Shkolla e Mesme Profesionale “Gjin Gazulli” në kryeqytet ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Proton Group.
Kjo marrëveshje u ofron nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale në fusha të ndryshme, si energjetika, teknologjia e informacionit (IT) dhe instalimet elektrike, duke u bazuar në metodologjinë e Arsimit Dual.
Aftësimi profesional në kuadër të arsimit dual do të zgjasë gjithsej 28 muaj. Ky bashkëpunim synon t’i përgatisë nxënësit për tregun e punës, duke rritur kompetencat e tyre teknike dhe duke u dhënë mundësi më të mira për punësim pas përfundimit të shkollimit.
Prindërit e nxënësve nënshkruan marrëveshjet përkatëse, duke e vlerësuar këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për të ardhmen profesionale të fëmijëve të tyre.