Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»MASHTI»Subvencinet vonohen, reagojnë prindërit për libra: Me 80 euro s’po i blejmë të gjitha
MASHTI

Subvencinet vonohen, reagojnë prindërit për libra: Me 80 euro s’po i blejmë të gjitha

PrinderimiBy PrinderimiAugust 31, 2025No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Ndonëse viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë të hënën, shumë prindër ende nuk kanë pranuar mjetet financiare të premtuara nga Ministria e Arsimit për subvencionimin e librave shkollorë. Edhe pse sot është 31 gusht, një pjesë e konsiderueshme e aplikuesve thonë se ekzekutimi i fondeve po vonohet, duke i detyruar ata që të blejnë tekstet me mjete vetanake. Për më tepër, shumica prej tyre theksojnë se shuma prej 80 eurosh nuk mbulon në tërësi shpenzimet reale për librat dhe materialet shkollore.

Disa prej tyre shprehen gjithashtu se shuma e ndarë për blerjen e librave nuk është e mjaftueshme, duke i detyruar të mbulojnë pjesën tjetër të kostos nga buxheti i tyre.

Zejnie Fejzulla, nënë e një vajze e cila do të vijojë mësimet në klasën e katërt, thotë se nuk është aspak e kënaqur me procesin e subvencionimit të librave. Ajo tregon se vajzës ia ka blerë tekstet shkollore me mjete vetanake, derisa potencon se mjetet nuk i ka pranuar ende.

Hapesire-reklamuese

Siç thotë Fejzulla, kostoja për blerjen e librave dhe mjeteve të tjera shkollore, tashmë ka kaluar shifrën prej 80 eurove.

“Aspak e kënaqur, as librat nuk po mund t’i blejmë me ato 80 euro. Për cilën klasë? Klasën e katër. A iu kanë dalur mjetet? Jo, ende nuk më kanë dalur. Mua më është dashur patjetër t’ia marrë (librat). Por, pak është. As librat me 80 euro s’po mundemi t’i marrim. Nuk e di si ia kanë vendos lapsin ashtu. Sa të kanë kushtuar librat për vajzën në klasën e katërt? Që dy-tri ditë duke vrapuar pas librave, nuk e di faturat…E kanë kaluar shifrën 80 euro? Po, po patjetër. Me fletore dhe mjete të tjera, patjetër që po. Vetëm librat a e kanë kaluar shifrën 80 euro? Mua po më duket se po. Libri më i lirë ishte tri euro. Nga tri euro e më lartë çmimet. A ke aplikuar për mjete? Po, kam aplikuar, ende nuk më kanë dalur. Aspak s’është në rregull. Ka edhe njerëz që nuk mund t’i marrin pa iu dalur mjetet”, thotë Fejzulla.

Edhe Lia Rudi, nëna e një vajze në klasë të tretë, shprehet se ekzekutimi i mjeteve për blerjen e librave shkollorë, është me vonesë. Sipas saj, për prindërit që i kanë nga dy e më shumë fëmijë në shkollë, është e vështirë për t’i blerë librat, pa iu ekzekutuar mjetet.

“Kam ardhur sot t’i marr librat për vajzën e cila fillon klasën e tretë. Për hirë të vërtetës mendoj që janë pak me vonesë (ekzekutimi i mjeteve). Nëse kthehemi në suazën që ka njerëz të cilët i kanë dy-tre fëmijë dhe vlera prej 80 euro jo çdoherë është rikuperueshme, dhe duke pasur parasysh edhe afatin që ne planifikojmë t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, të hënën. Është jo mirë e menaxhueshme dhe me vonesa. Kemi 2-3 ditë, planprogrami është shpërndarë cilat libra, por në të njëjtën kohë subvencionimi nuk është bërë”, shprehet Rudi.

Nëna e dy fëmijëve, njëri në klasën e pestë e tjetri në të katërtën, Jetmira Haxhimushoviq thotë se aplikimi për këtë subvencionim është dashur të fillojë më herët, në mënyrë që mjetet të dilnin më herët.

Ajo thotë se edhe nëse ekzekutohen mjetet “prapë jemi minus”, pasi sipas saj, kostoja e librave është më e lartë se vlerë e subvencionimit.

“E kam vajzën në klasë të pestë, djalin në klasë të katërt…Për subvencionimin e librave ne kemi aplikuar në fillim kur është hapur, por ende nuk janë ekzekutuar mjetet…Edhe vitin e kaluar kur i kanë ekzekutuar shumë para është dashur t’i shtojmë vetë për t’ia blerë librat fëmijëve. Nuk kanë dalur mjetet. Ndoshta është dashur me qenë ndryshe, ta bënin më herët të aplikojmë, që ne me qenë të gatshëm për të filluar mësimi, pra, t’i kenë librat nxënësit. Jo të presim tani derisa t’i bëjnë ose t’i blejmë ne me para tona. Edhe nëse i ekzekutojnë mjete, prapë ne jemi minus”, thotë Haxhimushoiviq.

Lidhur me këtë proces, ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci thotë se nëse dihej që do të kërkohej më shumë kohë për ekzekutimin e pagesave, atëherë aplikimi duhej të niste më herët.

Sipas tij, mënyra më efikase dhe më e sigurt për sigurimin e teksteve do të ishte shpërndarja direkte e librave në shkolla, gjë që do të ndihmonte në shmangien e keqpërdorimeve.

