5 mënyra për të ndihmuar fëmijët të përqendrohen tek ato gjëra që mund t’i kontrollojnë:
- Mësojini përgjegjësinë
Fuqizoni fëmijën tuaj duke i ndihmuar të kuptojë atë që mund të kontrollojë. Inkurajojeni që të marrë përgjegjësi për veprimet e tij, të respektojë rregullat dhe të përgjigjet pozitivisht ndaj situatave sfiduese. Le të krijojmë një “Kulturë të Përgjegjësisë” në familje!
- Krijoni një rreth kontrolli
Shpjegojini konceptin e kontrollit me një mjet vizual. Tregojini fëmijës se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të kontrollojë në jetën e tij, duke e bërë më të lehtë përballimin e sfidave. Ky rreth i thjeshtë mund të bëjë një ndryshim të madh në kuptimin e tij.
- Praktikoni vetëdijen e qetësisë (Mindfulness)
Mësojini fëmijës fuqinë e vetëdijes së qetësisë. Kujtojini që, edhe pse nuk mund të kontrollojnë gjithmonë atë që ndodh, mund të kontrollojnë mënyrën se si përgjigjen. Është e gjitha çështje e zgjedhjes së qëndrimit të duhur!
- Lavdëroni në nënyrë efektive
Rrisni vetëbesimin e fëmijës tuaj duke ofruar lavdërime specifike dhe të sinqerta. Vlerësoni përpjekjet dhe këmbënguljen e tij me fjalë inkurajuese si: “Më pëlqen shumë që vazhdove të përpiqes dhe nuk u dorëzove!” Ky lloj lavdërimi ndihmon në ndërtimin e vetëvlerësimit të fortë.
- Kuptoni fuqinë e zgjedhjes
Jepini fëmijës mundësinë të marrë vendime brenda kufijve të sigurta. Kjo ndihmon në zhvillimin mendor dhe fizik, duke kontribuar në rritjen e tij si një individ i sigurt dhe i aftë.
Burimi: Intellect to Kids
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.