Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Arlinda Zekaj – Siguria e prindërve është edhe siguria e fëmijëve

October 26, 2026

LEGO Moon Mission: Kur fëmijët mësojnë shkencën duke ndërtuar një mision në Hënë

October 26, 2026

Si të përgatisim një aplikim të mirë për bursë? Udhëzues për nxënësit dhe prindërit

October 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Mjeti i thjeshtë që mund t’i ndihmojë fëmijët që shqetësohen shumë
Adoleshent

Mjeti i thjeshtë që mund t’i ndihmojë fëmijët që shqetësohen shumë

LRBy LRSeptember 21, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Shqetësimi shpesh shfaqet gradualisht, dhe jo i gjithi përnjëherë. Mund të nisë me një koment kalimtar, një ngjarje në shkollë ose një “po sikur…” që vazhdon të pushtojë mendjen e fëmijës më gjatë seç duhet. Nëse lihet pa u trajtuar, ky shqetësim mund ta mbështjellë gjithë ditën e fëmijës, njësoj si dredhëza që mbështillet rreth një peme dhe shtrëngohet gjithnjë e më shumë.

Ankthi mund të gërryejë gradualisht vetëbesimin e fëmijës, ndjenjën e sigurisë dhe aftësinë e tij për ta shijuar jetën. Ai mund të shfaqet në mënyra të ndryshme: nga shenja të dukshme, si refuzimi për të shkuar në shkollë ose shmangia e situatave shoqërore, deri te shprehje më të fshehta, si nervozizmi, shpërthimet e papritura ose një fasadë vetëbesimi të tepruar që fsheh një pasiguri më të thellë.

Hapesire-reklamuese

Prindërit shpesh përballen me sfidën e mbështetjes së fëmijëve neurotipikë dhe neurodivergjentë, duke u përpjekur t’i pranojnë dhe t’i dëgjojnë ndjenjat e tyre, pa lejuar që këto ndjenja të marrin kontrollin e plotë mbi jetën e tyre.

Sfida qëndron në të kuptuarit se si t’u kushtohet shqetësimeve të fëmijëve vëmendja që meritojnë, pa lejuar që ato të dominojnë jetën e tyre. Injorimi i ankthit nuk e zhduk atë. Përkundrazi, shpesh i krijon më shumë hapësirë që të rritet, duke u bërë më i fortë dhe më këmbëngulës.

Nga ana tjetër, edhe kushtimi i vazhdueshëm i vëmendjes ankthit mund të jetë i padobishëm, pasi ai mund të depërtojë në aktivitetet e përditshme, veçanërisht gjatë vakteve, rrugës për në shkollë dhe para gjumit, kur mendimet priren të vijnë pa filtër. Fëmijët nuk kanë nevojë për diskutime të pafundme dhe as për mohim të prerë të shqetësimeve të tyre. Ata kanë nevojë për strukturë.

Si mund të ndihmojë “koha e shqetësimit”?

Një qasje që mund t’u ndihmojë prindërve është ajo që njihet si “koha e shqetësimit” (worry time). Kjo metodë e thjeshtë dhe e strukturuar i ndihmon fëmijët t’i përpunojnë mendimet e tyre, pa lejuar që ankthi të përhapet në çdo pjesë të ditës.

Ideja është e thjeshtë: ashtu si një bimë që rritet shpejt ka nevojë për një vazo që ta mbajë brenda kufijve të saj, edhe shqetësimet kanë nevojë për një hapësirë të përcaktuar ku mund të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe brenda disa kufijve.

“Koha e shqetësimit” është një periudhë e shkurtër dhe e dedikuar, zakonisht 10–20 minuta, e planifikuar, nëse është e mundur, në të njëjtën kohë çdo ditë. Për shembull, mund të jetë pas shkollës, por jo afër orarit të gjumit. Është e rëndësishme që kjo kohë të jetë individuale, vetëm me një prind dhe një fëmijë, pa shpërqendrime. Pa telefona, televizor apo ndërprerje – vetëm prania dhe vëmendja e përqendruar.

Gjatë kësaj kohe, fëmija inkurajohet të shprehë gjithçka që ka në mendje. Roli i prindit nuk është domosdoshmërisht t’i zgjidhë menjëherë problemet, por të dëgjojë me vëmendje. Një nga pyetjet më të dobishme që mund t’i bëjë prindi është: “Dëshiron që të të dëgjoj apo të të ndihmoj të gjejmë një zgjidhje?” Ajo që ndodh gjatë pjesës tjetër të ditës ka rëndësi.

Edhe pse vetë “koha e shqetësimit” është e rëndësishme, fuqia e saj e vërtetë shfaqet në mënyrën se si prindërit reagojnë ndaj shqetësimeve jashtë kësaj kohe.

Shqetësimet do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme edhe në momente të tjera – rrugës për në shkollë, gjatë darkës ose pikërisht para gjumit. Në vend që prindi të hyjë menjëherë në një diskutim të gjatë, mund t’ia pranojë fëmijës ndjenjën dhe ta shtyjë me butësi bisedën për te “koha e shqetësimit”.

