Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se dy nisma të rëndësishme nga fusha e arsimit janë miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë që janë: Projekt Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës” dhe Drafti i Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion, shkruan AlbanianEucation.net.
Njoftimi i plotë:
Dy nisma të rëndësishme nga fusha e arsimit të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
1️⃣ Projekt Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës”
2️⃣ Drafti i Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion.
📝 Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës” qartëson rolin e të gjitha niveleve të institucioneve arsimore, duke përfshirë MASHTI, DKA, dhe të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese, organet dhe kuadrot brenda tyre.
👧🏼👦🏼 Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendimet që ndërmarrin institucionet edukative, arsimore dhe aftësuese, udhëhiqen nga parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, njëherësh të inkorporuara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
✅ Me miratimin e këtij Udhëzimi do të kemi:
📚 Edukimin e kuadrove të reja arsimore, përmes arsimit të lartë, në frymën e politikës për mbrojtjen e fëmijës;
📚 Tё gjitha njësitë akademike qё përgatisin kuadro për punën me fëmijë integrojnë politikat e mbrojtjes sё fëmijës nё kurrikulat e tyre arsimore dhe praktikën e studentëve gjatë viteve tё studimit.
✏️ Sa i përket Draftit të Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion i miratuar sot, konsolidimi i kornizës ligjore për këtë qëllim është konsideruar të jetë i një rëndësie të veçantë për përmirësimin e mjedisit për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe inovacionit.
📕 Një nga propozimet në këtë dokument është hartimi i një ligji të ri që synon përmirësimin e kornizës ligjore specifike e cila mundëson zhvillimin e një sistemi efektiv të kërkimit shkencor dhe inovacionit. Kjo mundëson fuzionimin e dy ligjeve ekzistuese: Ligji për Veprimtari Kërkimore-Shkencore dhe Ligji për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes e Teknologjisë në një ligj të vetëm më efikas.
📘 Harmonizimi midis këtyre dy ligjeve është mënyra më e mirë për ta rregulluar kontributin shkencor të stafit akademik dhe punonjësve shkencorë të instituteve në punën kërkimore shkencore.