Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Këndi për fëmijë»Frymëzime»Mëso më shumë për bazën e vetëkontrollit diciplinën!
Frymëzime

Mëso më shumë për bazën e vetëkontrollit diciplinën!

PrinderimiBy PrinderimiApril 27, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Baza e vetëkontrollit – Disiplina

“Një mendje e shtrirë nga një eksperiencë e re, nuk mund të kthehet kurrë pas, në dimensionet e saj të vjetra.” – Olivier Wendell Holmes

Dr. Park Seong-Hwang, president i Kompanisë Kumho dhe themelues i Kompanisë Ajrore Asiana, konsiderohet si një nga personat më të suksesshëm në Kore. Babai i tij e filloi rrugëtimin drejt suksesit si një shofer taksie dhe vendosi ta zgjeronte punën e tij. Fillimisht, ai bleu makinën me të cilën punonte, pastaj bleu edhe një makinë tjetër. Kur filloi t’i vinte në zbatim ëndrrat e tij, kompania e tij u zgjerua, e gjithashtu edhe ëndrrat e tij, derisa ndërtoi një pasuri të madhe. Por, qeveria ia konfiskoi gjithë çfarë zotëronte. Kjo ndodhi gjatë luftës koreane. Pas një kohe të shkurtër, ai burrë vdiq.

Doktor Park e pa se çfarë i ndodhi babait të tij dhe vendosi të blinte një makinë dhe të punonte vetë si shofer. Pastaj bleu një makinë të dytë, me qëllim që të punonte me të një anëtar tjetër i familjes dhe e vazhdoi këtë metodë të investimit të fitimeve, derisa krijoi një perandori ekonomike. Pastaj vendosi t’i hynte një aventure të re, dhe bleu një autobus. Kështu ai mund të bartte më shumë njerëz dhe më shpejt. Puna e tij lulëzoi, prandaj ndërtoi një tjetër perandori nëpërmjet autobusëve që zotëronte. Ai vazhdoi të përparonte, nga një sukses, në një tjetër sukses më të madh, derisa u zgjerua duke hyrë në fushën e aviacionit dhe krijoi Kompaninë Asiana Airlines.

Në fillim, pësoi humbje të mëdha dhe njerëzit e këshilluan ta linte këtë fushë, nga frika se mos humbiste gjithçka, por ai i injoroi këshillat e tyre dhe vazhdoi projektin e tij. Pas shumë pengesash dhe humbjesh financiare të mëdha në fillim, gjendja ndryshoi më vonë, dhe Kompania Asiana Airlines u bë një nga kompanitë fitimprurëse, me të ardhura që arrijnë miliarda dollarë në vit. Në një takim, në stacionin e famshëm të lajmeve televizive, “CNN”, Park u pyet për sekretin e suksesit të tij, dhe ai u përgjigj: “Sekreti i suksesit tim janë besnikëria dhe disiplina. E kam mësuar veten që me disiplinë të arrij atë që dua dhe të ndaj një kohë për punë dhe një kohë për familjen, si dhe një kohë për shëndetin. Unë ndiej këna- qësi të madhe në punën time, dhe çdo gjë që bëj, synoj të bëj shkëlqyeshëm.”

Ky është shembulli i një burri i cili ia filloi jetës nga asgjëja, dhe i cili arriti të bëhej një nga të pasurit e mëdhenj, për shkak të vënies së gjithë jetës së tij në shërbim të arritjes së qëllimeve. Kjo, gjithashtu, falë edhe besnikër- isë dhe disiplinës së tij.

Më ka ndodhur njëherë, që një person të më kërkonte ndihmë për të zbritur në peshë. Ai po më tregonte se jeta e tij ishte bërë një ngatërrim i vërtetë, kur pesha e tij kishte arritur në atë gradë. Ai i kishte provuar të gjitha rrugët e vështira për t’u dobësuar, por pa sukses. Kur e pyeta se, sipas tij, çfarë i nevojitej për të mbërritur në peshën ideale, ai u përgjigj: “Nuk e di, prandaj jam këtu”… Unë e pyeta se kur trupi i tij të jetë elegant, çfarë do të bënte për ta ruajtur këtë elegancë, dhe më tha: “Në këtë rast, do të praktikoj ushtrime sportive, të paktën tri herë në javë, do të ushqehem me ushqime të shëndetshme dhe do të shoqërohem me persona të shëndetshëm, ose me persona me një fizik shumë të mirë, që të bëj edhe unë ashtu si bëjnë ata”… Unë natyrshëm e pyeta përsëri, se përse nuk e bënte që tani këtë, por nuk m’u përgjigj. Ky person kishte një strategji të shkëlqyer për të rënë nga pesha. Ai në fakt e dinte metodën dhe e kishte mundësinë të bëhej elegant. Nëse e zbatonte, do të ndihej më mirë, jeta e tij do të ishte më e lumtur, por ai nuk e zbatonte këtë metodë, prandaj kishte ardhur tek unë, që t’i tregoja një plan të magjishëm!!!

