Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Çfarë duhet të dinë prindërit dhe edukatorët për lojën EA Sports FC 26?
Aktualitete

Çfarë duhet të dinë prindërit dhe edukatorët për lojën EA Sports FC 26?

PrinderimiBy PrinderimiOctober 22, 2025No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Tabela e përmbajtjes

Toggle
    • Një botë digjitale që rritet çdo vit
    • Çfarë rreziqesh mbart loja?
      • Publikimi i ri çdo vit
      • Komunikimi me zë (Voice Chat)
      • Blerjet brenda lojës (In-game purchases)
      • Mashtruesit online
      • Potenciali për varësi
  • Këshilla për prindërit dhe edukatorët
      • Përgatituni për një version të ri çdo vit
      • Kontrolloni komunikimin me zë
      • Kufizoni shpenzimet
      • Jini të kujdesshëm ndaj mashtrimeve
        • Fjalët e ekspertit: Lloyd Coombes, gazetar dhe ekspert i lojërave digjitale, thekson se prindërit duhet të jenë të përfshirë aktivisht në mënyrën si fëmijët e tyre luajnë. Ai sugjeron që loja të shihet si mundësi për të ndërtuar disiplinë, bashkëpunim dhe ndjenjë përgjegjësie – por gjithmonë me kufij të qartë.
    • Përktheu dhe përshtati: Prindërimi Burimi origjinal: The National College – #WakeUpWednesday, 1 tetor 2025

Një botë digjitale që rritet çdo vit

EA Sports FC 26 shënon vitin e tretë që prej ndarjes nga licenca e FIFA-s, por mbetet një nga lojërat më të njohura në botë. Me modalitetet “Kick-Off” dhe “Career Mode”, loja ofron argëtim të shëndetshëm për lojtarët që duan të luajnë me miqtë ose të ndërtojnë karrierë si menaxherë. Megjithatë, pjesa më tërheqëse për të rinjtë mbetet Ultimate Team, ku lojtari mund të krijojë ekipin e tij ideal. Pikërisht aty lindin edhe rreziqet – që lidhen me varësinë, shpenzimet dhe kontaktin me persona të panjohur online.

EA has revealed the cover for EA Sports FC 26 with Jude Bellingham and Jamal Musiala - IG News

Hapesire-reklamuese

Çfarë rreziqesh mbart loja?

Publikimi i ri çdo vit

EA Sports FC, ashtu si më parë FIFA, nxjerr një version të ri çdo vit me përditësime, grafika dhe veçori të reja. Kjo e bën lojën tërheqëse, por edhe të kushtueshme për familjet, pasi shumë fëmijë duan të kenë menjëherë versionin më të ri. Për disa prindër, kjo kthehet në një presion të përsëritur ekonomik çdo shtator.

Komunikimi me zë (Voice Chat)

Lojtarët mund të flasin me njëri-tjetrin gjatë lojës nëpërmjet “voice chat”. Kjo veçori është e dobishme për komunikim me miqtë, por mund të bëhet e rrezikshme kur fëmijët bisedojnë me persona më të rritur ose të panjohur. Përdorimi i fjalorit të papërshtatshëm apo ndikimi negativ nga lojtarë të huaj janë shqetësime të zakonshme në mjediset online të hapura.

Blerjet brenda lojës (In-game purchases)

Në Ultimate Team, lojtarët mund të blejnë pako me kartela për të përmirësuar ekipin e tyre. Këto pako nuk janë gjithmonë të lehta për t’u fituar dhe përmbajnë elemente të rastësisë, ngjashëm me lojërat e fatit. Të rinjtë mund të ndihen të detyruar të shpenzojnë para për të mos mbetur prapa krahasuar me miqtë e tyre – një ndjenjë e njohur si “frika për të mos mbetur jashtë” (FOMO).

Mashtruesit online

Edhe pse Ultimate Team menaxhohet nga EA, mashtruesit vazhdojnë të synojnë lojtarët e rinj për t’u marrë informacionet e llogarive apo për t’i bindur të japin të dhëna bankare. Disa përdorin faqe të rreme për “monedha më të lira”, ndërsa të tjerë dërgojnë mesazhe të manipuluara. Kjo mund të çojë në humbje financiare dhe mbyllje të llogarisë.

Potenciali për varësi

Loja është ndërtuar me elemente konkurruese që e bëjnë shumë tërheqëse për të rinjtë. Fitimi i shpërblimeve të kufizuara në kohë dhe dëshira për përmirësim të vazhdueshëm mund ta kthejnë lojën në sjellje të përsëritur, të ngjashme me varësinë ndaj lojërave të fatit apo përdorimin impulsiv të parave.

Is the World Cup Coming Back in EA SPORTS FC 26? | Soccer Gaming

Këshilla për prindërit dhe edukatorët

Përgatituni për një version të ri çdo vit

Publikimi i rregullt i lojës përkon shpesh me fillimin e vitit shkollor. Prindërit mund ta përdorin këtë si motivim: nëse fëmija ka sjellje të mirë apo përpjekje në mësime, loja e re mund të shërbejë si shpërblim. Kjo mënyrë e lidh sjelljen pozitive me përgjegjësinë.

Çfarë duhet të dinë prindërit për lojën Fortnite?

Kontrolloni komunikimin me zë

Nëse fëmijët përdorin “voice chat”, rregulloni cilësimet që t’u lejoni të flasin vetëm me miqtë që njihni. Nëse është e mundur, krijoni një hapësirë të qetë në shtëpi ku mund të luajnë nën vëzhgim, për të shmangur kontaktin me të panjohur.

Kufizoni shpenzimet

Diskutoni me fëmijët për rëndësinë e menaxhimit të parave. Nëse përdorni një kartë bankare të lidhur me lojën, aktivizoni kufijtë e shpenzimit ose kërkoni miratim për çdo blerje. Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë të jenë të përgjegjshëm për zgjedhjet e tyre digjitale.

Jini të kujdesshëm ndaj mashtrimeve

Përdorni fjalëkalime të forta dhe shmangni faqet jozyrtare që ofrojnë monedha apo përmirësime falas. Mësoni fëmijët të mos ndajnë kurrë informacione personale apo fjalëkalime. Nëse ndodh një mashtrim, njoftoni menjëherë mbështetjen teknike të EA.

Fjalët e ekspertit: Lloyd Coombes, gazetar dhe ekspert i lojërave digjitale, thekson se prindërit duhet të jenë të përfshirë aktivisht në mënyrën si fëmijët e tyre luajnë. Ai sugjeron që loja të shihet si mundësi për të ndërtuar disiplinë, bashkëpunim dhe ndjenjë përgjegjësie – por gjithmonë me kufij të qartë.

Përktheu dhe përshtati: Prindërimi
Burimi origjinal: The National College – #WakeUpWednesday, 1 tetor 2025

blerjet online EA Sports FC 26 edukimi digjital fëmijët dhe teknologjia komunikimi online kontrolli prindëror lojërat kompjuterike mësim përmes lojës Prindërimi modern Prindërit dhe fëmijët shëndeti mendor i adoleshentëve Siguria në internet Ultimate Team varësia nga lojërat vetëkontrolli digjital
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse fëmijët refuzojnë ushqimet e reja: Terapistja shpjegon arsyen e vërtetë që prindërit duhet ta kuptojnë
Next Article Era e rëndë e tualeteve në shkollën “Xhemail Mustafa” shqetëson nxënësit dhe prindërit: kërkohet ndërhyrje urgjente në kushte
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.