Dhuna përfshinë por nuk kufizohet në veprat apo veprimet e qëllimshme që i bënë një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton apo kanosë dhembje fizike dhe psikike; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale; cenimit të dinjitetit; sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qellim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai/ajo të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike.
Më poshtë jepen shembuj të llojeve të dhunës që ndodhin më shpesh, të kategorizuara sipas intensitetit të ndara në tri shkallë. (shkalla 1-intensitet më i lehtë; shkalla 2-intensitet i mesëm; dhe shkalla 3-intensitet i lartë).
Shkalla 3: Nëse brenda IAP shkaktohet njëra prej formave të dhunës si më poshtë, menaxheri/përgjegjësi i rastit ka për obligim që përveç përfshirjes së rrjetit të brendshëm mbrojtës të përfshijnë, varësisht nga nevoja dhe specifikat e rastit edhe institucionin/et relevante nga rrjeti i jashtëm mbrojtës.
dhuna
verbale |
dhuna emocionale/ psikologjike | dhuna fizike | ngacmimi në mes të bashkëmoshatarëve | dhuna digjitale | dhuna
seksuale |
poshtërimi,
nënçmimi, epitete negative, |
kufizimi i lëvizjeve, cenimi i integritetit denigrimi, kufizimi i komunikimit, anëtarësim i detyruar në grupe/ rrjete në mënyrë të dhunshme, neglizhimi, detyrimi për përdorim të substancave psikoaktive, nënshtrimi, eksploatimi, | shkulja e flokëve, rrahja, ngufatja, gjuajtja nga largësia, shkaktimi i djegieve, kufizimi i ushqimit dhe gjumit, ekspozimi në temperatura të
ulta/larta, sulm me armë të ftohta dhe të zjarrta, përplasja në objekte të forta, |
reketimi, izolimi nga shoqëria, refuzimi, terrorizimi, organizimi në grupe të mbyllura
(klane), racizmi |
incizimi i kundër vullnetshëm
me kamerë, incizimi i skenave të dhunshme, shpërndarja e pavullnetshme e incizimeve dhe fotografive, |
prekjet në organet gjenitale, pornografia
me fëmijë, joshje, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, detyrimi për akt seksual, dhunimi, incesti, |
Kush e përbën Rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm mbrojtës:
- Rrjeti i brendshëm mbrojtës: Edukimi parashkollor – (Drejtori i Institucionit, Këshilli i Prindërve) dhe Shkollat (Drejtori i shkollës, Këshilli i Prindërve, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Nxënësve);
- Rrjeti i jashtëm mbrojtës: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – (Sektorët e Inspektimit të Arsimit në Rajon), Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Nxënësve në nivel nacional), Drejtoria Komunale e Arsimit– (Këshilli i Nxënësve dhe Këshilli i Prindërve në nivel komunal, Zyrtari përkatës për të Drejtat e Fëmijës), Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – (Qendra për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Ministria e Drejtësisë – (Shërbimi Sprovues i Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Policia e Kosovës si dhe Mekanizmat tjerë ndihmës – (Mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit, organizatat joqeveritare që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe çështjet e dhunës në shkollë).
BAZUAR NË UDHËZUESIN PËR ZBATIMIN E RREGULLORES –QRK NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
Lexo udhëzuesin: