Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Nga një ide tek shumë zgjidhje: Fuqia e Brainstorming tek fëmijët

July 14, 2026

Familje të qeta: Si t’i ndërtojmë ato?

July 14, 2026

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Edukimi i bazuar në vlera»Familje të qeta: Si t’i ndërtojmë ato?
Edukimi i bazuar në vlera

Familje të qeta: Si t’i ndërtojmë ato?

LRBy LRJuly 14, 2026No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Smiling children playing outdoors in the sunset generated by artificial intelligence
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Paqja fillon me individin. Dr. Tarik Ramadan thotë: “Nëse nuk jeni i qetë me veten tuaj, nuk mund të përhapni paqe.” Të pasurit e një ndjenje të paqes dhe kënaqësisë personale e tejkalon ambientin e shtëpisë.  Familjet e forta ia dalin të krijojnë dhe promovojnë familje të lumtura dhe të qeta për të gjithë anëtarët e familjes.

Në vitin 2000, Projekti hulumtues Australian “Familja Fuqizon” identifikoi tetë karakteristikat e mëposhtme si pjesë të familjeve të forta. Ato janë: komunikimi, aktivitetet e përbashkëta, bashkësia, mbështetja, dashuria, pranimi, përkushtimi dhe qëndrueshmëria.

Hapesire-reklamuese

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Komunikimi
  • Aktivitetet e përbashkëta
  • Bashkësia
  • Mbështetja
  • Dashuria
  • Pranimi
  • Përkushtimi

Komunikimi

Familjet përfitojnë nga komunikimi që është i dashur, i kuptueshëm dhe i durueshëm. Mënyrat se si familjet mund ta zhvillojnë komunikimin janë:

  • Duke qenë të sinqertë me njëri-tjetrin.
  • Duke dëgjuar njëri-tjetrin me vëmendje të plotë.
  • Duke qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin.
  • Duke u siguruar secili për dashurinë e tjetrit përmes fjalëve afirmuese.
  • Përmes përqafimit dhe kohës për tjetrin.
  • Duke ndarë mendimet dhe ndjenjat pa censuruar dhe kritikuar njëri-tjetrin.
  • Duke inkurajuar sjelljen pozitive.
  • Duke lejuar shprehjen e duhur të emocioneve negative dhe pozitive.
  • Duke punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve.
  • Duke qeshur së bashku.

Aktivitetet e përbashkëta

Familjet e lumtura i ndajnë së bashku aktivitetet. Disa nga mënyrat se si familjet mund të ndërtojnë përvoja të përbashkëta janë:

  • Të bëjnë darkën një mundësi për diskutime familjare.
  • Të luajnë së bashku.
  • Të dalin jashtë së bashku rregullisht.
  • Të krijojnë tradita familjare duke vendosur së bashku si t’i festojnë përvjetorët dhe festat fetare.
  • Të planifikojnë pushime të cilat i shijon e gjithë familja.

Bashkësia

Fëmijët kanë nevojë të përfshihen në ndonjë formë të vendimmarrjes nëse prindërit duan që ata të ndihen sikur janë pjesëtarë të denjë të familjes. Familjet e qeta e kanë ndjenjën e bashkësisë dhe kjo ndodh kur:

  • Ato bashkëndajnë një ndjenjë të përkatësisë.
  • Kur kanë të njëjtat besime dhe vlera.
  • Kur kënaqen në vendin që e quajnë shtëpi.
  • Kur festojnë së bashku.
  • Kur krijojnë kujtime.

Mbështetja

Familjet e qeta ndjejnë një ndjesi të mbështetjes dhe inkurajimit për qëllimet dhe ëndrrat e tyre. Mënyrat se si ato i tregojnë mbështetjen për anëtarët e familjes janë:

  • Kujdesen për njëri-tjetrin.
  • Ndarin të njëjtat përgjegjësi dhe detyra.
  • Janë aty për njëri-tjetrin në kohë të mira dhe të vështira.
  • E inkurajojnë njëri-tjetrin të provojë gjëra të reja.
  • Interesohen për hobitë e njëri-tjetrit.

