dhe
  • Ofrimin e komenteve dhe sugjerimeve bazuar në njohuritë dhe aftësitë që u janë mësuar nxënësve.

Në këtë artikull do të njiheni me metodat për zbatimin e këtyre komponentëve në praktikën mësimore.

Hapesire-reklamuese

Një meta-analizë e realizuar nga Gersten dhe Baker (1999) nxjerr në pah qasjet mësimore të mbështetura në kërkime shkencore për zhvillimin e aftësive të të shprehurit me shkrim te nxënësit me vështirësi në të nxënë. Shkrimi shprehës është përkufizuar si shkrimi që synon të demonstrojë njohuritë ose të mbështesë vetëshprehjen (Graham & Harris, 1989a).

Kjo analizë kërkoi t’i përgjigjej pyetjes: Duke marrë parasysh një grup studimesh të hartuara posaçërisht për përmirësimin e aftësive të shkrimit te nxënësit me vështirësi në të nxënë, cilat ndërhyrje dhe cilët komponentë rezultuan më efektivë dhe sa i madh ishte ndikimi i tyre?

Ky përkufizim dhe kjo pyetje kërkimore bënë që analiza të përfshinte studime mbi ndërhyrje të ndryshme mësimore. Pothuajse të gjitha ndërhyrjet e studiuara përfshinin disa komponentë të ndërthurur.

Nga analiza dolën në pah tri elemente që në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme kontribuuan në përmirësimin e të shprehurit me shkrim te nxënësit me vështirësi në të nxënë:

1. Ndjekja e një strukture bazë të planifikimit, shkrimit dhe rishikimit.
2. Mësimdhënia e drejtpërdrejtë e hapave kryesorë të procesit të shkrimit.
3. Ofrimi i komenteve dhe sugjerimeve të bazuara në përmbajtjen e mësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

1. Ndjekja e një strukture bazë: Planifikimi, shkrimi dhe rishikimi

T’u mësosh nxënësve të shkruajnë do të thotë t’u tregosh si t’i zhvillojnë dhe organizojnë mendimet që dëshirojnë të shprehin, si dhe t’i udhëzosh gjatë procesit të hedhjes së tyre në letër. Shumica e ndërhyrjeve të studiuara përdorën një strukturë bazë të mbështetur në tri faza: planifikimin, shkrimin dhe rishikimin. Këta hapa janë pjesë e një procesi ciklik, jo domosdoshmërisht linear.

Kjo do të thotë se nxënësi mund t’i rikthehet secilit hap gjatë shkrimit dhe se fazat nuk zhvillohen gjithmonë sipas së njëjtës renditje. Në këto studime, secili hap mësohej në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përdorur shembuj të shumtë dhe shpesh duke u mbështetur në fletë orientuese për të menduar, kartela udhëzuese ose teknika për të lehtësuar mbajtjen mend.

Planifikimi

Planet e hartuara mirë për shkrimin ndihmojnë në krijimin e varianteve të para më cilësore. Mësuesit ose bashkëmoshatarët që kanë aftësi të mira shkrimi mund ta shpjegojnë me fjalë procesin që ndjekin, duke i ndihmuar nxënësit të zhvillojnë «planet e tyre të veprimit».

Një lloj plani, i quajtur «Fleta e të menduarit për planifikimin», përdor një seri pyetjesh të strukturuara dhe të renditura. Pasi përcaktohet tema, nxënësi u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme (Englert, Raphael & Anderson, 1992):

– Për kë po shkruaj?
– Pse po shkruaj?
– Çfarë di për këtë temë?
– Si mund t’i grupoj idetë e mia?
– Si do t’i organizoj mendimet e mia?

Një teknikë tjetër është përdorimi i hartave semantike, të cilat i ndihmojnë nxënësit të planifikojnë përmbajtjen e shkrimit.

Hartimi i variantit të parë

Përdorimi i një plani veprimi i ndihmon nxënësit të krijojnë variantin e parë të tekstit. Plani shërben si një hartë konkrete që i orienton gjatë procesit të shkrimit dhe u ofron sugjerime se çfarë të bëjnë kur ndihen të bllokuar dhe nuk dinë si të vazhdojnë. Ai gjithashtu shërben si kujtesë e vazhdueshme për përmbajtjen dhe strukturën e detyrës së shkrimit.