Për shembull: “E kuptoj që kjo po të shqetëson shumë. Le të flasim për të gjatë kohës së shqetësimit. Mund ta shkruash që të mos e harrojmë.” Kjo qasje i pranon ndjenjat e fëmijës, ndërkohë që vendos një kufi të rëndësishëm: shqetësimi ka vendin e vet, por nuk ka nevojë të dominojë gjithçka.

Me kalimin e kohës, kjo praktikë mund t’i ndihmojë fëmijët të zhvillojnë një aftësi të rëndësishme: t’i njohin mendimet dhe shqetësimet e tyre pa u ndier të pushtuar prej tyre.

Një nevojë në rritje në një botë që ndryshon

Shumë profesionistë po vërejnë një rritje shqetësuese të ankthit tek fëmijët.

Gjatë viteve 2019–2020, në Angli pati rreth 99,000 referime të reja në shërbimet e shëndetit mendor të NHS-së për fëmijë dhe të rinj deri në moshën 17 vjeç për shkak të ankthit. Në vitin 2023, ky numër u rrit në mbi 204,000. Në fillim të vitit 2026, më shumë se 550,000 fëmijë ishin në listat e pritjes për shërbime të shëndetit mendor në Angli, ndërsa shumë prej tyre prisnin për trajtim për më shumë se një vit.

Pavarësisht nëse këto prirje lidhen me ndikimet afatgjata të përvojave të vështira në vitet e hershme, presionet gjithnjë e më të mëdha shoqërore apo ritmin e shpejtë të jetës moderne, një gjë është e qartë: gjithnjë e më shumë fëmijë po përballen me vështirësi në menaxhimin e sasisë së madhe të informacionit dhe emocioneve që përjetojnë çdo ditë.

Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për fëmijët neurodivergjentë, përfshirë ata me ADHD, të cilët mund të përjetojnë ndjeshmëri më të lartë ndaj stimujve shqisorë dhe emocionalë. Për këta fëmijë, bota mund të duket më intensive dhe më dërrmuese, duke e bërë përpunimin e strukturuar të emocioneve veçanërisht të dobishëm.

Të mbrojmë hapësirën për gëzim

“Koha e shqetësimit” nuk synon ta zhdukë ankthin, gjë që do të ishte jorealiste dhe as e dëshirueshme. Një nivel i vogël shqetësimi është pjesë e natyrshme e përvojës njerëzore. Qëllimi është ta vendosim brenda kufijve – t’i japim fëmijës hapësirë të mjaftueshme për ta pranuar dhe përpunuar shqetësimin, pa lejuar që ai të mbulojë gjithçka tjetër.

Kur shqetësimi lejohet të përhapet pa kufij, ai mund ta ngushtojë botën e fëmijës. Por kur vendoset me butësi brenda kufijve të qartë, mbetet hapësirë për gëzim, lidhje, të qeshura dhe, mbi të gjitha, për të qenë thjesht fëmijë. Duke u ofruar fëmijëve një hapësirë të përcaktuar ku mund të flasin për shqetësimet e tyre, prindërit mund t’i ndihmojnë ata të mos lejojnë që ankthi t’i mbulojë momentet e gëzimit që janë kaq të rëndësishme për fëmijërinë.

Artikull nga Huffington Post
Përkthim: Prinderimi.com

ankthi te fëmijët fëmijët dhe ankthi Koha e shqetësimit komunikimi prind-fëmijë mirëqenia emocionale prindërimi i vetëdijshëm shëndeti mendor i fëmijëve Shqetësimi tek fëmijët Worry time
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleA kanë nevojë prindërit për njohuri mbi AI?
Next Article Ajsbergu i zemërimit tek prindërit: Çfarë fshihet pas tij dhe si mund ta navigojmë?
LR

Related Posts

Familja

Arlinda Zekaj – Siguria e prindërve është edhe siguria e fëmijëve

October 26, 2026
Argëtimi

LEGO Moon Mission: Kur fëmijët mësojnë shkencën duke ndërtuar një mision në Hënë

October 26, 2026
Arsimi

Pse fëmija sillet ndryshe në shtëpi dhe ndryshe në kopsht? Si ta kuptojmë arsyen?

October 26, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,303

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,400

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,385
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Familja

Arlinda Zekaj – Siguria e prindërve është edhe siguria e fëmijëve

LROctober 26, 2026
Argëtimi

LEGO Moon Mission: Kur fëmijët mësojnë shkencën duke ndërtuar një mision në Hënë

LROctober 26, 2026
Bursa

Si të përgatisim një aplikim të mirë për bursë? Udhëzues për nxënësit dhe prindërit

LROctober 26, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,303

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,400

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,385
Të zgjedhura

Arlinda Zekaj – Siguria e prindërve është edhe siguria e fëmijëve

October 26, 2026

LEGO Moon Mission: Kur fëmijët mësojnë shkencën duke ndërtuar një mision në Hënë

October 26, 2026

Si të përgatisim një aplikim të mirë për bursë? Udhëzues për nxënësit dhe prindërit

October 26, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.