Popovci shton se nëse dikush llogarit të blejë si tekstet, ashtu edhe mjetet mësimore me shumën e subvencionit, ajo nuk është e mjaftueshme.

“Aplikimi është me kohë. Nëse duhet më shumë kohë për ekzekutimin e pagesave, atëherë aplikimi logjikisht është dashur të fillojë më herët. Kjo është një çështje që varet nga procedurat e ministrisë. Obligimi ligjor është sigurimi i teksteve shkollore 1 deri në 9. Mënyra më e mirë për t’u realizuar një gjë e tillë, është të dërgohen librat drejtë në shkolla, në mënyrë që të eliminohet të gjitha llojet e keqpërdorimeve…Nëse dikush mendon që me këtë shumë do t’i blejë edhe tekstet edhe mjetet mësimore, nuk mjafton. Për tekste, besoj se mjafton dhe tepron diçka edhe për mjete mësimore…Në këtë situatë kur njerëzit duhet t’i blejnë librat, ata mësojnë se cilat libra duhet t’i blejnë tek me 1 shtator, kur shkojnë fëmijët në shkollë, sepse janë botuesit e ndryshëm, dhe shkollat e ndryshme nuk përcaktohet të gjitha për libra të njëjtë. Ditët e para të shtatorit, 1, 2 dhe 3 shtator kur duhet të blihen librat. Me siguri që nuk i kanë mjetet disa njerëz të cilët e kanë gjendjen ekonomike pak më të vështirë, duhet të presin”, thotë Popovci.

Ndërkaq, lidhur me procesin e blerjes së librave, Elvin Blakaj nga libraria “Dukagjini”, thotë se këtë vit, prindërit janë më të përgatitur sa i përket listës së librave për fëmijët e tyre. Ai tregon se kësaj here, shitja e librave shkollorë ka filluar më herët se vitin e kaluar, për t’iu shmangur tollovisë.

“Shitja po shkon mirë. Prindërit janë të interesuar si çdo vit, na është bërë rutinë, po i presim prindërit t’i përfundojnë blerjet e tyre. Sivjet e kemi filluar shitjen e librave pak më herët, më datën 18. Kemi provuar t’i japim hapësirë prindërve të shpërndajnë blerjen sa më shumë që munden, që mos të jetë tollovia maksimale në 3-4 ditët e fundit…Prindërit janë shumë më të përgatitur sivjet për ;ti blerë librat. I kanë listat, janë të organizuar”, thotë Blakaj.

KosovaPress ka provuar të merr përgjigje nga Ministria e Arsimit lidhur me procesin e ekzekutimin të mjeteve për tekstet shkollore, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pasur përgjigje.

Më 27 gusht sipas njoftimit publik të MASHT-it, që nga data 15 gusht kur ka filluar aplikimi, janë pranuar mbi 183 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

Sipas MASHT-it, më 27 gusht ka filluar ekzekutimi i pagesave të para në vlerë mbi 9 milionë e 600 mijë euro për mbi 120 mijë aplikues.

Blerja e librave shkollore përmes ekzekutimit të mjeteve po bëhet për të tretin vit radhazi.

Në qershor të këtij viti, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar “Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2024”. Në këtë raport, ndër të tjera, theksohen parregullësitënë procesin e subvencionimit për blerjen e librave për nxënësit e klasave 1–9, ku është evidentuar se një pjesë e përfituesve nuk i kanë plotësuar kriteret për subvencionim, me një kosto që tejkalon 60 mijë euro.

Nga 22 shkolla të përzgjedhura për auditim në pesë komuna të Kosovës, ZKA ka identifikuar mbi 300 përfitues nga niveli parashkollor që kanë marrë subvencione në vlerë mbi 24 mijë euro, ndonëse ky grup nuk ishte i përcaktuar si përfitues sipas kritereve.

Po ashtu, raporti tregon se 154 aplikues që ndodhen jashtë vendit kanë përfituar subvencione në vlerë mbi 14 mijë euro, ndërsa mbi 20 mijë euro janë shpërndarë për 183 përfitues nga shkollat e mesme, të cilët gjithashtu nuk ishin përfshirë në kategorinë përfituese.

Janë evidentuar edhe 18 raste të braktisjes së shkollimit, për të cilat ishin ndarë afro 2 mijë euro.

Për këto parregullsi, ZKA ka rekomanduar që Ministria e Arsimit të forcojë mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes, në mënyrë që shpërndarja e fondeve publike të bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe vendimin e Qeverisë.

Këtë vit MASHTI do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Ndërkaq, nga 80 euro do të ndahen për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.

Tekstet shkollore për klasat e gjashta deri në të nëntën, sipas udhëzimit administrativ për pajisjen, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, do të përdoren nga gjenerata e kaluar.

arsimi fillor në Kosovë auditimi i subvencioneve familjet me fëmijë në shkollë fillimi i vitit shkollor kostoja e librave libraritë në Kosovë Librat shkollorë MASHTI politika arsimore Prindërit në Kosovë sfidat ekonomike të prindërve shpërndarja e librave subvencionimi i librave Tekstet shkollore Vonesa në pagesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi të shkojnë fëmijët të sigurt në shkollë? Policia e Kosovës jep udhëzime për prindërit
Next Article Pse është e rëndësishme të merrni pjesë në takimin e parë prind-mësues?
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,185

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,166
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,185

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,166
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.