77% e prindërve thonë se janë ndjerë më të lumtur dhe më të përmbushur që kur kanë sjellë në jetë fëmijë. Në të njëjtën kohë, prindi mesatar, nuk ka qenë në një takim romantik për më shumë se 3 vjet dhe kjo gjëja që çifteve me fëmijë u mungon më shumë për jetën para se të lindnin fëmijët, është koha cilësore me partnerin. Është e qartë se në shumicën e martesave, sapo fëmijët vijnë, bashkëshortët harrojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke menduar se duhet t’u kushtojnë vëmendjen e plotë fëmijëve të tyre.
Gabim! Ekspertët e marrëdhënieve njerëzore shpjegojnë me argumente përse duhet ta vendosni partnerin të parin në listë, në vend të fëmijëve.
Vetëm në këtë mënyrë i mësoni fëmijët të jenë të respektueshëm ndaj të tjerëve dhe vetes.
Një shprehje thotë: “Një burrë që e trajton gruan e tij si princeshë është prova se ka lindur dhe është rritur në krahët e një mbretëreshe”. Kur fëmija juaj rritet në një familje ku dashuria midis partnerëve tregohet në mënyra të shumta dhe e vendosin martesën e tyre të parën në radhë, ata mësojnë t`i trajtojnë të tjerët me të njëjtin respekt.
Ju mund të jeni modeli i një marrëdhënie të shëndetshme intime.
Në vend që të ndiheni fajtorë për një natë pushimi nga prindërimi dhe të shijoni një darkë të bukur për 2, përfitoni plotësisht nga kjo mundësi për t’i shpjeguar fëmijës tuaj se nëna dhe babai i tyre kanë nevojë për një kohë të veçantë së bashku. Ata do të mësojnë rëndësinë e një marrëdhënie të shëndetshme të të rriturve.
Ju bën një prind më të mirë.
Kur largoheni disa momente nga fëmijët tuaj për vetë-kujdes, kjo ju jep një ndjenjë paqeje dhe mirëqenieje. Kështu, kur të ktheheni përsëri në fole dhe në rolin e prindit, do të keni një rezervë të freskët energjie dhe do të vazhdoni të jeni prind i mirë.
Ndërtoni një themel të shëndetshëm për marrëdhënien tuaj.
Duke bërë një përpjekje për të planifikuar kohën së bashku, i tregoni partnerit se me të vërtetë kujdeseni për të dhe martesën tuaj. Janë gjërat e vogla që bëjnë ndryshimin më të madh. Do bëheni më shumë shokë se asnjëherë.
Një ditë fëmijët do ikin nga shtëpia.
Partneri ka qenë aty me ju shumë kohë para se fëmija të vinte në jetë dhe do të jetë aty edhe kur fëmijët të largohen. Nëse e kaloni gjithë jetën tuaj duke i dhënë përparësi fëmijëve dhe gjatë rrugës, harroni nevojat tuaja dhe të partnerit, kur fëmijët tuaj të largohen nga foleja mund të pyesni veten se çfarë ka ndodhur. Janë fëmijët ata që ekzistojnë prej martesës tuaj dhe jo martesa që ekziston për shkak të fëmijëve. Ujiteni martesën çdo ditë me gjeste të vogla dhe dashuri të madhe!
*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al