Norman Vincent Peale, në librin e tij “Fuqia e të menduarit pozitiv” thotë: “Mos e humb shpresën, sepse ndodh zakonisht që çelësi më i fundit në grumbullin e çelësave, të jetë pikërisht ai i duhuri, për ta hapur derën”.
Gjithashtu, njerëzit e mëdhenj e të suksesshëm, e dinë se sukseset më të mëdha të tyre, ndodhin që të arrihen pikërisht atëherë kur mbërrijnë në një pikë të tillë sa ata që të rrethojnë, mendojnë se ajo ide nuk mund të realizohet. Prandaj, çfarëdo që të të ndodhë, ti duhet të punosh me përkushtim për t’i realizuar ëndrrat e tua. Bëhu fleksibil dhe i durueshëm dhe bëhu ai person që mund t’i shfrytë zojë shanset që i vijnë nëpërmjet çdo problemi që has, dhe jo ai person i cili krijon problem nga çdo shans që i vjen.
Ja tani një recetë për të arritur tek durimi:
1. Shkruaj një nga sfidat, me të cilat je përballur!
2. Shkruaj pesë mënyra, që mund t’i përdorësh për ta mposhtur këtë sfidë!
3. Kërko dhe gjej një person që gëzon respektin tënd, që ti ke besim në përvojën e tij dhe që ti beson se ai mund të të ndihmojë të gjesh një zgjidhje për ta përballuar këtë sfidë.
4. Analizo të gjitha zgjidhjet e mundshme!
5. Vepro menjëherë, me përkushtim dhe entuziazëm të fortë dhe duro, se ndoshta je vetëm pak hapa larg suksesit.
Dhe kujto gjithmonë: Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës sate…!
Jeto me besim! Jeto me shpresë! Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje dhe çmoje vlerën e jetës!
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”