Një plan i zhvilluar mirë i mundëson nxënësit dhe mësuesit të përdorin një gjuhë të përbashkët gjatë diskutimit të tekstit. Dialogu ndërmjet mësuesit dhe nxënësit përfaqëson një përparim të rëndësishëm në mësimdhënien e shkrimit, krahasuar me metodat tradicionale, të cilat kërkonin që nxënësit të punonin kryesisht në mënyrë të pavarur dhe me pak ndërveprim.

Rishikimi dhe redaktimi

Aftësitë e rishikimit dhe redaktimit janë thelbësore për procesin e shkrimit. Zhvillimi i metodave që i ndihmojnë nxënësit të përmirësojnë dhe redaktojnë punën e tyre ka qenë një sfidë. Megjithatë, disa studiues kanë filluar të zhvillojnë strategji specifike që duken premtuese.

Për shembull, Wong, Butler, Ficzere dhe Kuperis (1996), gjatë mësimdhënies së eseve argumentuese, përdorën redaktimin nga bashkëmoshatarët si strategji mësimore. Nxënësit punonin në çifte dhe ndërronin rolet si autorë dhe kritikë të tekstit. Nxënësi në rolin e kritikut identifikonte pjesët e paqarta të esesë dhe i kërkonte autorit sqarime.

Përmes këtij procesi, nxënësi që kishte shkruar tekstin duhej t’ia shpjegonte bashkëmoshatarit qëllimin e tij komunikues dhe më pas ta rishikonte esenë, në mënyrë që ajo ta pasqyronte sa më saktë atë që dëshironte të shprehte.

Në këtë mënyrë, nxënësit zhvillonin vetëdijen për lexuesin, pra aftësinë për ta parë shkrimin nga këndvështrimi i personit që do ta lexojë.

2. Mësimdhënia e drejtpërdrejtë e hapave kryesorë të procesit të shkrimit

Mësimdhënia e qartë dhe e drejtpërdrejtë e strukturave të tekstit u ofron nxënësve udhëzime për realizimin e detyrave të ndryshme të shkrimit. Kjo vlen si për esetë bindëse, ashtu edhe për rrëfimet personale apo esetë që krahasojnë dhe dallojnë dy dukuri.

Lloje të ndryshme shkrimi mbështeten në struktura të ndryshme. Për shembull, një ese bindëse përmban një tezë dhe argumente mbështetëse, ndërsa një tekst narrativ mund të përfshijë zhvillimin e personazheve dhe kulmin e ngjarjes. Mësimdhënia e strukturave të tekstit zakonisht përfshin shumë modele të qarta dhe udhëzime konkrete.

Edhe pse autorë të ndryshëm mund t’i ndjekin këto struktura në renditje të ndryshme, shkrimi i mirë përfshin atë që Englert dhe Mariage (1991) e quajtën «procese të ndërthurura dhe ciklike». Këto procese nuk zhvillohen sipas një renditjeje të pandryshueshme. Njëri proces mund të ndikojë te tjetri, duke bërë që autori t’u rikthehet hapave të mëparshëm për t’i përditësuar ose rishikuar vazhdimisht.

Edhe këtu, plani i veprimit është i dobishëm. Ai i bën strukturat e tekstit më të dukshme dhe më të kuptueshme për nxënësit, duke e bërë procesin e shkrimit më pak të ndërlikuar.

3. Ofrimi i komenteve dhe sugjerimeve të bazuara në njohuritë e mësuara

Komponenti i tretë, i përbashkët për ndërhyrjet e suksesshme, ishte ofrimi i shpeshtë i komenteve për nxënësit lidhur me cilësinë e përgjithshme të shkrimit, elementet që mungonin dhe pikat e forta të punës së tyre. Kur komentet dhe sugjerimet kombinohen me mësimdhënien e procesit të shkrimit, forcohet dialogu ndërmjet nxënësit dhe mësuesit.

Dhënia dhe marrja e komenteve i ndihmon gjithashtu nxënësit të zhvillojnë ndjeshmërinë ndaj lexuesit dhe stilin e tyre personal të të shkruarit. Wong dhe bashkëpunëtorët (1997) hodhën hipotezën se dialogët ndërveprues, të cilët i udhëhiqnin nxënësit nëpër disa cikle reflektimi, ndërgjegjësimi dhe korrigjimi të problemeve, i ndihmonin ata t’i «shihnin» mendimet e tyre dhe të shkruanin nga këndvështrimi i një personi tjetër.

