Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka folur ka thënë për çështjen e furnizimit me tekste shkollore, por nuk ka dhënë detaje, përveç se ka pohuar se janë duke punuar në këtë çështje.
Ajo tha se pritet që së shpejti të mbahet një konferencë e veçantë për media për këtë çështje e ku do të jepen më tepër informata.
Në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Nagavci ka deklaruar se janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit.
“Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, tha Nagavci.