Gjatë periudhës para moshës 4 vjeç, nëse fëmija zgjohet natën duke qarë me të bërtitura, shkon pranë prindërve e megjithatë këta nuk arrijnë ta qetësojnë por përkundrazi, fëmija grindet akoma më shumë, kemi të bëjmë me tmerrin e natës.
Pyetjet e mëposhtme mund të shërbejnë si udhërrëfyes për gjetjen e burimit të problemit:
(1) Si është atashimi mes nënës dhe fëmijës?
Shkaku kryesor i tmerrit të natës është shkëputja nga nëna. Nëse fëmija përjeton një problem në afërsinë me nënën, zgjohet me makth. Nëse fëmija ndihet i largët me nënën dhe e ka të vështirë të krijojë uni- tet emocional me të, në të tilla raste ndodh tmerri i natës.
(2) A është mësuar gradualisht të flejë vetëm?
Një fëmijë i cili deri në moshën 2 vjeç fle në një krevat me nënën, trup më trup e sy më sy me të, e ndjen çdo çast aromën e nënës, prandaj mund të bjerë në krevat i sigurt. Nëse kur e përfundon periudhën e gjirit shkëputet gradualisht nga krevati i nënës dhe periudhën 2-4 vjeç e kalon në krevatin e vet, por pranë nënës dhe në të njëjtën dhomë me të, kalimi në dhomën e vet i bëhet i lehtë dhe kur bëhet 3.5-4 vjeç mund të flejë lehtësisht i vetëm në dhomën e vet. Por, nëse ky proces nuk udhëhiqet drejt dhe fëmija largo- het më shpejt nga ç’duhet prej krevatit të nënës, kjo gjë mund të shkaktojë tmerrin e natës.
(3) Çfarë vendi zë televizori në jetën e fëmijës?
Çfarë përjeton gjatë ditës, fëmijës i shfaqet në ëndrra natën. Një fëmijë që kalon një ditë të qetë e të paqtë, po aq të qetë do ta ketë edhe çlodhjen. Një fëmijë që sheh televizor stimulohet fuqishëm. Televizori e sti- mulon pa ndërprerje fëmijën, qoftë me tinguj, me drita apo me rrezatimin që lëshon. Kur fëmija bie në gjumë me një stimul të tillë, përjeton ndikimin e të gjithë stimujve që ka marrë gjatë ditës. Nëse progra- met televizive që sheh janë apo jo të përshtatshëm për fëmijën për sa i përket përmbajtjes, ky është problem më vete. Për shkaqet që sapo përmendëm, edhe programet e përshtatshme mund të bëhen shkak për tmerrin e natës. Nisur nga kjo, fëmijët nën moshën 4 vjeç nuk duhet të shohin televizor. Kurse fëmijët 4-6 vjeç mund të shohin dy programe për fëmijë në ditë që s’duhet t’i kalojnë 15 minutat secili.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”