Në studimet mbi mësimdhënien e suksesshme të shkrimit, mësuesit dhe nxënësit kishin një strukturë organizative dhe një gjuhë të përbashkët për të dhënë komente mbi aspekte të tilla si organizimi, origjinaliteti dhe interpretimi.

Wong dhe kolegët e saj demonstruan procedura për dhënien e komenteve, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Këto procedura synonin që vëmendja të përqendrohej si te aspektet formale të shkrimit, për shembull drejtshkrimi dhe pikësimi, ashtu edhe te mënyra e paraqitjes së ideve.

4. Metoda specifike për mësimdhënien e shkrimit

Ekzistojnë metoda të shumta për zhvillimin e aftësive të të shprehurit me shkrim që përfshijnë tri parimet e përmendura.

Dy prej tyre janë:

  • Zhvillimi i Strategjive të Vetërregulluara (Self-Regulated Strategy Development – SRSD) (Graham & Harris, 1989b).
  • Mësimdhënia e Strategjive Njohëse në Shkrim (Cognitive Strategy Instruction in Writing) (Englert et al., 1995; Englert & Mariage, 1991).

Zhvillimi i Strategjive të Vetërregulluara (SRSD)

Teknika SRSD përfshin udhëzime që nxënësit i përdorin për ta drejtuar vetë procesin e tyre të shkrimit.

  • Këto udhëzime kërkojnë që nxënësit:
  • Të marrin parasysh audiencën për të cilën shkruajnë dhe arsyet pse po shkruajnë.
  •  Të hartojnë një plan për atë që synojnë të thonë, duke përdorur struktura orientuese për të krijuar ose organizuar shënimet e tyre.
  •  Të vlerësojnë përmbajtjen e mundshme duke marrë parasysh ndikimin që ajo mund të ketë te lexuesi.
  • Të vazhdojnë procesin e gjenerimit të ideve dhe planifikimit edhe gjatë vetë aktit të shkrimit.

Mësimdhënia e Strategjive Njohëse në Shkrim

Mësimdhënia e Strategjive Njohëse në Shkrim përfshin disa lloje strategjish: Strategjitë e gjenerimit të ideve: Përdoren për përgatitjen para fillimit të shkrimit, përmes teknikave si diskutimi dhe mbledhja e ideve (brainstorming).

Strategjitë organizative: Ndihmojnë nxënësit t’i lidhin, grupojnë dhe kategorizojnë idetë e tyre.

Strategjitë e të kuptuarit: Përdoren gjatë leximit dhe mbledhjes së informacionit që do të shërbejë si bazë për shkrimin.

Strategjitë e vetëmonitorimit: Ndihmojnë nxënësit t’i qartësojnë mendimet dhe të kuptojnë marrëdhëniet ndërmjet informacioneve që kanë mbledhur.

Të gjitha këto strategji zbatohen përpara fillimit të procesit të shkrimit.

Autorë: Russell Gersten, Scott Baker dhe Lana Edwards
Përkthim: Prinderimi.com

arsimi gjithëpërfshirës Fëmijët me nevoja të veçanta Mësimdhënia e shkrimit Shkrimi kreativ Shkrimi te fëmijët Strategji të të nxënit Vështirësi në shkrim vështirësi në të nxënë Zhvillimi i aftësive të shkrimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAplikacionet digjitale në logopedi: Katër mjete që mund t’i ndihmojnë fëmijët me vështirësi në të folur
LR

Related Posts

Fëmijë me aftësi të Kufizuara

Aplikacionet digjitale në logopedi: Katër mjete që mund t’i ndihmojnë fëmijët me vështirësi në të folur

October 29, 2026
FOKUS

Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit

October 29, 2026
FOKUS

Fëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?

October 29, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,306

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,402

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,391
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë me aftësi të Kufizuara

Si t’ua mësojmë shkrimin nxënësve me vështirësi në të nxënë?

LROctober 30, 2026
Fëmijë me aftësi të Kufizuara

Aplikacionet digjitale në logopedi: Katër mjete që mund t’i ndihmojnë fëmijët me vështirësi në të folur

LROctober 29, 2026
Uncategorized

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

LROctober 29, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,306

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,402

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,391
Të zgjedhura

Si t’ua mësojmë shkrimin nxënësve me vështirësi në të nxënë?

October 30, 2026

Aplikacionet digjitale në logopedi: Katër mjete që mund t’i ndihmojnë fëmijët me vështirësi në të folur

October 29, 2026

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

October 29, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.