Çelësi i mirësisë – Durimi
“Shumë raste dështimi në jetë u përkisnin atyre personave, që nuk e dinin se sa afër suksesit ndodheshin, kur vendosën të dorëzohen.’‘ – Tomas Edison
Në vitin 1809, në një fshat të quajtur Coupvray, që ndodhej rreth njëzet milje larg nga Parisi, lindi Louis Braille. Ai ishte një fëmijë me sy të bukur, që ia kishte zili gjithkush që e shikonte. Gjithashtu, ky fëmijë gëzonte një nivel të lartë inteligjence. Në moshën trevjeçare, ndërsa po luante me veglat e të atit, sikur po qepte lëkurë, fëndyelli (bizi) me të cilin po përpiqej të bënte vrima në lëkurë, i rrëshqiti nga duart dhe i kërceu lart, duke ia dëmtuar njërin sy. Fëmija ra përtokë, duke qarë e duke klithur nga dhimbjet. Plaga ia dëmtoi me shpejtësi nervin e shikimit, kështu njëri sy, nuk vonoi shumë dhe iu verbërua plotësisht.
Mjekësia nuk ishte e përparuar asokohe, dhe në ato kushte, nuk vonoi shumë dhe plaga iu infektua keq, duke ia dëmtuar edhe syrin tjetër. Kështu ai u verbua plotësisht, në një moshë mjaft të vogël… Ditët kaluan dhe i ati vendosa ta dërgonte për të marrë mësim për piano. Ky fëmijë u apasionua shumë pas saj, derisa u bë mjaft i aftë në këtë vegël muzikore. Kur mbushi tetë vjeç, ai u bë shumë i njohur në Francë, dhe kur mbushi dhjetë vjeç, filloi të frekuentonte Institutin Kombëtar për të Verbër, në Paris. Ai ishte një nxënës i shkëlqyer në muzikë, matematikë, shkencë dhe gjeografi. Mënyra se si ata lexonin në institut, ishte duke prekur shkronja të mëdha metali që priteshin dhe ngjiteshin në letër. Fëmijët mësonin t’i njihnin shkronjat metalike nëpërmjet prekjes me gishta dhe duke dalluar format e tyre. Sipas Loisit, kjo mënyrë nuk ishte praktike, sepse gjatësia e shkronjave arrinte rreth shtatë centimetra dhe ishin të rënda. Kjo e bëri Loisin të mendonte me vete, se patjetër gjendej ndonjë mënyrë tjetër më e mirë se kjo. Ai filloi përpjekjen për të bërë shkronja nga lëkura e trashë, por përparimi në këtë rrugë ishte shumë i ngadaltë, përveç vështirësive që hasi për realizimin e kësaj ideje.
Në moshën njëzetvjeçare, ai u emërua mësues në institutin ku ishte arsimuar vetë. Një ditë prej ditësh, ndërsa po rrinte në një kafene, dëgjoi një person të thoshte se një nga oficerët e ushtrisë franceze, kishte zbuluar një metodë që të lidhej në mënyrë të heshtur me ushtarët e njësisë së tij. Ai përdorte lëkurë të stampuar me forma dhe simbole, për të cilat, vetëm ata i dinin domethëniet e tyre. Lois Braille u hodh nga gëzimi dhe tha: “E gjeta!… E gjeta!”. Brenda një jave, ai e takoi oficerin francez dhe e pyeti për mënyrën që përdorte. Oficeri ia shpjegoi se mund të bënte shenja të caktuara, duke përdorur shtypjen mbi një copë letër, ku për shembull, një pikë nënkuptonte që “ec përpara”, dy pika nënkuptonin “kthehu”… Sistemi që kishte shpikur ky oficer, përmbante 12 pika, që i përdorte. Oficeri e pyeti Loisin nëse ai vërtet besonte që nëpërmjet kësaj mënyre, do të mund të formonte alfabetin e plotë. Përgjigjja e Loisit ishte pozitive, dhe se ishte i verbëri i parë në botë që e falënderonte nga thellësia e zemrës. Lois filloi nga puna. Ai ishte i vendosur ta realizonte qëllimin e tij deri në fund. Gjithashtu, kishte synim të gjente një mënyrë për të përdorur numrin më të vogël të mundshëm të pikave, me qëllim që kjo met- odë të ishte e lehtë për t’u mësuar. Në vitin 1829, ai arriti me sukses të formonte shkronjat e alfabetit, duke përdorur vetëm gjashtë pika. Ai filloi ta provonte metodën duke e përdorur në institute. Në vitin 1839, metoda e tij u pub likua, me qëllim që e gjithë bota ta shikonte shpikjen e tij. Në fillim hasi në rezistencë të madhe nga të gjithë, përfshirë edhe institutin ku punonte. Ai shkroi librin e tij të parë me alfabetin që shpiku, libër i cili përmbante për- kthime të poezive të poetit të verbër anglez, John Milton.
Megjithëse kjo shpikje e tij në fillim nuk u pranua, ai përsëri nuk u dorëzua, por vazhdoi t’ua mësonte fëmijëve metodën e tij. Ai u përpoq disa herë t’ia prezantonte Akademisë Franceze projektin e tij, por ata e refuzuan gjithnjë.
Një ditë prej ditësh, njëra nga nxënëset e tij po luante në piano, në një nga skenat më të mëdha të Parisit. Kur mbaroi, të gjithë të pranishmit e duartrokitën të mrekulluar dhe të gjithë u ngritën në këmbë në shenjë vlerësimi të madh për përformancën e kësaj nxënëseje. Ajo iu afrua publikut dhe tha: “Nuk jam unë ajo që meriton gjithë këtë vlerësim, por ai burrë i cili më ka mësuar nëpërmjet zbulimit të tij të jashtëzakonshëm. Tani ai qëndron në shtratin e sëmundjes i vetëm, i braktisur, i veçuar, dhe larg të gjithëve”.
Gazetat dhe revistat filluan një fushatë të fortë në mbështetje të Lois Braille dhe të metodës së tij. Si rezultat i kësaj propagande intensive, më në fund qeveria franceze e njohu zbulimin e tij. Shokët vrapuan t’i jepnin lajmin e mirë. Me lotët që i mbushën sytë, Braille u tha: “Tri herë kam qarë në jetën time… Herën e parë kur humba shikimin, të dytën kur zbulova metodën e shkronjave të alfabetit, dhe kjo është hera e tretë… E kjo tregon se jeta ime nuk ka shkuar kot.”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”