Kur im bir sheh jashtëqitjen e vet, i vjen për të vjellë. Çfarë duhet të bëjmë të shkojë në tualet?
Kemi probleme në edukimin e tim biri katër vjeç me tualet. Kur i vjen nevoja përkulet në një cep dhe nis të shtrëngohet. Por kur e çojmë në tualet, nuk e bën. Edhe rrallë ndonjëherë kur e bën, kur sheh jashtëqitjen e vet, i vjen për të vjellë. Çfarë duhet të bëjmë?
Fëmija ka frikë nga tualeti, apo ka neveri nga jashtëqitja?
Së pari përpiquni t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje: Fëmija ka frikë nga tualeti, apo ka neveri nga jashtëqitja?
Nëse ka frikë nga tualeti, gjatë kësaj periudhe kalimtare mund të përdorni një oturak. Por nëse ka neveri nga jashtëqitja, duhet t’i thoni që të mos e shohë jashtëqitjen. Ajo që duhet të bëni, është të gjeni problemin rrënjësor që përjeton fëmija.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”