Kjo është një pyetje që prindërit e bëjnë shpesh, dhe dëshirojmë t’ju themi se zakonisht është një pjesë normale e zhvillimit! Fëmija juaj sapo ka nisur të mësojë si të artikulojë fjalët, prandaj kini durim dhe jepini kohë për të përmirësuar qartësinë e të folurit.
Studime të mëparshme tregojnë se 50% e të folurit të një fëmije duhet të jetë i kuptueshëm në moshën 2-vjeçare, 75% në moshën 3-vjeçare dhe 90% në moshën 5-vjeçare. Këto shifra vlejnë për dëgjues të njohur, si prindërit dhe kujdestarët.
📚Studime më të fundit kanë përcaktuar norma të përditësuara për kuptueshmërinë e të folurit nga dëgjues të panjohur. Sipas këtyre normave, fëmija duhet të kuptohet 50% nga të tjerët kur mbush 4 vjeç, 75% në moshën 5-vjeçare dhe 90% në moshën 7-vjeçare.
Nëse fëmija juaj është shumë i pakuptueshëm (kur nuk mund të kuptoni shumicën e asaj që thotë) midis moshës 2-3 vjeç, rekomandojmë që të konsultoheni me një logoped për vlerësim dhe mbështetje të mëtejshme.
Sa duhet të kuptohet e folura e një fëmije?
Nga prindërit dhe kujdestarët:
- 50% në moshën 2-vjeçare
- 75% në moshën 3-vjeçare
- 100% në moshën 4-vjeçare
(McLeod & Crowe, 2018)
Nga dëgjues të panjohur:
- 50% në moshën 4-vjeçare
- 75% në moshën 5-vjeçare
- 90% në moshën 7+ vjeçare
(Hustad et al., 2021)
Burimi: Speech Sisters
© Prinderimi.com Të gjitha të drejtat e rezervuara.