Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të ketë mot të vranët dhe me shi.
IHK njofton se reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Ndërkaq, pas njoftimit se sot gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra, shkarkime rrufesh si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave Komuna e Prishtinës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.
Komuna kërkon nga qytetarët që t’i shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq.
“Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet tutje.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje.
Në rast nevoje kontaktoni pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:
080012233
080012244
Dhe në numrat:
193 Zjarrfikësit
192 Policia
194 Shërbimi Mjekësor Emergjent. /Telegrafi/