Dhuna përfshinë por nuk kufizohet në veprat apo veprimet e qëllimshme që i bënë një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton apo kanosë dhembje fizike dhe psikike; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale; cenimit të dinjitetit; sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qellim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai/ajo të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike.
Më poshtë jepen shembuj të llojeve të dhunës që ndodhin më shpesh, të kategorizuara sipas intensitetit të ndara në tri shkallë. (shkalla 1-intensitet më i lehtë; shkalla 2-intensitet i mesëm; dhe shkalla 3-intensitet i lartë).
Shkalla 2: Në trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre llojeve të dhunës, edukatori/ja, mësuesi/ja, arsimtari/ ja, kujdestari/e i/e klasës, përveç menaxherit/përgjegjësit të rastit të caktuar nga Drejtori, duhet të përfshihet rrjeti i brendshëm mbrojtës (shih neni 4, pika 1.1. të Protokollit) i IAP si dhe shërbimet tjera profesionale dhe mbështetëse (pedagogu, psikologu, ekipet për ndërmjetësim në mes të bashkëmoshatarëve).
Në rast të përsëritjes dhe tendencës së përshkallëzimit të dhunës nga i njëjti individ, në trajtim mund të përfshihet edhe rrjeti i jashtëm mbrojtës (shih neni 4, pika 1.2. të Protokollit).
dhuna
verbale |
dhuna
emocionale/ psikologjike |
dhuna fizike | ngacmimi në mes të
bashkëmoshatarëve |
dhuna
digjitale |
dhuna seksuale |
turpërimi, bërtima, gjuajtja e fjalëve“kunjat” | kërcënimi, sharje, trembja, manipulimi, | goditje, tërheqja e rëndë e flokëve, shuplaka, shkelja, shqyerja e teshave, mbyllja në hapësirë të caktuar, pshtyerja, marrja dhe shkatërrimi i gjësendeve personale, tërheqja/lëvizja e karriges, tërheqja e veshit, | intriga, eksploatimi, mospërfshirja, mospranimi, | ngacmimet përmes
shpalljeve, keqpërdorimi i forumeve dhe chat-eve, |
veshjet/zhveshjet provokuese, shfaqja e materialeve erotike/ pornografike, ekspozimi dhe tërheqja e vëmendjes me anë të pjesëve intime, |
Rastet që kanë intensitet më të madh të dhunës ndërmjet nxënësve kërkojnë patjetër të përfshihet i tërë Rrjeti i Jashtëm i Shkollës.
Kush e përbën Rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm mbrojtës:
- Rrjeti i brendshëm mbrojtës: Edukimi parashkollor – (Drejtori i Institucionit, Këshilli i Prindërve) dhe Shkollat (Drejtori i shkollës, Këshilli i Prindërve, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Nxënësve);
- Rrjeti i jashtëm mbrojtës: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – (Sektorët e Inspektimit të Arsimit në Rajon), Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Nxënësve në nivel nacional), Drejtoria Komunale e Arsimit– (Këshilli i Nxënësve dhe Këshilli i Prindërve në nivel komunal, Zyrtari përkatës për të Drejtat e Fëmijës), Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – (Qendra për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Ministria e Drejtësisë – (Shërbimi Sprovues i Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Policia e Kosovës si dhe Mekanizmat tjerë ndihmës – (Mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit, organizatat joqeveritare që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe çështjet e dhunës në shkollë).
BAZUAR NË UDHËZUESIN PËR ZBATIMIN E RREGULLORES –QRK NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
Lexo udhëzuesin: