Psikologët kanë zbuluar se fëmijët me tru ‘shumë të ndjeshëm’, në mjedisin e duhur kanë shumë më tepër përparësi sesa bashkëmoshatarët e tyre.
Është interesante se ekzistojnë pesë ‘lloje’ të trurit: i ekuilibruar, spontan, këmbëngulës, i kujdesshëm dhe i ndjeshëm.
Një tru i ndjeshëm karakterizohet nga aktiviteti i shtuar në sistemin limbik, domethënë qendra emocionale e trurit.
Fëmijët me tru shumë të ndjeshëm jo vetëm që tregojnë më shumë kreativitet, ndërgjegjësim dhe hapje, por ata posedojnë edhe një tipar tjetër që ende nuk vlerësohet, që është ndjeshmëria. /Telegrafi
Për shkak se fëmijët e ndjeshëm preken më shumë nga përvojat e tyre sesa bashkëmoshatarët e tyre, ata marrin më shumë mbështetje dhe inkurajim. E gjithë kjo i bën më të suksesshëm – shkruan CNBC.
Sipas psikologes Elaine Aron, rreth një në pesë fëmijë është shumë i ndjeshëm. Fëmija juaj është i ndjeshëm nëse bën gjërat në vijim:
- Vëren detaje të vogla (për shembull, që mësuesi ka rroba të reja)
- Disponimi i njerëzve të tjerë ndikon shumë tek ai
- Vështirë përballet me emocione të forta si zemërimi dhe shqetësimi
- Stresohet kur ndodhet në ambiente të mbushura me njerëz dhe me zhurmë
- Urren kur dikush e nxiton dhe preferon t’i bëjë gjërat më me kujdes
- Reagon më mirë kur i tregoni me butësi se ku gaboi në vend që ta disiplinoni ashpër
- Bën komente të thella dhe duket i mençur për moshën e tij
- Ka një sens të mirë humori I ‘lexon’ mirë njerëzit dhe mund të nxjerrë me saktësi të habitshme atë që ata mendojnë ose ndjejnë
- Refuzon të hajë ushqime të caktuara për shkak të erërave ose teksturave
- Trembet lehtësisht nga zhurmat e papritura, si kur dikush u afrohet fshehurazi