Fëmijët e vegjël fillojnë të praktikojnë aftësitë e nevojshme për aritmetikën dhe matematikën shumë kohë përpara se të hyjnë në shkollën fillore. Shumica e këtyre aftësive zhvillohen nëpërmjet lojës së tyre të vetë-inicuar me materialet dhe nëpërmjet ndërveprimeve të thjeshta me të rriturit.
Foshnjat e vogla po zhvillojnë ide të e para rreth numrave, edhe para se të flasin. Ata fillojnë duke u fokusuar në një gjë në një kohë. Ata do të arrijnë të kapin një lodër që ju e mbani. Në një dhomë plot me njerëz, një foshnjë do të shikojë vetëm babanë e saj teksa ai ecën drejt saj.
Foshnjat njihen me aftësitë e numërimit përmes ndërveprimeve të përditshme, të tilla si prindërit duke numëruar gishtat e duarve dhe këmbët e tyre, ose duke marrë dy puthje, një në secilën faqe.
Ndërsa foshnjat i afrohen 8 muajsh, kur ata mbajnë dy lodra në secilën dorë dhe ju ofroni një lodër të tretë, ata mund të heqin një nga lodrat që mbajnë në mënyrë që të mund të kapin objektin e ri. Kjo tregon një kuptim fillestar të asaj që është “dy”.
Këshilla për familjet për të ndihmuar fëmijët në kuptimin e numrave:
Shumë nga gjërat që familjet bëjnë natyrshëm me fëmijët i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre matematikore dhe numrave. Ka shumë mundësi në jetën tonë të përditshme ku të rriturit po numërojnë gjërat dhe fëmijët po praktikojnë numrat në lojën e tyre. Këtu janë disa këshilla për gjërat që mund të bëjnë familjet:
Kur mbani lart një gisht që ta kapë fëmija juaj, mund të thoni: “Ti po më mban gishtin”. Kur mbani dy gishta që ai t’i kapë, mund të thoni: “Këtu janë dy gishta”. Ka shumë mundësi si kjo ku mund të përdorni numra të thjeshtë ndërsa flisni me fëmijën tuaj.
Ju mund të tregoni hundën tuaj dhe më pas tregoni hundën e foshnjës tuaj: “Këtu është hunda ime dhe ja hunda jote”. Kjo fillon të prezantojë konceptin e korrespondencës një-me-një. “Një person/një hundë. Çdo person ka një hundë.”
Kur ushqejmë me gji ose ushqejmë foshnjat, ne natyrshëm flasim për sasinë. “Ti ndale thithjen. Je i ngopur apo dëshiron edhe më shumë qumësht?”(nëna drejtuar foshnjes)
Kur ai zvarritet për të marrë një top në njërën dorë dhe më pas merr një top në dorën tjetër, ju mund të thoni: “Ke gjetur një top! Tani ke dy topa, një në secilën dorë!”
Kur kamioni i plehrave shkon lart dhe fëmija juaj tregon me gisht, ju mund të shpjegoni: “E sheh kamionin e plehrave. Është një kamion i madh.” Ka shumë mundësi për të folur për madhësinë e gjërave në mjedisin e foshnjës tuaj.
Përktheu: Albulena Limani, Prinderimi.com
Burimi: https://allaboutyoungchildren.org/english/birth-to-8-months/#number