Nëse analizojmë situatën e këtij burri, shikojmë se atij nuk i mungonte asnjë mundësi. Paratë nuk përbënin pengesë për të realizuar ëndrrën e tij, sepse ai shpenzonte mjaft në ilaçe dhe në metodat e ofruara nga tregu atë kohë. Përveç kësaj, ai kishte kohë mjaftueshëm për ta zbatuar planin e tij. Por çfarë ishte ajo që i mungonte, me saktësi?… Përgjigjja është se ai nuk e kishte disiplinën, e cila do ta bënte të vepronte drejt, për të realizuar qëllimin e tij. Prandaj, fokusimi im gjatë hapave të trajtimit të tij, ishte i përqendruar mbi disiplinën. Unë e ndihmova ta zbatonte planin e tij strategjik, duke bërë hapa të vegjël dhe duke u mbështetur kryesisht në vazhdueshmërinë e zbatimit dhe të disiplinës. Unë e ndihmova gjithashtu në zhvillimin pozitiv të imazhit të tij personal, gjë e cila e ndihmoi të arrinte në realizimin e qëllimit… Ai arriti të zbriste më shumë se 36 kilogramë dhe filloi të praktikonte më rregull ushtrime sportive, të paktën dy herë në javë. Kështu, jeta e tij u lumturua më shumë nga sa kishte qenë më përpara.

Në një nga ligjëratat e mia rreth zotërimit të vetvetes, unë u thashë pjesëmarrësve se ata kishin qenë të disiplinuar gjatë gjithë jetës së tyre.

Njëri nga ata më pyeti i habitur: “Nga e nxore këtë konkluzion?!”…

Dhe unë pyeta njërin nga ata: “A je duhanpirës?”…

“Po” -tha ai…

Unë e pyeta: “Që kur pi duhan dhe sa cigare pi në ditë?”…

Ai tha: “E pi duhanin që dhjetë vjet dhe konsumoj një paketë në ditë”…
Unë i thashë: “A nuk të thashë që je i disiplinuar?… Ti pi nga një paketë cigare çdo ditë, me rregull, dhe kjo për një periudhë dhjetëvjeçare.”..

Pastaj pyeta një person tjetër: “A shikon televizorin me rregull?”…

Ai tha: “Po, pothuajse çdo ditë.”…

E pyeta: “Që kur e vazhdon këtë zakon?”…

Ai tha: “Pothuajse që dymbëdhjetë vjet.”..

Nga kjo nxjerrim se ai është një person i disiplinuar në të shikuarit e televizorit.

Këta dy shembuj, sqarojnë masën e angazhimit. I pari ishte i angazhuar që ta hiqte qafe veten e tij, ndërsa i dyti ishte i angazhuar për ta humbur kot, kohën e tij!!! Pra, ne jemi gjithmonë të disiplinuar, por shumë nga ne e përdorin këtë disiplinë në formimin e zakoneve negative, si duhanpirja, ngrënia pa kufi, varësia nga alkooli dhe drogat, shikimi i televizorit me tepri dhe mospraktikimi i sportit… Ndërkohë, personat e suksesshëm, e përdorin fuqinë e disiplinës personale në përmirësimin e nivelit të jetës së tyre, për të jetuar një jetë më të lumtur, për ta përmirësuar sasinë e të ardhurave, për ta ngritur nivelin e tyre të shëndetit dhe të jetesës në një gradë të përsosur.

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”

Diciplina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMbipesha në fëmijëri dhe zhvillimi i mëvonshëm i depresionit
Next Article A mësojnë foshnjat më shumë fjalë nga baballarët?
Prinderimi

Related Posts

Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,153

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

PrindërimiMay 22, 2025
FOKUS

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

PrindërimiMay 22, 2025
Arti dhe kreativiteti

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

PrindërimiMay 22, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,153

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Të zgjedhura

Reagim publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down nga British School of Kosova

May 22, 2025

9 lodrat kryesore me përdorim të hapur që nuk duhet t’i mungojnë shtëpisë sonë

May 22, 2025

10 strategjitë kryesore për të nxitur imagjinatën e fëmijës tuaj

May 22, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.