Dashuria

Në familjet e qeta, anëtarët e familjes e duan njëri-tjetrin pa kushte dhe shprehin dashuri për njëri-tjetrin. Mënyrat se si familjet mund ta shprehin dashurinë janë:

  • Thuajuni anëtarëve të familjes: “Të dua.”
  • Tregoni dashuri për njëri-tjetrin përmes përqafimeve.
  • Konsideroni ndjenjat e njëri-tjetrit.
  • Kujdesuni për mirëqenien e njëri-tjetrit.
  • Bëni gjëra për njëri-tjetrin.

Pranimi

Familjet përbëhen prej individëve të ndryshëm me nevoja, dhe ndonjëherë edhe vlera dhe besime të ndryshme. Familjet e forta ia dalin t’i pranojnë këto dallime individuale kur:

  • I pranojnë ndryshimet.
  • I japin njëri-tjetrit hapësirë.
  • Janë në gjendje ta falin njëri-tjetrin.
  • Marrin përgjegjësi për veprimet personale.

Përkushtimi

Familjet e qeta kanë një ndjenjë të vërtetë përkushtimi për anëtarët e familjes dhe fokusohen në mbajtjen e lidhjeve pozitive me njëri-tjetrin. Mënyrat se si familjet e riafirmojnë përkushtimin janë:

  • Duke i besuar njëri-tjetrit.
  • Duke i mbajtur premtimet.
  • Duke bërë gjëra për komunitetin.
  • Duke pasur rregulla.
  • Duke u ndjerë i sigurt me njëri-tjetrin.

Hulumtuesit po ashtu kanë gjetur se familjet e palumtura, që nuk funksionojnë mirë, kanë tipare të caktuara të përbashkëta. Ato përfshijnë:

  • Ndarje të padrejtë të fuqisë, si p.sh. një prind udhëheq tërë shtëpinë.
  • Probleme me mbajtjen e një negocimi paqësor të konfliktit.
  • Mungesë të respektit për njëri-tjetrin si individë.
  • Mosdëgjim i tjetrit.
  • Refuzim i mendimit apo perspektivës ndryshe.
  • Një prirje për t’u mbështetur në forma negative të komunikimit, siç janë britmat dhe kritika.
  • Përdorimi i ndëshkimit fizik, siç është goditja.

Qëndrueshmëria

Familjet e qeta janë të qëndrueshme dhe fleksibile në qasjen e tyre ndaj jetës.Disa nga mënyrat se si familjet mund ta zhvillojnë qëndrueshmërinë janë:

  • Të bisedojnë për gjërat
  • T’i ndryshojnë planet kur është e nevojshme.
  • Të mësojnë nga kohërat e vështira.
  • Ti japin shpresë njëri-tjetrit.
  • Të jenë bashkë në kriza.
  • T’i diskutojnë problemet.

Të gjitha familjet janë ndryshe dhe të gjitha ato i kanë përparësitë dhe fushat e tyre të rritjes.

Artikull nga: Munira Lecovic Ezzeldine, ”Positive Parenting in Muslim Home”
Përkthim: Prindërimi.com

Bashkimi Dashuria Familje FamiljeteQeta Komunikimi Mbështetja emocionale përkushtimi familjar Pranimi Qëndrueshmëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?
Next Article Nga një ide tek shumë zgjidhje: Fuqia e Brainstorming tek fëmijët
LR

Related Posts

Aktivitete

Nga një ide tek shumë zgjidhje: Fuqia e Brainstorming tek fëmijët

July 14, 2026
Aftësi jetësore

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026
Aftësi jetësore

Zhvillimi i fëmijëve nuk është garë: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët

July 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,300

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,270
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktivitete

Nga një ide tek shumë zgjidhje: Fuqia e Brainstorming tek fëmijët

LRJuly 14, 2026
Edukimi i bazuar në vlera

Familje të qeta: Si t’i ndërtojmë ato?

LRJuly 14, 2026
Aftësi jetësore

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

LRJuly 13, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,300

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,270
Të zgjedhura

Nga një ide tek shumë zgjidhje: Fuqia e Brainstorming tek fëmijët

July 14, 2026

Familje të qeta: Si t’i ndërtojmë ato?

July 14, 2026

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.