Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026

Zhvillimi i fëmijëve nuk është garë: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët

July 13, 2026

Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026

July 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Aftësitë digjitale»599 studente përfituese të mbështetjes financiare në fushat STEM – një hap drejt fuqizimit të vajzave në shkencë
Aftësitë digjitale

599 studente përfituese të mbështetjes financiare në fushat STEM – një hap drejt fuqizimit të vajzave në shkencë

LRBy LRJuly 13, 2026Updated:July 13, 2026No Comments3 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për vajzat dhe gratë që janë regjistruar për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës. Lajmi është publikuar bashkë me vendimin përkatës, të lëshuar nga Kabineti i Ministrit, ku figuron edhe lista e vajzave përfituese të Bursës nëpër Universitete te ndryshme publike në Republikën e Kosovës si, Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina” në Prishtinë, Universiteti ”Isa Boletini” në Mitrovicë, Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, Universiteti Kadri Zeka në Gjilan etj.

Sipas njoftimit zyrtar, pas shqyrtimit të aplikimeve nga komisioni përkatës, 599 studente janë shpallur përfituese të kësaj mbështetjeje financiare, pasi kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në konkurs. Ndërkohë, Ministria ka publikuar edhe listën e aplikimeve të refuzuara, ku për secilin rast janë paraqitur arsyet e refuzimit. Aplikueset që nuk pajtohen me rezultatin kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit për Ankesa, brenda shtatë ditëve të punës nga data e publikimit të rezultateve.

Hapesire-reklamuese

Kjo iniciativë përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të inkurajuar më shumë vajza dhe gra të zgjedhin studimet në fushat STEM, të cilat vazhdojnë të jenë ndër sektorët me kërkesën më të lartë në tregun e punës, si në Kosovë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Investimi në arsimimin e tyre nuk është vetëm një mbështetje individuale për studentet, por edhe një investim në zhvillimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor të vendit.

Edhe pse numri i vajzave që regjistrohen në universitet është rritur ndër vite, në disa degë si inxhinieria, teknologjia e informacionit dhe fusha të caktuara të shkencave ekzakte, përfaqësimi i tyre mbetet ende më i ulët krahasuar me djemtë. Mbështetja financiare mund të shërbejë si një nxitje e rëndësishme për shumë të reja që përballen me sfida ekonomike dhe si rrjedhojë hezitojnë të ndjekin profesionet STEM.

Përtej mbështetjes financiare, është e rëndësishme që të vazhdohet me krijimin e mundësive për mentorim, praktika profesionale dhe aktivitete që i afrojnë të rejat me botën e shkencës dhe inovacionit. Këto iniciativa ndihmojnë në ndërtimin e një brezi profesionistesh të afta për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe për të shërbyer si modele frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.

Ky program është një sinjal pozitiv se investimi në arsimin e vajzave mbetet prioritet. Megjithatë, suksesi i tij do të matet jo vetëm me numrin e përfitueseve, por edhe me mundësitë që këto studente do të kenë për të përfunduar studimet, për t’u integruar në tregun e punës dhe për të ndërtuar karriera të suksesshme në profesionet që kanë zgjedhur.

Ne si Prindërimi, e mirëpresim këtë sukses të vajzave në STEM, duke ju uruar styre suksese dhe arritje në ambiciet e tyre shkencore dhe teknologjike!

aftësi shkencore Aplikimi në universitet Arsimimi bursa STEM MASHTI mbështetja akademike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇfarë janë mesazhet Unë (I-Messages) dhe si mund t’i përdorin fëmijët?
Next Article Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026
LR

Related Posts

Aftësi jetësore

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026
Aftësi jetësore

Zhvillimi i fëmijëve nuk është garë: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët

July 13, 2026
Adoleshent

Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026

July 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,300

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,270
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësi jetësore

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

LRJuly 13, 2026
Aftësi jetësore

Zhvillimi i fëmijëve nuk është garë: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët

LRJuly 13, 2026
Adoleshent

Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026

LRJuly 13, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,300

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,270
Të zgjedhura

Pse është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të bëjnë pyetje?

July 13, 2026

Zhvillimi i fëmijëve nuk është garë: Mos e krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët

July 13, 2026

Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2026

July 13, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.