Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se ka vdekur Prof. Dr.Dalip Limani, një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja.
“Puna e tij do të mbetet një trashëgimi e çmuar për komunitetin mjekësor dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të. ShSKUK, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij”, thuhet në njoftim./Prinderimi.com