Walt Diznej gjithashtu, filloi të bënte filma të animuar në shtëpinë e tij. Në fillim, ai nisi ta zbatonte projektin e tij bashkë me një shok të vetin, por kompania falimentoi shpejt. Si rezultat, Diznej e shiti gjithë çfarë zotëronte dhe bleu një biletë vetëm vajtje, për në Kaliforni, ku i mbetën pothuajse 40 dollarë, bashkë me ëndrrën e tij.
Pastaj ai formoi një kompani të re në Kaliforni, ku u përball me disa pengesa. Dy herë kaloi në depresion… Ai u përpoq të merrte borxh nga shokët e tij, por dështoi shumë herë. Të gjithë që e rrethonin filluan të tallen me të, por ai nuk u dorëzua kurrë, dhe e vazhdoi punën dhe përpjekjet për realizimin e ëndrrës së tij, derisa kjo ëndërr vërtet u realizua. Sot vlera e atij projekti që ëndërroi ai dikur, shkon në miliarda dollarë… Për këtë ai pati thënë: “Çfarë mund ta ëndërrosh, mundesh edhe ta realizosh.”
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”